Artikuj

Në orët e mbrëmjes të ditës së hënë në Galerinë e Arteve në Tetovë u bë hapja solemne e ekspozitës “Me art ne flasim” që realizohet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem”.

Në vazhdën e aktiviteteve të BIK, kryeimami i këtij institucioni, Sabri ef. Bajgora me bashkëpunëtorë (Fatmir Iljazi, Vedat Sahiti dhe Besim Mehmeti) me datën 08.02.2013 (e premte), vizituan qytetin e Gjakovës, gjegjësisht Këshillin e Bashkësisë Islame, kryetarin dhe imamët, Institutin e hifzit në ish Medresenë e Madhe, si dhe objektin e institucionit parashkollor – çerdhen e fëmijëve e cila ka përfunduar së ndërtuari.

Drejtues të Komunës së Prizrenit, TIKA-s turke dhe të Këshillit të Bashkësisë Islame, të enjten kanë nënshkruar Marrëveshjen trepalëshe për rregullimin e oborrit të Xhamisë së Sinan Pashës.

Të enjten, më 31.01.2013 në teatrin “Migjeni”, Myftinia e Shkodrës, në kuadër të aktiviteteve të veta fetare, ka organizuar mbrëmje artistiko-fetare për nder të lindjes së Muhammedit s.a.v.s. “I dërguari i fundit, mëshira e dhuruar”.

Në një atmosferë të bukur dhe të ngrohtë të shoqëruar me elemente tradicionale mederesantët e Prishtinës manifestuan ditën e lindjes së më të nderuarit pejgamber Muhamedit a.s.

Paraditen e 27 janarit në Dibër të Madhe u zhvillua ceremonia e përurimit të Xhamisë së Sahatit.

Revista amerikane për politikë ndërkombëtare Foreign Policy ka publikuar një hulumtim (sondazh) për top 20 intelektualët publik të botës, dhe e veçanta e këtij sondazhi është se ai 10 të parët i nxjerrë të gjithë muslimanë.

Është zhvilluar programi me titull “Kur’ani Famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin, eveniment i organizuar nga medresetë e vendit nën kujdesin e Komunitetit Mysliman dhe Fondacionit Arsimor e Kulturor “SEMA”.

“Unë punoj si gjinekologe në një spital amerikan”, thotë Dr.Orivia.

Ai quhet Jetmir. Me origjinë është nga Maqedonia, por jeton në Zvicër. Kur’anin e ka mësuar për 363 ditë. Provimin për mbrojtjen e tij e ka bërë për dy ditë. Atij i janë bërë 900 pyetje, përgjigjet e të cilave kanë rezultuar pa asnjë gabim. Për këtë përgatitje të shkëlqyer të tij ka merituar vlerësimin “Hafiz Kur’ani”.