Rajoni

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, sëbashku me Drejtorin e Vakf- Investimeve dhe Financave në KMSH, z. Edison Hoti, Myftiun e Shkodrës, z. Muhamed Sytari, Drejtorin e Shoqatës “Mirënjohja” z. Samet Shehu, Kryetaren e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, donatorët si dhe dhjetëra besimtarë të këtij qyteti, inauguruan fillimin e punimeve të xhamisë së re të lagjes “Kiras” në Shkodër.

Dokumentari për klerikun e shquar shkodran Hafiz Ali Kraja, “Kryet nalt”, i realizuar nga Fondacioni kujto.al – Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri dhe Luljeta Progni është shfaqur për herë të parë premierë mbrëmjen e djeshme në Kinema Millennium në Shkodër.

Mijëra besimtarë myslimanë falën sot namazin e Fitër Bajramit në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore të çdo qyteti të vendit.

Manifestimi qendror për Fitër Bajram u mbajt në xhaminë Mustafë Pasha në Shkup, ku për shkak të numrit të madh të besimtarëve të pranishëm, përveç hapësirës së brendshme të xhamisë u mbush me besimtarë edhe oborri i xhamisë.

Në tregjet dhe dyqanet e kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, në prag të festës së Fitër Bajramit vërehen frekuentim më i madh i qytetarëve të cilët janë duke bërë përgatitjet e fundit për pritjet e kësaj feste të madhe për besimtarët muslimanë, raporton Anadolu Agency

Me vendim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Suboticës, dje, në xhaminë “El-Muhajir”, në Suboticë është thirr ezani i parë gjatë namazit të ikindisë, shkruan snews, transmeton Lugina-Lajm.

Mbrëmjen e së mërkurës, më 22 maj 2019, Myftinia Shkodër organizoi “Iftarin e bujarisë shkodrane”, ku ishin të ftuar autoritete të qytetit, drejtues të komuniteteve fetare, shoqatave bamirëse, drejtues të myftinive Prizren dhe Ulqin, imamë e këshilltarë, pedagogë dhe intelektualë të qytetit të Shkodrës.

Mbi dymijë qytetarë patën mundësi ditë më parë që të hanin iftar në Ulqin.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, organizuan programin artistik me titull: “Ramazani mes nesh”.

Myftinia e Tetovës pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë e Veriut ka organizuar manifestim me rastin e 80 vjetorit të hatmes së rregullt ditore të Kur’an-i Kerimit, raporton Anadolu Agency.

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!