U mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame.”

Sot, u mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”, në të cilën u analizuan numrat 335, 336 dhe 337. Mbledhjen e hapi kryeredaktori i revistës dr. Ajni Sinani, i cili falënderoi anëtarët e redaksisë për angazhimin dhe punën e tyre që kjo revistë të dalë sa më cilësore dhe që të arrijë më kohë në duart e lexuesve.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi kryeredaktorin dr. Ajni Sinani dhe anëtarët e redaksisë për punën e tyre. Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që revista të dalë sa më mirë.

Në këtë mbledhje po ashtu u dhanë edhe shumë sugjerime se si të begatohet edhe më shumë kjo revistë./bislame/

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/mbledhja-e-reda_1548338075.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)