Bereqeti ndihmoi me pako ushqimore 100 familje skamnore në Gjakovë

Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjakovës, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 100 pako ushqimore familjeve skamnore në Komunën e Gjakovës.

Abdurrahman Bejtullahi, përfaqësues i shoqatës humanitare “Bereqeti”, në Gjakovë, falënderoi Kryesinë e Bashkësisë Islame që, nëpërmejt shoqatës “Bereqeti”, vazhdimisht po u del në ndihmë familjeve skamnore për nder të muajit të bekuar Ramazan, ai u shpreh: “Këto pako janë ngashoqata humanitare “Bereqeti”, e cila vazhdimisht ka ndihmuar nevojtarët, andaj edhe këto ndihma janë të mirëseardhura që t’ua japim familjeve të varfra dhe atyre me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë më të ngutshme, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim sadopak gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Gjakovës dhe që t’i gëzojmë familjet e varfra dhe ato familje që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë gëzimin për Ramazan”,- tha ai.

Bejtullahi tha se deri më sot kanë arritur t’i shpërndajmë 650 pako ushqimore dhe beson që me ndihmën e Zotit deri në natën e fundit të Ramazanittë arrijnë t’i shpërndajmë 1000 pako ushqimore familjeve skamnore që sadopak të zbusin gjendjen e tyre sociale që edhe ata ta ndiejnë atmosferën e Ramazanit në sofrat e tyre.

Edhe familjarët u shprehën shumë falënderues për ndihmat që i morën. Burim Hasani njëri nga ata që morën pako ushqimore tha:”… këto pako po na gjenden në ditët më të vështira që kemi nevojë ne gjatë këtij muajit të bekuar dhe e falënderojmë hoxhën Abdurrahman, i cili na thirr dhe na ndihmon në çdo muaj. Zoti jua shpërbleftë!”. Po në këtë vazhdë, me pako ushqimore u ndihmuan edhe gratë të cilat marrin shërbime në shoqatën “Medica Kosova”.

Ky donacion është nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, gjegjësisht nga fondacioni “Khalifa bin Zajed Al Nahjan” nga shteti Emirateve të Bashkuara Arabe dhe çdo pako ka vlerë prej 50 eurove.

Shoqatat “Gjysmëhëna e kuqe” dhe “Khalifa bin Zajed” gjatë ditëve të ardhshme, do të shpërndajnë gjithsej 2600 pako në tërë Republikën e Kosovës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme