Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Një dorëshkrim i lashtë i Kur’anit i paraqitur në veri të Turqisë po tërheq më shumë vëmendje dhe vizitorë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kur’ani, i shkruar në vitin 1191 për shkollat teologjike në rajonin e Anadollit të Turqisë, është i paraqitur në Muzeun Tokat në provincën veriore me të njëjtin emër. Mendohet të jetë i vetmi dorëshkrimi i Kur’anit i mbijetuar nga ajo kohë.

“Si një objekt i shkruar me dorë, është një model historik shumë i rëndësishëm i Anadollit. Asnjë muze tjetër në Turqi nuk ka një artefakt të këtillë”, tha Hayati Gönülta?, zv/drejtor i muzeut.

Duke e quajtur Kur’anin 800-vjeçar “thesar të çmuar të kurorës së muzeut”, Gönülta? i ftoi të gjithë në këtë muze për ta parë këtë artefakt.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Simpozium shkencor për Muhamedin a.s. në Gjilan (VIDEO)