Në vitin 2039 muslimanët do ta kryejnë dy herë haxhin dhe do t’i festojnë tre bajrame

Në vitin 2039, muslimanët do të kenë mundësi ta kryejnë dy herë haxhin, kjo do të thotë se brenda këtij viti kalendarik ata do të festojnë tre Bajrame, kështu thotë një astronom saudit.

Gjatë atij viti, ritet e haxhit do të kryhen së pari në 10 ditët e para të janarit, e më pas edhe në 10 ditët e fundit të dhjetorit, thotë Abdullah al-Misnad, profesor në Universitetin Shtetëror në krahinën qendrore Kasim.

"Në vitin 2039 haxhinjët do të ngjiten në kodrën e Arafatit dhe do t’i flijojnë kurbanët në 10 ditët e para të janarit, e kjo do të përsëritet edhe në 10 ditët e fundit të dhjetorit. Çka do të thotë se do të festojmë tre Bajrame (një fiter bajram dhe dy kurban bajrame) në të njëjtin vit kalendarik Gregorian", ka thënë ai, raporton gazeta e përditshme Sebk.

Viti Hixhri, i cili llogaritet në bazë të ndërrimit te hënës, është zakonisht 11 ose 12 ditë më i shkurtër se viti kalendarik Gregorian i cili zgjat 365 ditë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)