Një tregim që duhet lexuar: Gjarpri dhe sharra

Një ditë një gjarpër pasi kishte humbur rrugën u fut në punishten e një marangozi.

Duke rrëshqitur me trupin e tij hasi në një sharrë dore, e cila për shkak të dhëmbëve të saj të mprehtë ia shkaktoi disa plagë.

Gjarpri ndjeu dhimbje të forta dhe instinktivisht e sulmoi sharrën duke e kafshuar.

Për fat të keq ai u lëndua përsëri sepse sharra e preu edhe një herë.

Duke menduar se sharra e kishte sulmuar, gjarpri u mbështjell rreth saj dhe filloi ta shtrëngoj me gjithë forcë për ta mbytur atë si çdo armik që e sulmon.

Në fund, trupi i gjarprit u copëtua, jo për ndonjë arsye tjetër veçse për shkak të nervozizmit dhe instinktit të tij agresiv.


***

Ndonjëherë ne reagojmë nga zemërimi. Reagojmë duke dashur t’i shkaktojmë plagë të tjerëve. Nuk e kuptojmë se, ashtu sikur gjarpri, para së gjithash i shkaktojmë plagë vetvetes. Helmojmë shpirtin tonë, shkatërrojmë energjinë tonë, prishim ditën tonë.

Ndonjëherë është më mirë, më e shëndetshme dhe më e dobishme ta kthejmë një faqe të re dhe të vazhdojmë më tej.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme