Ky është një tregim për dy skllevër nga Afrika, ku njëri prej tyre quhej Kafur El-Ushdei.
Në kohën kur Kata’i b. Tulun sundonte Egjiptin, ata u sollën në tregun e skllevërve për t’u shitur. Duke pritur që dikush t’i blej, të dy bashkë rrinin ulur dhe bisedonin për ambiciet dhe dëshirat e tyre.
Miku i Kafurit i tha: “Dëshira ime është që t’i shitem një bukëpjekësi, që më në fund të ha çka të dua dhe të ngopem mirë pas kohës së urisë.”
Ndërsa Kafuri tha: “Dëshira ime është që ta udhëheqi Egjiptin dhe ta menaxhoj atë plotësisht.”
Pas disa ditësh të dy u shitën. I pari iu shitë një bukëpjekësi, ndërsa Kafuri një egjiptiani autoritativ.
Vetëm disa muaj, pronari i Kafurit, u bind me forcën dhe përkushtimin e tij, e liroi dhe e bëri njeriun më të afërt. Pas vdekjes, Kafuri zuri vendin e tij. Koha kalonte, inteligjenca, përkushtimi dhe mundi i Kafurit dita ditës shtoheshin, dhe kështu u bë një nga udhëheqësit më autoritativ në Egjipt.
Ai vazhdoi me punën dhe përpjekjet e tij dhe kështu u bë sundimtar i Egjiptit i Shamit dhe Hixhazit. Një ditë bashkë me shoqëruesit e tij kaloi pranë mikut të tij i cili ende ishte në pronësi të bukëpjekësit dhe iu drejtua atyre: “Këtë njeri ambicia e tij e ka penguar, prandaj shikoni se në çfarë gjendje ka mbetur, ndërsa mua ambicia ime më ka ngritur në këtë shkallë që jam. Sikur ambicia ime të ishte e njëjtë si e tij, i njëjtë do të ishte edhe fati ynë.”!!!