A e dini se Mjeku i madh musliman Ibën Sina është zbuluesi i karantinës si mjet për luftimin e sëmudjeve që përhapen përmes ajrit

Historiani dhe epidemiologu amerikan David Tschanz në një artikull shkencor të tijin rrëfen se i pari që ka zbuluar se disa sëmundje ngjitëse përhapen përmes “gjurmëve“ që njerëzit e sëmurë i lënë në ajër dhe që mund të ngjiten në trup ose tesha të të njerëzve tjerë është filozofi, mjeku dhe fizikani i madh musliman Ibën Sina ose siç njihet në Perëndim Avicena ( 980-1037) dhe këto sëmundje janë ato që sot quhen viruse respiratore, ose që përhapen përmes frymës – ajrit, ndër të cilat bën pjesë edhe Virusi i famshëm Korona ose COVID -19.

Ky zbulim i Ibën Sinait, gjegjësisht teoria e tij se sëmundja përhapet përmes gjurmëve të mbetura në ajër e çoi atë që të aplikojë karantinën, ose izolimin e njerëzve dhe largimin e tyre prej njëri tjetrit si mjet për përkufizimin e përhapjes se këtyre sëmundjeve ngjitëse.
Madje edhe fjala karantinë që rrjedh nga dialekti venecian i italishtes dhe që d.m.th. katërdhjetë, rrënjët i ka tek ky zbulim i Ibën Sinait, sepse ai periudhën e izolimit të njerëzve nga njëri tjetri e kishte kufizuar me 40 ditë dhe e kishte quajtur katërdhjetëshja (arabisht: El-Erbeinijjeh). Kjo metodë ka arritur në Evropë përmes tregtarëve vencian që kishin mësuar për këtë metodë të Ibën Sinait dhe e aplikuan atë në vendin e tyre në shekujt XIV dhe XV.

Ibën Sinai ksihte sugjeruar që në kohë të një epidemie të këtij lloji duhet të mbylleshin tregjet, xhamitë, shkollat dhe të obligoheshin njerëzit të rrinë në shtëpi derisa të kalojë epidemia, pikërisht ashtu siç e ka kuptimin fjala karantinë sot dhe siç po aplikohet në botë me rastin e pandemisë së virusit Korona.



Referencat:

1. David W. Tschanz, MSPH, PhD (August 2003). "Arab Roots of European Medicine"
2. https://en.wikipedia.org/wiki/



Ensar Sinani