Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin "Sofra e Ramazanit 2020 ", ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit "Sofra e Ramazanit 2020.
- Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka pranuar sot një donacion nga fondacioni i Behgjet Pacollit në vlerë të 25 mijë eurove, ku do të mundësohet shpërndarja e 1 mijë pakove me produkte ushqimore për familjet në nevojë.
-Dega e Shoqatës "Bereqeti" në Gjakovë ka pranuar sot një donacion prej 40 pakosh ushqimore dhe 1 toni miell nga bamirës të cilët deshën që të mbesin anonim.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Mitrovicë falë bamirësisë së fizioterapeutit Skifter Ymerit dhe Arif Kadriut ka dhuruar 30 pako ushqimore për familjet nevojtare.
- Dega e Shoqatës "Bereqeti" në Obiliq ka pranuar një donacion prej 600 kg miell nga Arben Zeka, si dhe 250 kg miell nga Besnik Rama.
- Dega e Shoqatës "Bereqeti" në Deçan ka bërë shpërndarjen e 70 pakove ushqimore në prag të festës së Fitër Bajramit.Këto pako ishin donacion nga Kuvendi Komunal i Komunës së Deçanit (Shtabi Emergjent).
- Dega e Shoqatës "Bereqeti" në Podujevë ka pranuar një donacion prej 900 palë mbathjesh që do të shpërndahen për familjet nevojtare në këto ditë.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Prishtinë ka pranuar një donacion prej 40 pakosh ushqimore dhe higjienike nga N.t.sh. "Malvesa".Këto ndihma do të shpërndahen në prag të festës së Fitër Bajramit për familjet nevojtare të komunës së Prishtinës.
- Në prag të festës së Fitër Bajramit, Sh.p.k. "En-Sharku", në Rahovec, me pronarë Enes dhe Ehad Sharkun, kanë dhuruar për 30 familje veshmbathje për fëmijë.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Obiliq ka ndihmuar sot 19 familje në këtë komunë. Këto familje u ndihmuan me nga një pako ushqimore dhe me një thesë miell.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Gjakovë ka ndihmuar prindërit e nxënësve nevojtarë në shkollën fillore "Emin Duraku"Këtu u ndihmuan 27 familje si simbolikë e 27 klasave të kësaj shkolle.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Rahovec ka pranuar sot një donacion me veshmbathje nga tri firma të ndryshme, të cilat do të shpërndahen për familjet nevojtare.Firmat të cilat dhuruan veshmbathje janë: firma "Durguti", Sh.p.k. "Alibaba", N.t.sh. "Te Taibi".
Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB "Bereqeti".