Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, i ka dhuruar gjatë ditës së sotme Universitetit të Gjakovës një donacion të dorëzave dhe maskave si mjete mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së pandemisë globale COVID-19. Ky donacion për studentët u bë në kohën e provimeve, ndërsa “Bereqeti” pranoi mirënjohje nga rektori i Universitetit të Gjakovës.
Koordinatori i “Bereqetit” – dega në Gjakovë, z. Abdurrahman Bejtullahu u prit në takim nga rektori i Universiteti të Gjakovës, “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe përfaqësuesit e studentëve nga Parlamenti Studentor.
Donacioni nga Shoqata Humanitare u bë pas kërkesës së Parlamentit Studentor që në kohën e provimeve të pajisjen me masa mbrojtëse si dorëza dhe maska. “Bereqeti” edhe kësaj here ishte në shërbim që të ofrojë ndihmë, duke u dhuruar 2000 palë dorëza dhe 1000 copë maska mbrojtëse për studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ndërsa ky donacion kap vlerën e 670 eurove.
Koordinatori i “Bereqetit”, z. Abdurrahman Bejtullahu e mirëpriti me kënaqësi kërkesën e studentëve, duke u bërë me dije se gjithmonë do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë studentët në çfarëdo mënyre.
Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani e falënderoj z. Bejtullahu për kontributin e tij në veprimtarinë bamirëse për studentët, që ata të pajisen me dorëza dhe maska mbrojtëse në kohën e provimeve në afatin e qershorit. Me këtë rast, Rektori Nimani i ndau mirënjohje kësaj shoqate.
Këtë mbështetje e kanë vlerësuar tejet të rëndësishme përfaqësuesit e studentëve nga Parlamenti Studentor, që u shprehën mirënjohës dhe falënderues për donacionin.
Tashmë të gjithë studentët që nuk kanë mundësi për këto pajisje, mund t’i marrin në hyrje të fakulteteve të tyre.

&t=5s


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme