Shumë prej atyre që ushtrojnë sportin e notit dhe bëjnë ushtrime sistematike në pishina vuajnë nga sëmundje të shumta.
Pse?
Cili është shërimi profetik?
Pishinat publike kohëve të fundit janë përhapur anekënd botës, e bashkë me to edhe një sërë sëmundjesh. Gjatë periudhës 2005-2006, sëmundjet e rezultuara nga shfrytëzimi i pishinave, liqeneve, lojërave ujore, janë përshkallëzuar dhe kanë shkaktuar rreth 78 epidemi në 31 vende duke goditur rreth 4412 veta, prej të cilëve 116 janë shtrirë në spitale ndërsa 5 kanë vdekur.
Për këtë shkak, CNN publikoi një lajm shkencor ku vërtetonte se pishinat fshehin sëmundje, të cilat janë shumë më të rrezikshme se që mendohej. Sipas studimit në fjalë, përzierja e djersës, urinës dhe lëndëve tjera organike me lëndë pastruese të ujërave të pishinave mund të jetë rrezik potencial për shëndetin.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në buletinin e Shkencave të Mjedisit dhe Teknologjisë. 20% e të anketuarve kanë pranuar se urinojnë gjatë kohës së ushtrimeve në pishina.
Ekspozimi këtyre lëndëve të ndotura mund të shpie në mutacion të gjeneve që për pasojë mund të ketë deformime, përshpejtim të pleqërisë dhe probleme tjera në sistemin e frymëmarrjes, e madje mund të shkakton edhe kancerin...
Ekspertët në SHBA kanë këshilluar frekuentuesit e pishinave që të mos urinohet gjatë notimit, dhe këtë pas zbulimit se çdo i pesti amerikan pa hezitim kryen urinën gjatë ushtrimeve të notit.
Sipas një studimi të kryer në maj/2009 ku të intervistuar ishin 1000 amerikan të rritur, 17% prej tyre pranuan se urinojnë në pishina. Amerikanët këtë traditë e bartën edhe në pishinat më të mëdha dhe më të mrekullueshme. Majkëll Filipsi, notuesi që hyri në histori me tetë medalje të arta në Olimpiadën e Kinës vitin e shkuar, pranoi se urinon gjatë notimit.
Zakonisht skuqja dhe fryrja e syve dhe kollitja që shkaktohen pas përdorimit të pishinave lëndëve kimike që pastrojnë ujin, vetëm se ekspertët këto simptoma ia atribuuan një sërë shkaqesh më shumë organike. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Center for disease control and prevention[1]) thotë se lënda Chloramines që është si rezultat i përzierjes së djersëve dhe urinës së njeriut me klor qëndron prapa erërave kundërmuese më të cilat shquhen pishinat. Këto, faktikisht, janë shkaktar të skuqjes së organit të frymëmarrjes dhe syve...
Profesoresha Linda Golodner, zëvendëspresidente e Këshillit për Shëndet dhe Kualitet të Ujërave, thotë se veprimi yt sado që të jetë i fshehte, prapëseprapë e ndot ujin. Studimi që kreu grupi i Golodnerit përfundoi me rezultatin se 11% e amerikanëve që notojnë vuajnë nga qurrat (rrjedhja e hundëve), 7% vuajnë nga puçrrat apo varret (në turp) përderisa 1% e tyre infektohen me diarre.
Ekspertët thonë se shumica e sëmundjeve që përhapen pas përdorimit të pishinave janë ato që përhapen nëpërmjet diarresë. Kurse prej virusëve më të përhapur është ai që quhet Cryptosporidium dhe i cili shkakton diarrenë. Ky virus në dy dekadat e fundit është bërë virusi ujor më i përhapur. Ai është rezistent ndaj klorit dhe gjendet edhe në ujëra të palëvizshme. Prej vitit 1976 rreth 400.000 presona janë ndikuar prej tij. Figura e mëposhtme sqaron ciklet e jetës së këtij virusi dhe mënyrën e depërtimit - bartjes së tij tek njeriu nëpërmjet pishinave.
Hulumtuesja Michele Hlavsa, epidemiologe pranë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se urinimi në pishina mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, skuqje dhe fryrje të syve si dhe djegie në fyt. Si porosi e saj ishte: Mos urinonin në ujëra!
Si tërhoqi vërejtjen profeti më i madh nga kjo dukuri?
Pejgamberi, alejhi’s selam na ka ndaluar nga urinimi në ujëra që nuk qarkullojnë, që nuk ripërtërihen, siç janë ujërat e pishinave. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“لا يبولن أحدكم في الماء الراكد
Askush prej jush le të mos urinojë në ujërat që nuk lëvizin!” (Buhariu dhe Muslimi)
Subhanallah!
I pastër nga të metat je o Allah!
A edhe çështje të tilla kaq të detajuara po na mësuaka Pejgamberi ynë, mëshira e Allahut qoftë mbi të?!
A edhe për këtë po na dhënka lajm ndërsa shkenca vetëm tash së voni ka zbuluar rreziqet e saj?!
M'u për këtë nuk është çudi që kjo dukuri të jetë mishëruar me jetën amerikane ngase atyre iu mungojnë mësime profetike të vërteta.
Ja kështu studiuesit kanë filluar të tërheqin vërejtjen nga sëmundjet e rrezikshme që shkaktojnë disa pishina për shkak të urinimit në ujë të tyre. Kurse ne, të gjithë atyre që nuk iu pëlqejnë mësimet e këtij profeti të madh, iu themi: A nuk po thërret perëndimi sot në atë që profeti ynë thirri para më shumë se 14 shekuj?!
Autor: Abdu’d Daim el KEHIL
www.kaheel7.com/ar
Referenca: www.CNN.com; www.dpd.cdc.gov.
Përkthyesi: Sedat ISLAMI
17/8/2010
________________________________________
[1] Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është një agjenci e shquar e shëndetit publik të SHBA-së me qendër në Atlantë që merret me kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Përkthyesi.