Tre hapa të rëndësishme drejt suksesit personal

Unë jam Vajada Keçi dhe ky shkrim vjen në vazhdën e një serie e cila ka për qëllin fuqizimin e femrës muslimane në aspektin ekonomik duke u nisur nga aftësimi i saj për të ndryshuar mëndësinë nga ajo e dorëzimit përballë pamundësisë për t’u fuqizuar ekonomikish, në mëndësinë se ajo mund të arrijë gjithçka me mbështetjen e të Madhit Zot.

Por më parë duhet të dijë se çfarë do realisht dhe se cilat janë mundësitë e saj reale për t’i vënë vetes si synim në jetë dhe per t’i kurorëzuar ëndrrat e saj me sukses.

Për fatin tonë të mirë, suksesi arrihet me shumë mund edhe me shumë punë. Kjo, është fat, sepse nëse ke një vizion të qartë për qëllimet e tua, dhe nëse ke një rrugë të dizenjuar për të arritur aty ku ti dëshiron, atëherë, puna e fortë dhe këmbëngulja, do të të dërgojnë drejt suksesit.

Kur ti arrin të kuptosh se çfarë dëshiron me gjithë shpirt të bësh në jetën tënde, kur ti arrin të kuptosh se cili është talenti yt më i spikatur, atëherë puna që do të bësh do të jetë bekim dhe lumturi për ty, dhe aspak një peshë mbi supe. Do të arrish një moment ku në mejtime do shprehesh: “akoma nuk e besoj se po pasurohem duke ndjerë kaq shumë kënaqësi në punën që bëj”. Çdo ditë do të jetë e mbushur me sfida dhe me informacione të reja që do të të lejojnë të përmirësosh punën tënde deri në mjeshtëri, por kjo vetëm se do të motivojë të ecesh përpara dhe të çosh potencialin tënd në maksimumin që mund të arrish. Për të kthyer jetën në versionin tënd më të mrekullueshëm, për të qenë vetja jote më brillante dhe punëtore.

Hapi i parë që unë ngul këmbë vazhdimisht është: të gjesh pasionin dhe talentin tënd. Të zbulosh prirjet tua të natyrshme, dhe aty të përqendrohesh. Nuk mund të nisësh asgjë nëse nuk ke këtë thesar të qartë si kristal në mëndje. Të dish se cili është drejtimi, ky është çelësi i ndjekjes së këtij drejtimi në mënyrë që të arrish suksesin. Kërko programe të posaçme mentorimi, me njerëz të cilët do të mund të ndihmojnë të gjesh talentin dhe të monetizosh pasionin tënd. Një alternativë ideale do të ishte të gjeje programe të mentorimit privat 1:1 ku mund të përfitosh nga programi i strukturuar nga profesionist për të kuptuar se si të zbulosh talentin tënd dhe ta monetarizosh atë!
Për të arritur aty ku dëshiron, nis dhe konsidero faktin që duhet të ndryshosh diçka nga vetja jote dhe nga zakonet e tua. Sepse, për të arritur një rezultat që nuk e ke arritur dot më parë, duhet të bësh gjëra që nuk i bëje më parë. Shih se si e ke strukturuar ditën, cilat janë gjërat apo zakonet që marrin më së shumti kohën tënde. Aktivitetet që të largojnë nga produktiviteti dhe rruga për të realizuar veten tënde. Pasi ta kesh këtë të qartë, nis dhe shqyrto me imtësi se çka mund të ndryshosh konkretisht në ditën tënde dhe në zakonet e tua për të marrë nga vetja atë që dëshiron. Edhe në këtë kuadër, hyn në lojë ndihma e çmuar e mentores e cila mund të të hapi sytë në gjëra që ti nuk i dallon sepse tashmë je mësuar me to.
Shoqërohu me njerez që ta shtojnë energjinë pozitive dhe e drejtojnë ditën tënde kah abmiciet e tua dhe energjia që të duhet për të arritur tek to. Qëndro larg njerëzve që të injektojnë me energji shkatërruese dhe bllokuese. Ata që merren gjatë gjithë ditës me të metat e të tjerëve; ata që vendosin në dyshim ëndrrat dhe ambicjet e tua; ata që e shohin jetën veç të errët dhe të ardhmen veç problematike. Nëse gjen një person apo një grup personash që fokusin e tyre e kanë tek zhvillimi personal, tek obiektivat e rritjes dhe shpresës për të ardhmen, atëherë bëhu prej tyre dhe mbaji të forta marrëdheniet me to. Sepse asgjë e mirë nuk vjen nga njerëzit që çdo gjë e shohin të errët dhe pesimiste, maksimumi që mund të arrish prej tyre është të të bëjnë si vetja. Nëse bëhesh edhe ti si ata, si mendon se do të shohësh dritë për të ardhmen? Si mendon se do të jesh pozitive dhe si mendon se do të jesh entuziaste për obiektivat që i ke vensosur vetes, kur çdo person me të cilin shoqërohesh të nënvlerëson dhe të nënqesh çdo ëndërr dhe ambicie tënde? Nëse e përballon të ardhmen me mendësi negative, nuk do të gjesh fuqinë shpirtërore për të punuar drejt suksesit dhe ambicjeve të tua. Prandaj, bashkohu me njerëz pozitiv dhe që të inkurajojnë për të ardhmen. Puna për sukses nis nga brenda teje.
Vendos sot të ndryshosh veten tënde dhe zakonet e tua. Ne na takon të përpiqemi, suksesi është në dorë të Krijuesit.

P.s: Të ftoj të shpërndash këtë material tek miqt e tu të cilët mund të jenë në kërkim të këtyre informacioneve ndaj dhe ndihma jote do të ishte shumë e dobishme për to.

Nëse ke pyetje mbi temën në fjalë apo dëshironi të sygjerosh trajtesa të ngjashme, të lutem më shkruaj ne adresen email: support@vajadakeci.com

P.P.S: Regjistrohu në linkun e më poshtëm dhe hyr në “Rrethin e Ngushtë” të grave me vizion për të ardhmen dhe ambicioze për sukses.

Duke u regjistruar në këtë link, do të marrësh informacione javore se si të fuqizosh vetveten dhe të ndërtosh një të ardhme të sukseshshme duke e parë botën në këndveshtrimin e sipërmarrëses.

https://winning-knitter-659.ck.page/1a8727a1b0

Gjithashtu, mund ta dëgjosh në podcast këtë material në linkun e më poshtëm:

https://www.spreaker.com/user/4435617/3-ndryshime-ne-jete-qe-do-te-drejtojn-dr


Artikulli i kaluar
Të menduarit materialist

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi