Një bartës uji kishte një gomar, i cili nga barra e rëndë dhe mundi ishte kërrusur. Shpina për shkak të barrës në njëqind vende i ishte rrjepur.
Për këtë arsye për çdo ditë vdekjen dëshironte.
Tërshërë kurrë nuk kishte ngrënë e as kashtë të thatë.
Ruajtësi i kuajve të mbretit e njohte të zotin e gomarit dhe nga dhembja kur ia pa gomarin në atë gjendje iu lut që t’ia jep tek ai për ta forcuar gomarin e shkretë që mezi rrinte në këmbë. Ia dha gomarin dhe shërbëtori e lidhi gomarin në shtallën e kuajve të mbretit.
Gomari i pa kuajt e mbretit të ushqyer mirë, të bukur e të krehur. Toka nën ta dridhej nga patkojt e tyre. Ushqimi i tërshërës u vinte me kohë të caktuar.
Duke parë këtë me sytë e tij, gomari tha:
“O Zot i Lavdëruar! A nuk jam unë krijesa e Yte? E pranoj që jam gomar, por përse jam i pafat me plagë në tërë trupin e dobët dhe mezi qëndroj në këmbë. Natën për shkak të dhimbjeve të trupit dhe urisë, vazhdimisht kërkoj vdekjen time.
Kuajt janë të lumtur dhe të gëzuar, ndërsa përse unë jam i zgjedhur për vuajtje?”
Papritmas erdhi lajmi për luftë. Kuajve të mbretit u erdhi koha për kalërim dhe aksion.
Ata armiku gjatë luftës i plagosi me shtiza e shigjeta nga të gjitha anët.
Kur u kthyen nga lufta, në shtallë i shtrinë gjërë e gjatë, këmbët ua lidhën me fasho të fortë, ndërsa me thikë u nxerrnin nga trupi majet e shtizave.
Kur gomari pa këto skena të tmerrshme tha: “O Allah, me varfëri dhe shëndet jam i kënaqur. Nuk kam dëshirë për këtë ushqim dhe plagë të tmerrshme të kuajve.”
Kushdo që do shëndet shpirtëror, dynjanë e braktis dhe është i kënaqur me atë që ia jep Allahu
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi