Sa herë që përmendët Hafëz Ali efendi Ahmedi, ma kujton një personalitet që në thesarin e kujtimeve të mia ka zënë vend si një autoritet që shpërndante dituri gjithandej ku punoi dhe veproi, në Preshevë, Prizren, Erzurum të Turqisë, etj.
Gjithmonë më kujton dijetarin që, sipas përshkrimit të babait tim të ndjerë, Hafëz Zihniut, gjatë gjithë jetës së tij kishte mbajtur ditarë për të shënuar ngjarjet dhe ndodhitë e ditës, e veçanërisht ato më të rëndësishmet.
Ma kujton një burrë të moshuar që kishte mjekër gjithmonë të rregulluar dhe të krehur mirë, që ishte shumë pedant dhe i përpiktë, një njeri, siç e quante ai vetën "me program", që njihte shumë gjuhë të huaja përveç gjuhës amtare, duke filluar nga ajo osmane, arabe, perse, serbokroate, etj. Mbi të gjitha, ma kujton edhe drejtorin e shkollës së normales "Daru'l-mualiminë" të Prizrenit antik.
Prandaj, në këtë vështrim zgjodha të komentoj një letër të vetë Myderriz Hafëz Ali efendi Ahmedit, dërguar shokut dhe njëkohësisht kolegut të tij, Myderriz Atullah efendi Kurtishit, në Shkup. Kjo letër i dërgohet Atullah efendiut, në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe është një letërurim dhe falënderim njëkohësisht, që në diplomatikën osmane quhet "tebriknâme", pra, me një fjalë, është përgjigje në letrën që më parë Myderriz Atullah efendiu ia kishte dërguar Myderriz Hafëz Ali efendiut.
Aty bëhet fjalë për ekzistimin e medresesë në Preshevë, dhe udhëheqjen e saj nga pinjollët e arsimit, my derrizët e famshëm babë e bir, Hafëz Ali efendiu dhe Hafëz Nexhat efendiu, për mësimin e gjuhës osmane gjatë këtyre viteve në këtë shkollë.
Kuptimi terminolo-gjik dhe etimologjik i letërurimeve (takdirname)
Urimi dhe përgëzimi me anë të letrës ndërmjet individëve, personaliteteve dhe institucioneve me ndikim, qoftë për së afërmi apo nga larg, me rastin e manifestimeve të ndryshme, gjatë ditëve dhe ceremonive të rëndësishme, paraqet ngritjen e njeriut duke e personifikuar atë si një qenie dhe pasuri sociale, që sjell teorinë përfundimtare se kjo krijesë është një rezultat hyjnor. Gjatë jetës së përditshme, në përgjithësi ndjenjat e njeriut dhe marrëdhëniet e tij me shoqërinë shfaqen edhe në gjurmë letrare, dhe nga kjo orvatje e tij dalin në pah shprehje të ndryshme letrare, që më vonë fitojnë një autorizim pasurie për të dhe krijojnë funksionalitet në personalitetin, familjen dhe në mesin ku ai jeton. Në mesin e këtyre shprehjeve dhe eseve të çmuara letrare në gjuhën diplomatike osmane gjithashtu bëjnë pjesë edhe letrat e urimit (tebriknâmet) dhe të vlerësimit (takdirnâmet).(1)
Sipas kuptimit etimologjik, në diplomatikën osmane fjala "tebrik" - "urim" shpjegohet në këtë formë: urimi i ndonjë grade apo shpërblimi përgjatë ndonjë ndodhie jetësore, ndërsa në fjalor njihet si shtim ose shumim i ndonjë gjëje.(2) Gjithashtu, kësaj fjale i qëndron përballë edhe fjala "tahnijet", pra është fjalë që përdoret për të njëjtin kuptim, e që nënkupton: gjënë që ekziston ose që bëhet fjalë për të, të ngrihet dhe të ketë dobi ndaj diçkaje.(3)
Ndërsa, në kuptimin letrar, fjala "tebrik-nâme" nënkupton: letrat e dërguara dhe të shkruara me fjalë të radhitura me kujdes dhe me stil të lartë, të stilizuara, në të shumtën e rasteve me rimë të përshtatur, që dërgoheshin nga familja dhe farefisi i gjerë, shoqëria e ngushtë, personalitetet e larta shtetërore, dhe nga njerëz autoritativë, me rastin e lindjeve, synetive, martesave, gradimeve dhe ngritjeve në pozita, festave fetare (bajrameve, kthimit nga Haxhi, lëshuarjes së mjekrës), tubi meve dhe mbledhjeve të ndryshme (cülûs - xhylûs), rikthimit të shëndetit dhe tejkalimit të ndonjë sëmundjeje, fitores (zafer), kthimit nga ndonjë vend i largët (kudûm), ndërtimit të ndonjë ndërtese të re, blerjes së ndonjë gjëje, përtëritjes së ndonjë ndërtese që është zotëruar edhe më herët, urimit për ardhjen e vitit të ri etj. (4)

Faksimile e origjinalit të tebriknâmes
Përkthimi i letrës:
"Në emër të Allahut
Anëtarit të nderuar të emëruarit me meritë nga Ylema Mexhlisi - Komisioni i Ylemave në Shkup, të respektuarit Hirësisë së Lartë të tij Ataullah efendiut
I nderuari, i dashuri, Zotriu Im! Paqja dhe Shpëtimi qoftë mbi ty dhe mbi të tjerët që janë përreth teje, të dashurit tu! Në vijim: Dje, respektivisht ditën e shtunë, përafërsisht aty kah ora nëntë, duke shkuar në Medrese e mora një letër telegraf të nënshkruar me pseudonimin "Fettah", dhe më erdhi lajmi përgëzues për emërimin dhe anëtarësimin tuaj në anëtarësinë e Ylema Mexhlisit - Këshillit të Ylemave.
Në Medrese Nexhatiut ia dhashë myzhden në formën më të performuar, aty ishte bërë gati çaji. Nuk mund ta përshkruaj dhe vlerësoj shkallën e kënaqësisë sonë. Nexhatiu ma mori telegrafin nga dora dhe kishte dalë në kahve, aty i kishte qarosur të dashurit e tij me çaj.
Edhe unë i ngrati më në fund dola në çarshi, porse ky haber ishte shpërndarë përnjëherë, shumë shpejtë. Me përjashtimin e vetëm disa prej njerëzve në përgjithësi tek secili shiheshin qartë nga ana e tyre shenjat e vërtetueshmërisë. Në të vërtetë, përdoret një shprehje burrërore: "asketi, i përvuajturi (dervishi) që bëri durim (sabër) arriti të plotësojë dëshirën e tij", dhe ja gjithë kjo kohë që ju parapriu juve me sakrificën tuaj për shpërndarjen e frytit të diturisë pa u ndal më në fund arritët fitore, shoqërimi i këtyre veprave me punët dhe me idetë tuaja të drejta gjithmonë bëhen prijatare (pir), shërbimet e dobishme për kombin shpëtues mysliman (shqip tarë) do të jenë të shpërblyera me verifikimin dhe kënaqësinë e Njëshmërisë Hyjnore. Duke u lutur me lutjen: Zoti i Drejtë të bekoftë dhe të mbrojt, po e përmbylli këtë letër.
Nga Presheva, i dashuri juaj i sinqertë:
Ali Rexhaiu
E diel, më 29 Maj, 1938
Nexhatija këtë mëngjes ka shkuar në Çaushqoj, edhe bashkëshortja e tij është një personalitet që i rri përkrah dhe e respekton, ka sjellje të mira, e që do të gëzohet edhe ajo
Vërejtje:
Djali i vëllai tim (nipi im) Hafëz Lutfija, imami i Xhamisë së Re (Xhami-i Xhedid) Fahruddin efendija, dhëndri im Rabit efendija me sinqeritet të njëjtë të përcjellin urimet e përzemërta, derisa kanë dashur t'i dërgojnë edhe një palë papuçe së bashku me këtë letër telegraf, bile Nexhatija kishte kërkuar prej njërit nga studentët, porse unë lutësi për të mirën tuaj u bëra pengesë, sepse këtë letër urimi e pashë të mjaftueshme, andaj fali ata. Vëllazëri të përhershme.
Po kush janë këta dy dijetarë që kishin korrespodenca mes vete, dhe kishin kaq raporte të ngushta e miqësore me njërin-tjetrin?
Hfz. Ali ef. Ahmeti (1856-1952)

Ali "Rexhai" Ahmeti lindi në Preshevë, më 1856. Mësimet e para i mori tek i ati i tij, myderriz hafëz Ahmeti, tek i cili mësoi përmendsh Kuranin. Mësimet i vazh doi në Shkup, e më pastaj i plotësoi në Stamboll, ku edhe mori ixhazetnam enë. Ishte profesor dhe drejtor i parë i "Dārul mualimīnit" të Prizrenit. Më 1934 hapi medresenë e Preshevës, bashkë me të birin, myderriz Hafëz Nexhatiun. Lëndët e Kuranit, logjikës, astronomisë, osmanishtes, i jepte myderriz hafëz Ali ef. Ahmeti. Ishte njohës i mirë i 'irtifasë', prandaj edhe hartonte "Takvimin" për shumë vise shqiptare. Ali ef. Ahmeti ishte imam, mualim, vaiz e hatib në "Xhaminë e Ibrahim Pashës" në qytetin e Preshevës. Hafiz Ali ef. Ahmeti ishte drejtor i shkollës "Darul Mualliminë" në Prizren, si dhe nga arsimtarët e parë të kësaj shkolle. Vdiq më 1952 në Preshevë.(5)
Atullah ef. Kurtishi (1874-1946

Ataulla ef. Kurtishi, u lind në vitin 1874, në fshatin Studeniçan të Shkupit, nga babai Kutishi dhe nëna Husnije. U lind nga dy prindër të devotshëm, e u rrit dhe u edukua në një familje me taban fetar dhe kulturor. Shkollën fillore e nisi në mek tebin e fshatit, ku mësoi shkrim-leximin, leximin e Kuranit fisnik, dhe kishte mësuar edhe disa parime fillestare në lidh je me fenë islame. Pas përfundimit të mektebit, Ataullah ef. regjistrohet në medresenë e Shkupit, ku do t'i ndjekë mësimet te myderrizi i njohur i asaj kohe, Hoxhë Nabi Efendi Memishi. Pasi me sukses i kishte mbaruar mësimet në Shkup, ai nuk u kënaq me këtë, por ia mësyu qendrës së perandorisë, Stambollit, për t'u regjistruar në vitin 1891 në medresenë shumë të njohur nëpër të gjitha trojet islame të Lindjes, "Medre senë Fatih".(6) Në Stamboll mësoi te profesorët më të njohur të asaj periudhe, mirëpo krahas shumë hoxhallarëve nga të cilët kishte marrë dituri ishin edhe: Hafiz Husein Nexhmuddin Rodomiri, Abdulfettah ef. Dagistan Bahduri, Hafiz Qamil Efendi Istambolli (Imam në Aksaraj), Thani Hakki Bursavij, Haxhi Hafiz Ismailhakki Efendi Manastiri(7), etj.
Si rezultat i përgatitjes së tij profesionale, pas mbarimit të kësaj medrese, ai po në këtë medrese inkuadrohet mësimdhënës-profesor. Ataullahi gëzonte një autoritet jashtëzakonisht të madh, jo vetëm në mesin e popullatës në Stamboll, por edhe në mesin e kolegëve dhe dijetarëve të asaj kohe, dhe njihej si dijetar dhe orator i spikatur.(8) Ataullah ef. ndërroi jetë më 25.11.1946, dhe u varros në varrezat në Gazi Babë, në Shkup. Këto varreza në periudhën komuniste u dislokuan nga Gazi Baba në Butel, ndërsa tani janë të rrafshuara, dhe nuk ekziston ndonjë gjurmë që tregon se në ato vende dikur kishte varreza myslimane. Në bazë të pohimeve të popullit, varri i Ataullah efendiut ishte afër tyrbes, që gjendej në maje të kodrinës së Gazi Babës. Në vend të kësaj Tyrbe sot është ngritur shtylla metalike, në të cilën janë instaluar antenat dhe repetitorët e radio televizorëve, ndërsa varri i Ataullah Ef. gjendej në anën veriore të kësaj shtylle, për vetëm disa metra.(9)
_______________________________________________
(1) İbrahim Halil Tuğluk, "Klâsik Türk Şiirinde Manzum Tevbe-nâmeler", EKEV Akademi Dergisi, Vitit:13, f. 38, 2009, f. 198; dhe autori: Metin Akkuş, "Klâsik Türk Şiirinin Anlam Dünyası - Edebî Türler ve Tarzlar", Erzurum, viti: 2008: bot: Fenomen Yayınları.
(2) Mütercim Âsım, Tercümetü'l-Kâmûs, kap. 3, Dârüssaade - Stamboll, 1305, f. 1044.
(3) Mütercim Âsım, age., kap. 1, Dârüssaade - Stamboll, 1304, f. 126-127.
(4) Dr. İbrahim Halil TUĞLUK: "DİVAN ŞİİRİ'NDE MANZUM TEBRİK-NÂMELER" Revista: A. Ü. Türkiyat Araştırmaları Enstitüsü Dergisi (TAED) 42, ERZURUM 2010, 41-68.
(5) Dr. Sadik Mehmeti: "Arsimi në Kosovë gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1830-1912)", disertacion i doktoraturës, dorëshkrim, mbrojtur në Tiranë, 2015.
(6) Këto fjalë ai i shkroi në Ixhazetnam en (Diplomë), të cilën ia kishte ndarë Mehmed Sadikut, f. 4.
(7) Ismailhaki b. Abdullah el Manastiri. Kishte jetuar në Astane dhe kishte mbajtur ligjërata në xhamin e Ajasofijes. Veprat e tij më të njohura janë; "Ahkamu eshehri es-sijam", në gjuhën turke, "Tel hisul kelam fi berahini akaidil islam", "Bejinat ahmedije fi terx himeti er-risaletil hamidijeti", "Sherhu es-sadri bi fedaili lejletil kadri", "Mevahibu err-rrahmani fi menakibi el imam ebi Hanife En-nu'man", dhe vepra "Vesailul felah fi mesaili en-nikahi", si dhe vepra tjera.
(8) Mutalib Ademi, në "Hëna e Re", 1 shkurt 1994, f. 30.
(9) Taxhedin Bislimi, Medreseja Medah e Ataullah ef. dhe nxënësit e saj, Shkup, 2011.
Dituria Islame 300