Hulumtimet shkencore dëshmojnë se shikimi i rregullt i pornografisë dëmton trurin

Sipas këtyre hulumtimeve, shikimi i shpeshtë i pornografisë mund të ndikojë negativisht në tru.

Siç pohojnë hulumtuesit, pornografia mund të ulë aktivitetin e trurit dhe të çojë deri te zvogëlimi i reaksionit në stimulimin seksual. Pra, personave të cilët shikojnë shumë përmbajte të tilla do t’ju duhet më shumë materiale të tilla grafike për të arritur të njëjtën përvojë seksuale.

Gjegjësisht, për herë të parë është zbuluar se shikimet e rregullta të përmbajtjeve eksplicite mund të jenë fizikisht të dëmshme. Përveç pasojave negative fizike që pornografia shkakton në tru, ka edhe të tjera, të tilla si potenca, vështirësia në arritjen e ndjenjave ndaj partnerit real, etj ..

Sipas të dhënave nga Universiteti East London, 97 për qind e meshkujve dhe 80 për qind e vajzave të moshës mes 16 dhe 20 vjeç shikojnë pornografi.

Studimet tregojnë se:
- 12 për qind e të gjitha faqeve të internetit janë pornografike.
- 35 për qind të të gjitha shkarkimeve nga internetit janë të natyrës pornografike.
- 40 milionë amerikanë janë vizitues të rregullt (në vlerësimet e tyre) të faqeve pornografike.
- 70 për qind e meshkujve të moshës 18 deri 24 vjeç vizitojnë një faqe pornografike të paktën një herë në muaj.
- Mosha mesatare e shikimit të parë të materialeve me përmbajtje pornografike në Internet është 11 vjeç.
- Një e treta e përdoruesve të materialeve pornografike në internet janë femra.
- Dita më e popullarizuar e javës për shikimin e pornografisë është e diele.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme