Tregon një imam nga Gaza: "Në safin e parë, pas meje, shpesh falej një djalosh, me sindromin Down. U mësova me atë, sepse çdo herë, gjatë faljes së namazit, para meje shkonte në ruku, dhe sexhde.
Një herë, duke falur taravinë, sa herë që thoja: "Semi'allahu limen hamideh”, “Na dëgjoi Ai, të Cilin e falënderojmë!”, ai me zë thoshte: “Edhe mua më dëgjo o Zoti im!” Ndërsa në sexhde, prap me zë thoshte: “Unë të dua Ty, o Zoti im!”
Kisha përshtypjen, së ky djalosh po e adhuronte Allahun, sikur ta shikonte Atë. Aq shumë kam qajtë sa që lotët nuk mund t'i fshihja dot.
Pas namazit, një mik më pyeti: “Çfarë ke!?”
I thash: “Për herë të parë, në jetë kisha ndjenjën së pranë meje dikush i bën ibadet Allahut, sikur t’ishte duke e shikuar Atë”.
I tillë është ibadeti, i këtij djaloshi pa mëkate, po namazi im ..., e i yti ..... !?