Preventivat e fesë Islamepër të parandaluarkonfliktin bashkëshortor (2)


Janë të shumta këshillat profetike që ndalojnë rreptësisht rrahjen brutale të gruas apo lëndimin e saj,prandaj dhe jurisprudenca islame ka parashikuar masa ndëshkuese për atë që i shkakton lëndime gruas së tij

Tre: Rrahje e lehtë pa e lënduar, me synim qortimi dhe edukimi duke iu referuar citatit kuranor: “(e më në fund) rrihni ato (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi). Rekomandimi kuranor si dhe porosi të shumta profetike për rrahje të lehtë, pa lëndime, duke mos lënë gjurmë, nuk është urdhër po preferencë, kjo pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet e tjera, sepse heqja dorë nga rrahja, pas shfrytëzimit të dy mekanizmave paraprakë, është më e pëlqyer.(1)
Sidoqoftë, kjo metodë është më shumë edhe një mundësi shtesë që i jepet gruas për t’u përmirësuar e për të ruajtur jetën bashkëshortore dhe fëmijët, sesa ka për qëllim lëndimin e saj, ngase tefsirologët, hadithologët, dijetarët eminentë dhe pedagogët muslimanë, që të gjithë bëjnë me dije se këtu synohet një rrahje e lehtë me misfak, pra më shumë si qortim e njoftim i gruas për ta afruar në stacionin e fundit të jetës bashkëshortore, sesa si dënim për të. Këtu parashtrohet pyetja: Për kë aplikohet kjo masë ndëshkuese? Gjithsesi jo për atë grup grash, që Allahu i klasifikoi si: “gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës”, e shumica absolute prej grave të muslimanëve duhet t’i takojnë këtij grupi. Prandaj mbetet vetëm një grup i vogël prej tyre, që meritojnë ndoshta ndëshkimin, e ato janë cilësuar me karakter të ulët, janë gjuhëgjata, kundërshtare të hapura të burrit dhe shpërfillëse të urdhrave të tij etj..(2)
Prandaj kjo çështje nuk duhet personalizuar nga askush, por të merret si rekomandim nga Ligjvënësi për përmirësimin e gjendjes së bashkëshortëve. Në të kundërtën, janë të shumta këshillat profetike që ndalojnë rreptësisht rrahjen brutale të gruas apo lëndimin e saj, prandaj dhe jurisprudenca islame ka parashikuar masa ndëshkuese për atë që i shkakton lëndime gruas së tij.(3)
Në mesin e thënieve profetike që ndalojnë rrahjen e gruas, janë edhe këto: “Si ka mundësi që burri të rrahë gruan e vet, duke e trajtuar si skllave, dhe në fund të ditës të shkojë me të në shtrat?! (Buhariu/6042); “Më të mirët prej jush nuk kanë për t’i rrahur kurrë gratë”. (Ebu Davudi/2146). Nga këto dy thënie konkludojmë që është jo e logjikshme që ndonjëri të rrahë gruan e tij e më pastaj të ketë kontakte intime me të, si dhe ata që i rrahin gratë e tyre, nuk janë më të mirë se ata që nuk i rrahin ato, prandaj heqja dorë nga rrahja është më e mirë.(4)
Po ashtu, nëse dy alternativat e para nuk kanë dhënë rezultat, heqja dorë nga rrahja është më e preferuar dhe më afër pasimit të rrugës së Pejgamberit a.s., kur dihet se ai nuk ka rrahur askënd me dorën e tij, as grua, as skllav përpos që ka luftuar. (Muslimi/2328). Njëherësh, mënjanimi i rrahjes mund të prodhojë përmirësimin e marrëdhënieve, kthimin e dashurisë në mes bashkëshortëve, e në të kundërtën prishen edhe më shumë raportet në mes tyre dhe përkeqësohet gjendja dhe mund të sjellë në ndarje.


Dhuna ndaj bashkëshortes, shqetësim edhe në ditët e sotme


Shikuar nga ana e jashtme e haditheve, sikur ato duken kontraverse me porosinë kuranore, mirëpo përafrimi i tyre arrihet duke i shfrytëzuar thëniet profetike si kritikë ndaj atyre që i rrahin gratë e tyre pa të drejtë, kurse rekomandimi kuranor mbetet vetëm si alternativë për ata që duan ta përdorin edhe këtë mundësi të vetme e të fundit, për të mos ndodhur divorci.
Në fakt, gruaja duhet të mundohet të gjejë mekanizma përmirësimi apo gjuhë të përbashkët për të kaluar mosmarrëveshjet, në të kundërtën nuk i lejohet burrit kurrsesi ta rrahë gruan e tij duke e dëmtuar, edhe nëse mendon se kjo masë do ta përmirësonte gruan, ngase kjo sjellje brutale e tij i hap gruas derën e kërkimit të divorcit, si dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj burrit. Sikundërqë nuk lejohet për burrin që të marrë hapin e të rrahë gruan, që në rastin e parë të mosbindjes ndaj ndonjë urdhri a kërkese nga ana e saj, sipas mendimit të shumicës së juristëve islamë.
Edhe përmbyllja e citati kuranor përcjell mesazhin se rrahja e gruas nuk është zgjidhja përfundimtare, edhe nëse burri ka një përparësi ndaj saj, nuk bën të ngrejë dorë mbi gruan e tij,(5) ngase: “Allahu është më i Larti, më i Madhi”.
Disa nga juristët islamë rrahjen e bashkëshortes (vetëm me misfak) e konsiderojnë të lejueshme vetëm kur ajo bën ndonjë mëkat apo veprim të shëmtuar, sepse përndryshe, sipas shumicës absolute të juristëve islamë (të katër shkollave juridike), nuk futet në terminologjinë kuranore ‘’en-Nushuz-mosbindje dhe sjellje e keqe’’ të gruas që nuk i kryen shërbimet e shtëpisë, sepse ato bëhen në mënyrë vullnetare dhe jo si detyrime, prandaj nuk lejohet rrahja e gruas për to.(6) Mirëpo kjo nuk i jep luksin gruas të mos i shërbejë burrit, njësoj sikur i preferon burrit të mos e ngarkojë gruan shumë me kërkesa.(7)


Drejtësi ndaj femrës


Nuk duhet harruar që dhuna ndaj bashkëshortes ka qenë dhe mbetet evidente dhe një shqetësim edhe në ditët e sotme në shumë vende të botës, siç u theksua edhe në seminarin e mbajtur në Prishtinë gjatë muajit shkurt të këtij viti. Nuk duhet të çuditemi që, sikur u theksua në atë seminar, rrahja e gruas është një dukuri në vende të shumta evropiane e gjetiu në botë, sikurse pohon mjeku dhe historiani francez Gustave Le Bon në veprën e tij të njohur “La Civilisation des Arabes- Civilizimi arab”.(8)
Ndërsa filozofi gjerman Friedrich Nietzsche (Niçe) thoshte: “Mos iu afro gruas nëse nuk ke shkop në dorën tënde”.(9)
Kjo problematikë është evidente në shumë shtete të zhvilluara evropiane e botërore, që nga e kaluara e hershme e deri në dëtët e sotme, siç bëjnë të ditur statistikat botërore të verifikuara. Në seminarin e mbajtur në Amsterdam të Holandës, ku merrnin pjesë dyqind anëtarë të mbi njëmbëdhjetë shteteve të borës, temë kryesore diskutimi ishte dhuna, rrahja e shkaktuar ndaj gruas, dhe aty u diskutua se kjo dukuri është përhapur në të gjitha vendet, edhe tek gratë e mjekëve, të gjykatësve, profesorëve etj.. Në një statistikë të vitit 1987 në ShBA, thuhet se 79% të burrave i rrahin gratë e tyre, dhe se 17% të femrave që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital, janë nga pasoja të rrahjeve nga burrat e tyre. Në Gjermani rreth njëqind mijë gra kërkojnë çdo vit trajtim mjekësor nga rrahjet brutale të burrave të tyre, kurse në Francë rreth një milion gra i eksponohen rrahjes nga burrat. Në vitin 1980 në Danimarkë një statistikë e njërit nga spitalet qendrore njoftonte se brenda gjashtëmujorit të parë kishin kërkuar ndihmë mjekësore mbi 270 gra për shkak të rrahjeve brutale nga burrat e tyre. E përditshmja palestineze “El-Kuds” bën të ditur që, sipas një studimi në terren, nxjerrë nga Qendra Kombëtare për Kërkim Penal dhe Social në Egjipt, rreth 30% e grave egjiptiane i rrahin burrat e tyre dhe i trajtojnë dhunshëm.(10)
Në Britani 10% e grave gjithashtu i rrahin burrat e tyre, kurse 70% prej tyre kalojnë jetë bashkëshortore denigruese. Për Allahun, a është kjo drejtësi, barazi, pengim i dhunës bashkëshortor? Ende nuk kam hasur në ndonjë studim ku të jetë ngritur si shqetësim kjo çështje nëpër seminare a sesione shkencore për barazi gjinore. Të tilla, pra, janë ligjet njerëzore, kurse ligjet hyjnore që i ka sjellë Islami, janë vërtet të përkryera, ngase çifteve bashkëshortore u japin vendin e merituar, me theks të veçantë me drejtësi absolute ndaj femrës, duke e nxjerrë atë nga kolapsi i dhunës shekullore, por ja që historia po përsëritet e po kthehet realiteti që ishte para ardhjes së Islamit!!.

Rrahja e gruas është një dukuri shumë e shpeshtë në Evropë


Shifrat që paraqitëm më sipër, janë vetëm disa raste nga realiteti që mbretëron në shtete të zhvilluara jomuslimane, kurse alternativa e rrahjes a qortimit që ka paraparë Islami, shërben vetëm si preventivë për të mos ndodhur divorci. Shumë studiues të vendeve të huaja, po ashtu edhe nga vendi ynë, një veprim të tillë e konsiderojnë diskriminim ndaj gruas, dhunë, një mjet të shkretëtirës arabe, që nuk përputhet me kërkesat e këtij, shekulli etj.. Të tillëve u duhet kujtuar këto rekomandime:
1. Islami nuk ka ardhur për një vend, shoqëri a kohë të kufizuar, po është mesazh hyjnor global, mësimet e të cilit janë të nevojshme për çdo kohë e vend, në veçanti në kohën tonë, kur vërtet gruaja është e denigruar
2. Duhet ritheksuar se Islami rrahjen e gruas nuk e ka bërë as të parin e as të vetmin mekanizëm nga metodat e edukimit për përmirësimin e gruas (edhe pse ne më parë përfunduam se heqja dorë nga rrahja e gruas është më e preferuar), mirëpo ky mekanizëm përdoret realisht për disa raste selektive, kur nuk njihet gjuhë tjetër mirëkuptimi.
3. Ka nga gratë, por edhe nga burrat, përveç gjuhës së ndëshkimit nuk njohin gjuhë tjetër dhe për shkak të këtij realiteti janë vënë sanksionet, mjete ndëshkuese, janë përpiluar ligje e kode juridike të shumta, sikurse janë ngritur dhe burgje e shtëpi të edukimit. Do të shtrohej pyetja: Pse këto nuk vihen kurrë në dyshim dhe as diskutim? Mendimi pozitiv dhe logjika e shëndoshë nuk i kontestojnë ligjet dhe objekte të tilla, sepse janë të nevojshme, si për gra ashtu dhe për burra, prandaj pse të kontestohen ligjet dhe vendimet hyjnore!!.
4. Nëse duam të vëmë peshore të drejtësisë, duhen shikuar rezultatet, sa kanë treguar progres rekomandimet islame dhe sa është bërë zgjidhja sipas vendimeve evropiane e gjetiu lidhur me parandalimin e dhunës ndaj gruas, ose me edukimin e saj për ta parandaluar divorcin, i cili pothuaj ka vërshuar shtetet evropiane e më gjerë!
5. Rrahja e gruas është një dukuri shumë e shpeshtë në Evropë siç theksuam me disa pak shifra më sipër, prandaj përse kundërshtarët e rekomandimeve islame të ekzagjerojnë çështjen e rrahjes së gruas nashize- grave, mosbindjes dhe sjelljes së keqe të të cilave u druheni, kurse askush prej tyre nuk e ngre zërin kundër gruas kur ajo ushtron dhunë mbi burrin?.
6. Duhet ditur që kontestimi i këtij mekanizmi përmirësues, të cilin e ka vendosur Ligjvënësi, konsiderohet fyerje dhe ofendim ndaj Tij xh. sh., gjoja se paska mangësi në këto ligje. I patëmetë është Allahu xh. Sh., i Cili nuk legjitimon përveçse atë që është e plotë, e përkryer dhe e dobishme për njerëzit në të gjitha kohët dhe vendet.
7. Nuk ka të krahasuar në mes asaj që ka bërë legjitime Islami lidhur me rrahjen e gruas të pabindur e me sjellje të keqe, nëse e kërkon nevoja, dhe praktikës që hasim në shtetet evropiane e gjetiu. Kjo, sepse jurisprudenca islame ka vënë masa të rrepta nëse aplikohet rrahja; ndalohet rrahja në fytyrë, rrahja e rëndë, dëmtimi i gjymtyrëve të trupit, dhe nuk lejohet as të goditet me dorë pos me misvak një bimë për pastrim dhëmbësh, e tërë kjo tregon për një formalitet. Ndërkaq, në vende evropiane e në rajon ka shumë nga gratë që kërkojnë ndihmë mjekësore ose përfundojnë me fatalitet, për shkak të rrahjes nga burrat.
8. Ka disa që janë të cekët në njohuri fetare-islame, të cilët çështjen e rrahjes e trajtojnë si alegori kuranore, që ka për qëllim divorcin e jo rrahjen si realitet, duke komentuar se nocioni “ed-darb” në Kur’an vjen me disa sinonime, si: ecje në tokë -Nisa’ë/101; gjallërim në tokë – El Bekare/273; sjellje e shembujve - Ibrahim/4; ndalesë-Nur/31; rrahje-Safat/93, Sad/44, Muhamed/27, divorc etj.. Kundërpërgjigja ndaj tyre është se citati i temës që shkoqit metodat e edukimit të gruas, ka për synim rrahjen e lehtë dhe jo divorcin, sikurse është komentuar fillimisht pikërisht kështu nga të gjithë kolosët e tefsirit nga ehli/Syneti. Pastaj ka shumë hadithe të sakta të Muhamedit a. s. që e kanë komentuar citatin me termin rrahje, dhe askund nuk është theksuar divorci. Sikur të synohej divorci, nuk do të ishte e nevojshme të merreshin hapa shtesë për përmirësimin e marrëdhënieve të çifteve, siç janë dërgimi i palëve ndërmjetësuese nga ana e burrit dhe nga ana e gruas, sepse ne po negociojmë për përmirësim të gjendjes, kurse divorci është përfundim dhe jo alternativë përmirësimi.(11)
Konsiderojmë se këto procedura përmirësuese luajnë rolin e antibiotikut, i cili mbron njeriun nga sëmundjet, po që përdoret vetëm në rast nevoje, me masë të kufizuar dhe nuk teprohet fare përdorimi, që do të dëmtonte pacientin, po as nuk kufizohet/ndërpritet përdorimi i tij që të e shtojë sëmundjen...(12)
Këtë iniciativë Feja Islame e mbështet me synimin për të parandaluar divorcin, që sjell hidhërim, dhe lë shumë pasoja për familjen Në bazë të kësaj që u tha më sipër, mund të përfundojmë se, në citatin kuranor, i cili zbërthen format e preventivave për të zgjidhur konfliktin ndërbashkëshortor, ka fenomene, mësime e urtësi të shumta. Sikur citati në fjalë të fillonte nga metoda e fundit për rregullimin e raporteve bashkëshortore, pa dyshim që pasojat për gruan do të ishin të mëdha, dhe kjo çështje do të hapte debat tek të tjerët lidhur me këtë preventivë, mirëpo i patëmetë është Allahu, i Cili për krijesat e Tij ka zgjedhur atë që është më e mira, po megjithëkëtë, ka të tillë që i vënë në dyshim vendimet e Allahut xh. sh. , mirëpo gabimi u kthehet atyre për mosbindje të drejtë dhe mosmeditim të mirëfilltë për ligjet e Islamit.
Konsideroj se, pas këtyre sqarimeve që u dhanë këtu, mënjanohen dyshimet e shumta të studiuesve sipërfaqësorë të Islamit, por dhe të atyre që janë dashakeqës të kësaj feje, të cilët bëjnë pandërprerë kritika ndaj Islamit, apo ndaj predikuesit fetar islam, me pretekstin se Islami urdhëron rrahjen e gruas, ndonëse, sikur u theksua këtu, kjo nuk qëndron.

1. Trajtimi i sjelljes jo të mirë të burrit ndaj gruas

Feja Islame që nga koha e shpalljes së fundit ka proklamuar drejtësi për të gjithë, pa dallim religjioni, nacionaliteti a gjinie. Në momentin që njëri nga bashkëshortët meriton dënimin, Islami vihet në mbrojtje të të drejtave të viktimës. Preventiva e fundit e theksuar në citat për ta përmirësuar gruan-rrahja e lehtë me misfak nëse tejkalohet nga ana e burrit, dhe dëmtohet gruaja, me automatizëm i jep të drejtë gruas të kërkojë divorcin, si dhe të merren masa ndëshkuese ndaj burrit. Njëherësh Kurani këtë procedurë e ka trajtuar si “Nushuz-frikë nga sjellja e keqe e burrit ndaj gruas’’ dhe në mënyrë të barabartë, ashtu siç e ka trajtuar edhe rastin e gruas, sikur pohon Allahu në Kuran- (Shih: En-Nisa’ë, 128).
Edhe pse citati në fjalë ka zbritur me motiv të caktuar, qartëson gjendjen e njërës nga bashkëshortet e Pejgamberit a.s., që quhej Sevdete b Zum’ah r.a., pasi ishte në moshë shtyrë dhe frikësohej se do ta divorconte Muhamedi a.s., i tha: “O i dërguari i Allahut, mos më divorco, kurse radhën time (të fjetjes me ty) po ia kaloj Ajshes r.a.”, këtë e bëri (Muhamedi a.s.) dhe, si rezultat zbriti citati në fjalë. (Tajalisiu/2683). Mirëpo rregulli thotë: “I jepet prioritet kuptimit të përgjithshëm ndaj shkakut të veçantë të zbritjes”, prandaj nëse burrit iu dha e drejta e përparësisë ndaj gruas, kjo nuk i jep luksin atij që të sillet si xhelat ndaj gruas.
Mirëpo, për çfarë edukimi të burrit në fakt bëhet fjalë? Citati kuranor në fjalë sinjalizon, nëse gruaja plaket dhe ka frikë që burri mund ta divorcojë e të martohet me një tjetër, lejohet që ajo të heqë dorë nga e drejta e saj për shtratin dhe pasurinë, për ta mbajtur atë nën kurorë dhe pranë fëmijëve të saj. Prandaj pajtimi në këtë rast në mes tyre (që gruaja të heqë dorë nga e drejta e saj) është më i mirë se divorci.(13)
Nga gruaja kërkohet të jetë e vëmendshme pranë burrit të saj, nëse vëren se burri ka filluar t’i zbehë raportet me të, shpreh koprraci për pasurinë dhe të ndjenjave ndaj saj, fillon ta shpërfillë, ta maltretojë, ta privojë nga dashuria dhe përkujdesja, të mungojë orë të tëra, të heshtë ndaj së mirës e së keqes etj., duhet të nxitojë të marrë masa për të përmirësuar raportet me burrin e saj, me qëllim që të mos heqë dorë burri prej saj, (ashtu siç kishte vepruar nëna e besimtarëve Sevdete r.a., e cila nuk kishte pranuar të ndahej nga i Dërguari i Allahut a.s., por ditët e radhës së saj ja dhuroi Ajshes r. a..

2. Zgjidhje nga jashtë me ndihmën e palëve ndërmjetësuese

Nëse sjellja dhe trajtimi jo i mirë bëhet nga të dy bashkëshortët, që lidhjen e drejtojnë kah fundosja, kërkohet të ndërhyjnë kujdestarët e bashkëshortëve ose familjarët e tyre për të përmirësuar gjendjen e acaruar të çiftit. Nëse familjarët nuk e arrijnë këtë, atëherë duhet të angazhohet një person – gjykatësi, për të vëzhguar gjendjen e çiftit. Nëse as ai nuk arrin pajtimin e kërkuar në mes tyre, atëherë gjykatësi angazhon ndërmjetësues - një nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas, të cilët fillimisht bëjnë verifikimin e gjendjes së të dyve, duke u munduar t’i pajtojnë, në të kundërtën, nëse ndërmjetësuesit kanë humbur shpresat se çifti mund të vazhdojë jetën e përbashkët, atëherë nisin procesin-rrugën e ndarjes së tyredivorcin, duke iu referuar kështu citatit kuranor: (Shih: En-Nisa’ë, 35). Kjo njëherësh ishte edhe një nga propozimet e Aliut r.a., që i drejtoi një çifti që kishte shkuar tek ai me një grup të njerëzve, e Aliu r.a. u tha atyre: Dërgoni tek unë nga një ndërmjetësues prej secilës palë, e më pastaj iu drejtua: A i njihni obligimet tuaja? Detyrë juaja është që, nëse e shihni të rrugës bashkimin e tyretë çiftit, bashkoni, e nëse jo, ndajini ata. Gruaja tha; Jam e kënaqur me gjykimin e Kuranit për dhe ndaj meje. E burri tha: Ndarjen nuk e pranoj. Aliu i tha: Nuk e thua të vërtetën, derisa të dëshirosh atë që dëshiroi ajo me të. (Bejhakiu/7-305).
Përfundimisht, sipas mësimeve islame, nuk pëlqehet juridikisht që të vazhdohet jeta e çiftit nën presionin e nushuzitsjelljes jo të mirë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga cila palë rrjedh, ngase një veprim i tillë bie në kundërshtim me objektivat e jetës martesore, ose bie ndesh,(14) parimisht, me atë që parasheh Allahu xh.sh. në këtë rast, siç thotë Allahu:(Shih:El Bekare, 229)



1) Muhamed bin Abdullah-Ibën elArabi, Ahkam elkur’an, v. 1, f, 421, 441, dar el fikr, Bejrut. Dr. Abdul Kerim Zejdan, Elmufasal fi ahkam elmer’ti ve elbjet elmuslim fi esh-sheriati elislamijeti, v. 7, f. 316. Muesseset err-rrisale, bot 1, 1993,
2) Dr, Muhamed Beltaxhi, Mekanet elmer’ti fi elkur’an elker-im ve es-suneti es-sahihati, f. 109, bot, 2000-Darës-selam.
3) Ibën en-Nuxhejm-Zejnid-din Ibrahim bin Muhamed el misri el Hanefi, Elbahr err-Rraik, v. 5, f. 81, dar elkutub elilmije 1997-1418, Liban. Ebi Zekerija Jahja bin Sheref en_Nevevi, et-talibejn, bot i veçantë 2003-1423, dar alem elkutub, v 7, f. 385.
4) Dr. Fethullah Ekthem, hukm te’dib ez-zevxhe bid-darb fi el fikh el islami elmukaren, Mexhelet xhamiat melik Seud 1, 2003, f. 61.
5) Hukuk elmer”ti fi dev’ë es-suneti en-nebevijeti, f. 936.
6) Muhamed bin Alij bin Muhamed esh-Shevkani, nejlul evtar, 6/362, bot i fundit, Mektebet Mustafa el Babi. El-Mer’tu bejne elislami ve elkavanin elalemije, f. 208.
7) Dr. Abdulkerim Zidan, elmufesal, v. 7, f. 307
8) Gustav Le Bon, La Civilisation des Arabes, f. 474, viti 1884.
9) El-Musteshar Salim el-Behen-savi, el mer’etu fu el islami ve elkavaninn elalemije, f. 206, bot 1, 2003/1424, Darul vefa, Egjipt. Ahkam nushuzezevxhe fi esh-sheria el islamije, f. 193. 10)



Mr. Sadat Rrustemi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Video nga vizita e imamit të Qabesë në Kosovë