37 vjeçarja nga Afrika e Jugut lind 10 foshnje


Një grua nga Afrika e Jugut hyri në listën e Rekordeve Botërore Guinness pasi theu rekordin në lindjen e 10 fëmijëve në një lindje, transmetojnë mediat lokale.

Gosiame Thamara Sithole, 37, e cila jeton në Gauteng, lindi dhjetë fëmijë në javën e 29 të shtatzënisë.

Në fillim raportet mjekësore tregonin për 8 fëmijë, por në fund Sithole lindi 7 djem dhe 3 vajza.

“Jam e shokuar me këtë shtatzëni. Në fillim e kisha vështirë të mbetem shtatzënë, isha sëmurë. Ishte vështirë për muaj. Ende është e vështirë por jam mësuar deri tani. Nuk ndiej dhimbje më, por ende e kam vështirë. Vetëm lutëm që Zoti të më ndihmoj mua dhe fëmijët që të jemi më shëndet dhe unë dhe fëmijët tani jemi gjallë. Jam e lumtur për këtë”, tha Sithole për mediat lokale.
Shtatzënia kaloi natyrshëm, ndërsa lindja u bë me prerje cezariane.

Babai i papunë i të porsalindurve, Tebogo Tsotetsi, shprehu lumturinë e tij, duke theksuar se ishte me fat që Zoti e kishte bekuar me kaq shumë fëmijë.

Sithole , e cila tashmë ka dy binjake gjashtë vjeçare, deklaroi se shtatzënia e saj ishte e natyrshme pasi ajo nuk ishte në trajtim fertiliteti

Rekordi deri me tani është mbajtur nga Malian Halima Cisse e cila kishte lindur nëntënjakë në Marok muajin e kaluar.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kosova nikoqire e një prej ngjarjeve më të rëndësishme fetare - Garave Ndërkombëtare të Kuranit