Fotografitë e një vajze jordaneze me emrin Rawwan al-Duwaik kohët e fundit janë bërë virale në rrjetet sociale.
Ajo nuk është një vajzë e zakonshme, Duwaik tashmë njihet si memorizuesi i parë i Kuranit të Shenjtë me sindromin Daun.
Në një intervistë me agjencinë turke të lajmeve (Anadoll), Awatef Jaber, nëna e Rawwan al-Duwaik tregoi se si Rawan e ka bërë atë krenare.
Dweik, e cila vuan nga kjo gjendje e pashërueshme gjithmonë ka thënë se Kurani është jeta e saj.
Nëna shtoi se Rawwan është një dhuratë nga Zoti i botëve, Rawwan ia ka rritur krenarinë dhe nderin e saj.
Rawwan ka treguar inteligjencën e saj që në moshë shumë të re, kur nëna e saj filloi t'ia mësonte asaj suret e shkurtra të cilat ajo i mësonte përmendësh shumë shpejt.
Nëna e saj tregon metodën që përdorte ajo për ta memorizuar Kuranin. Rawwan mësoi përmendësh përmes shkrimit, dhe iu desh rreth një vit e gjysmë për të mësuar përmendësh Suren Al Baqarah. Sapo doli nga provimi, ajo i bëri sexhde Zotit, një sexhde falënderimi.
Rawwan vazhdoi të mësonte përmendësh Kuranin me ritmin e rregullt për 7 vjet, duke e përfunduar atë më 29 Ramazan 2021.
Nëna e saj më vonë shpjegon se ajo që e dallon më shumë Rawwan është inteligjenca e saj dhe ajo që e ndihmoi atë të mësonte përmendësh është shqiptimi i saj i saktë. Nëna e saj tha se memorizimi i saj i Kur'anit është mëshira e Zotit.
Rawwan me krenari thotë se ajo e lexon Kuranin 3 herë në ditë dhe do të vazhdoj ta lexoj atë gjatë gjithë jetës, ajo theksoi se Kurani është jeta e saj.