Manal Rostom ka një mesazh për të gjitha vajzat me Burkini


Atletja egjiptiane, influencer në botën e fitnesit, farmaciste klinike, themeluesja e Surviving Hijab; Manal Rostom është pa dyshim një aktiviste e shquar dhe jashtëzakonisht e suksesshme. Përveç karrierës së saj si trajnere e Nike Run Club dhe pozitës frymëzuese si imazhi (për herë të parë) e Nike Pro Hijab, ajo gjithashtu ka arrirë disa rekorde të rëndësishme si:

Ka arritur të puushtojë 3 nga malet më të larta në botë, përfshirë Kilimanxharon, në ndihmë të ndërtimit të Njësisë së parë të Onkologjisë Pediatrike të Palestinës, si dhe në mbështetje të disa shoqatave bamirësie për Autizmin.

Ka vrapuar disa maratonë ndërkombëtare për të mbledhur para për refugjatët sirianë, të pastrehët në Amerikë dhe mbjelljen e pemëve në të gjithë Egjiptin, si dhe Maratonën e Londrës, në të cilën ajo kandidoi në 2019 me Penny Appeal.

Në lidhje me një incident ku ajo u pengua nga një festë vajzash në një nga pishinat në vendin, ajo si kundërpërgjigje nuk hoqi dorë nga pjesmarrja duke hyrë përmes një lidhje zoom, paralelisht nga një plazh vetëm për gra dhe vajza në Dubai.

“A e dini se në disa hotele dhe vendpushime plazhi në vendet Arabe si Egjipti dhe Libani, gratë që veshin BURKINI NDALOHEN të notojnë në pishina të caktuara?

Të njëjtat vende raciste vazhdojnë të tregojnë diskriminimin e tyre duke “sajuar” pishina specifike që gratë me Hixhab të mund t’i përdorin duke qenë të veçuara. Idiotësi! Arsyeja pas kësaj ndalese lidhet me shumë kohë më përpara kur BURKINI nuk ekzistonte. Gratë muslimane sajoheshin duke veshur triko dhe bluza pambuku. Pambuku nuk i ka punët mirë me ujin e kloruar. Por kjo pastaj u kthye në një stereotip.

Deri tani çdo grua e mbuluar ndalohet sepse pronarët e resorteve janë thjesht shumë dembelë për të edukuar veten e tyre që të marrin vesh se realisht Burkini është prej të njëjtit material të Bikinit vetëm se ka ca më shumë copë. Gratë pa kurajo zgjedhin të heshtin dhe të largohen Disa janë të guximshme dhe na raportojnë këto incidente. Vetëm sepse ZGJEDHIM të Mbulojmë trupin tonë nuk do të thotë se është e lehtë. Unë e mbaj hixhabin tim prej gati 20 vjetësh, ende ndihem e pasigurt në burkini kur ka kaq shumë bikini. Pse? Sepse ndjej që njerëzit ndonjëherë më shikojnë me nënçmim ose më trajtojnë ndryshe vetëm sepse mënyra se si dukem nuk përputhet me botëkuptimin e tyre.

Mos harroni sesi njerëzit ju trajtojnë është një reflektim i sjelljes së tyre dhe mendjengushtësisë së tyre, dhe jo sepse ju e meritoni.

Thjesht desha ta bëj këtë të qartë para se të zhytemi në një verë me ndalesa burkini dhe ndalimeve të hixhabit në përgjithësi.”/muslimania.al/