Çdo vit, prindërit e shoqëronin Amarin e vogël për te gjyshja, e më pas ktheheshin të gjithë së bashku me të njëjtin tren në shtëpi.
Pas disa vitesh, kur Amari u rrit, u tha prindërve të tij:
“Tashmë jam mjaft i rritur, çfarë mendoni që këtë vit të shkoj vetëm te gjyshja?
Pas një debati të shkurtër, prindërit u pajtuan.
Ata e shoqëruan në stacionin e trenit dhe po i jepnin këshillat e fundit, ndërsa Amari u thoshte:
“E di, e di ... më keni thënë njëqind herë!"
Në momentin e fundit, kur treni po bëhej gati të nisej, i ati e përqafoi dhe i pëshpëriti:
“Biri im, nëse papritur ndihesh keq ose frikësohesh, kjo është për ty!” dhe i futi diçka në xhep.
Për herë të parë në jetën e tij, Amari u ul i vetëm në tren, pa prindër...
Rreth tij silleshin njerëz të panjohur që bënin zhurmë, shtyheshin, hinin dhe dilnin, ndërsa disa prej tyre e shikonin me keqardhje dhe përshpëritinin: “I gjori fëmijë, si mund ta linin vetëm.”
Në një moment Amari filloi të ndihej një siklet dhe filloi të frikësohej...
Uli kokën, u struk në një cep të sediljes, dhe filluan t’i rridhnin lotët...
Në atë moment u kujtua se i ati i kishte futur diçka në xhep.
Duke u dridhur futi dorën në xhep. Gjeti një letër, e hapi dhe me lot në sy e lexoi: “Bir, unë jam këtu, në vagonin e pasëm..."
Kështu është edhe në jetën tonë...
Ne duhet t'i lëmë fëmijët tanë të shkojnë dhe të besojmë në ta...
Por, gjithmonë ne duhet të jemi aty, në vagonin e fundit, që ata ta dinë këtë dhe të mos kenë frikë pasi që të udhëtojnë gjatë jetës..."