Kur'ani famëmadh hap një faqe të re të botës së artit duke zgjeruar kufijtë e imagjinatës njerëzore në infinit. Kjo nuk është aspak e çuditshme duke marrë parasysh rëndësinë e imagjinatës në ndërtimin e intelektit dhe kjo sipas Gazaliut dhe Einsteinit është para diturisë.
Begatia e mendimeve njerëzore është në lidhje të ngushtë me begatinë e aparatit vokabular i cili ofron prototipe për mendime.
Njerëzit gjurmojnë fjalët dhe i shfrytëzojnë të njëjtat për të përshkruar aspekte të caktuara të përvojës personale. Jeta aktive d.m.th. përvoja e pasur ngjallë lidhjet e vdekura të neuroneve në trurin e njeriut duke i nxitur që të gjejnë mënyrat (nëpërmes fjalëve, imazheve, formave të ndryshme artistike, etj.) të shprehin botën e pasur emotive dhe intelektuale në vete.
Truri i njeriut i lë shabllonet e përditshëm të mendimit nëse është i ekspozuar p.sh. formave të ndryshme të shokut, varfërisë e cila nuk lejon njohjen dhe zgjedhjen e shabllonëve të vjetër.
Krijuesi i Gjithëdijshëm i njeriut dhe Njohësi më i mirë i potencialit të tij mendor shfrytëzon diapazonin e mënyrës praktike për aktivizimin e qelizave mendore, dhe këtë nëpërmjet një mënyre të vetme - mprehjen dhe bashkimin e shqisave.
Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës." (El - A'rafë, 40)
Është fakt se njeriu nuk tregon interesim të dëgjojë deri në fund fjalinë të cilën që më parë e di si do të përfundojë. Ky është rregull të cilin e ka ndërmend secili folës i arsimuar dhe m’u për këtë, vallëzimin verbal të tij mundohet ta udhëheqë në një vijë të hollë në mes eksesit dhe asaj që masat e paramendojnë të jashtëzakonshme dhe të çuditshme. Në këtë qëndron urtësia që nuk dimë vendin, kohën dhe mënyrën si do të përfundojmë jetën tonë, andaj nxitjet e papritura na tërheqin përpara.
Është indikative që Krijuesi i Urtë, gjatë 23 viteve të komunikimit me Muhammedin a.s. ka insistuar në parashikueshmërinë personale nëpërmjet zgjedhjes gjithmonë të mënyrës së ndryshme në të cilën Muhammedi a.s. të kontaktojë me mjeshtri duke mbajtur shqisat e tija zgjuar, por edhe tërë komunikimin madhështor të freskët, efikas dhe interesant.
Krijuesi i botëve, duke folur për individët negativ të caktuar të cilët me kryelartësi refuzojnë thirrjen e qartë të logjikës, përfundon fjalinë në mënyrë jo të zakonshme, duke u shërbyer me krahasim figurative që është për ne jashtë realitetit të njohur - kur janë në pyetje devetë e gjalla.
Në vend të shprehjes "përderisa deveja të përbirojë nëpër vrimën e gjilpërës"
Zoti ka mundur të përdorë shumë fjalë tjera të zakonshme në këtë fjali të kushtëzuar. Ka mundur thjeshtë të thotë që profili i njerëzve të përmendur nuk do të hyjë në xhennet.
Mirëpo, me këso mënyrë të thjeshtë të kësaj fjalie madhështore mendjet tona do të ishin të cunguara me një imazh të paharruar i cili paraqitet me masë milimetrike shumë precize, e kjo është mundësia e kalimit të devesë, si simbol i caktuar për madhësi, nëpër zgavrën e gjilpërës, si simbol për ngushtesë.
Edhepse këtë paraqitje është e pamundur për ta parë në realitetin tonë të njohur, prapë se prapë ndodh në kokat tona, nëpërmes kombinimit preciz të fjalëve të përmendura të cilat kanë zgjuar një pjesë të imagjinatës sonë.
Te disa kombinimi i fjalëve të përmendura, me që e njëjta përmendet në Bibël ka zgjuar nevojën për të eksperimentuar.
Kështu firma gjermane "Micreon" në muajin prill të vitit 2006 ka projektuar një deve në miniaturë e cila do të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës me gjatësi 2 mm dhe me gjerësi 0,3 mm, duke u shërbyer me një imazh kurano-biblik si shkas për demonstrimin e potencialit të mikrosistemit të tyre teknologjik.
Përveç kësaj, verseti kur’anor i analizuar është edhe ushtrim praktik për zhvillimin e aftësive sinestezike d.m.th. zhvillimin e lidhjeve të caktuara të neuroneve në trurin tonë të cilat mundësojnë bashkimin e shumë shqisave, e që ka ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv në mendimin tonë. Sepse ata që mohojnë argumentet e qarta, duke bërë kryelartësi mendjes së shëndoshë, do të vijnë herë do kurdo në situatë që do të dëshirojnë të hynë në xhennet. Nëse dëshira e tyre vie vonë, të gjitha përpjekjet e tyre do të jenë të kota, qoftë edhe nëse në këtë rrugë përdorin fuqinë e devesë kokëfortë e cila është e gatshme të arrijë të pamundurën.
Pa marrë parasysh sa përulen ose mundohen të shpaguajnë, pasi që tërë jetën e kanë harxhuar pa mund dhe pa nevojë, nuk do të mund ta ndryshojnë realitetin.
Kështu që shprehja sinestezike "përderisa deveja të përbirojë nëpër vrimën e gjilpërës" vërehet në dhënien e formës, aromës së shprehjeve të caktuara, por edhe xhirimit të një filmi të shkurtër tragjiko-komik me qëllim të përforcimit të ngjarjes dhe të mbajturit mend të termave siç janë kryelartësia, mungesa e rrugëdaljes dhe depresioni.
Sinestetik është personi i cili lind me lidhje neurologjike të cilat mundësojnë sinestezimin (bashkimin e shqisave).
Ekzistojnë shkencëtarë, si p.sh. Richard Gytowic, të cilët pohojnë që të gjithë njerëzit kanë të shtypur aftësinë sinestezimit dhe mund të zhvillojnë këtë gjendje neurologjike tejet të dobishme, nëse me ushtrim arrijnë t'i aktivizojnë lidhjet e caktuara të neuroneve që i kanë humbur me punë të pamjaftueshme mendore.
Sinestezimi vërehet në bashkimin e shumë shqisave, e forma më e shpeshtë është "dëgjimi i ngjyrosur" d.m.th. duke i dhënë zërave formën, ngjyrën dhe aromën e tij.
P.sh. dëgjimi i qartë që të folurit e dikujt është kumbues. Letrari Dan Brown baritonin e thellë të profesorit të tij kryesor Longdonit e përshkruan si "çokoladë për vesh" të studentëve të tij.
Ose p.sh. një melodi të caktuar mund ta përjetojmë nëpërmes sistemit shqisor olfaktiv dhe degustativ në mënyrë që p.sh. melodinë e kaptinës kur’anore Jusuf, qartë dhe pa mund e asocojmë me aromën e trëndafilit të egër në errësirë dhe shijen e fuqishme të vajit të ullirit e cila shëron plagët (ndërvëllazërore).
Sinestezimi mendohet edhe si figurë poetike, ngase mjeshtërit sensibil të fjalës këndshëm e përdorin për shkak të ndikimit tejet të fuqishëm në psikën dhe memorien njerëzore.
Vërejtëm si Krijuesi ynë gjithashtu na mëson që termeve abstrakte t'i japim formë, ngjyrë, aromë, shije, tingull, esencë, sepse kështu më së miri do të hymë në esencën e tyre, por edhe do të zhvillojmë intelektin personal nëpërmes aftësisë konstruktive dhe imagjinatës efektive e cila mundëson shikimin e gjërave dhe fenomeneve nga spektri i gjerë i këndvështrimeve të papritura.
T'i shikojmë së bashku disa ushtrime praktike për lidhjen e neuroneve (fijeve nervore), gjegjësisht ndërtimin e aparatit tonë kognitiv.
Fëmijët e thinjur të kohës sonë
Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq?" (El - Muzzemmil, 17)
Në versetin e cituar Krijuesi i madhërishëm përsëri me një figurë stilistike tejet efektive u paraqet njerëzve një pjesë të atmosferës së shkatërrimit të botës, duke potencuar që kjo është ditë e rëndë dhe e vështirë sa që fëmijët me shpejtësi bëhen të moshuar, duke marrë për një moment shenjat e pleqërisë (p.sh. thinjat në kokë).
Edhe në këtë rast termi abstrakt sikurse koncepti i dënimit, merr formën e qartë dhe tejet bindëse dhe ngjyrën - fëmijët e thinjur.
Në këtë rast tërë katastrofa e shkatërrimit të botës skicohet me përmendjen e kategorisë më të ndieshme të shoqërisë - fëmijët.
Krijuesi absolute nuk përmend shprehjen e fytyrës së këtyre fëmijëve, dhe nuk përshkruan frikën e tyre të inicuar me lëvizje kaotike ose zëra të lartashëm. Gjendja e mendjeve dhe zemrave të tyre na paraqiten në mënyrë gjeniale me theksimin e një detali në kokën e tyre, e ky është ndryshimi i ngjyrës së flokëve.
Këtu "fëmijët e thinjur" gjithashtu janë pikë fillimi për meditim të termeve
korelative siç janë:
1. stresi - pleqëria,
2. psikosomatia - teknikat e meditimit,
3. mendimet - fizionomia,
4. kualiteti i flokëve - kualiteti i jetës, etj.
Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:
"Ajo është dita kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara." (El - Karia, 5)
Në këtë verset është përshkruar një detal i ri nga skenari i shkatërrimit të botës, por tani kemi kategorinë tjetër të shoqërisë - të rriturit, dhe qasjen e re në gjendjen e tyre në këtë situatë specifike.
Allahu i madhërishëm tërheq vërejtjen në frikësimet e shkatërrimit të botës nëpërmes krahasimit të njerëzve në këtë ditë si insekte të shpërndara, që janë shembulli më i mirë i dobësisë, mosndihmesës dhe panikut.
Shprehja "insekte të shpërndara" paraqet individ të paorganizuar që nuk kanë drejtim të përbashkët dhe as ritëm të sinkronizuar të lëvizjeve.
Dhe mu sikur që insektet që jetojnë shumë shkurtë i njëjtë është edhe fati i njerëzve në atë ditë.
Ngjashëm edhe insektet tek të cilat niveli i lartë kaotik ka shkaktuar shkatërrimin e çdo sistemi të lëvizjeve të organizuara dhe në skenë paraqitet ikje instiktive, duke lërë impresionin e insekteve pa ndihmë.
Zoti ynë nëpërmes shembullit të insekteve të shpërndara bindshëm na paraqet gjendjet e caktuara të njerëzve, duke na ofruar mënyrë konkrete për lidhjen e neuroneve të shkapërderdhura nëpërmes një kostruksioni të shkurtër gjuhësor, e cila u jep termeve abstrakte formë dhe ngjyrë.
Secili do qoftë term abstrakt, kur njëherë merr petkun e tij në paraqitjen tejet dinamike të kontekstit, plotësohet me komoditet, vendoset në memorien tonë afatgjate, duke ofruar më shumë mundësi për shkëndija të reja të njohurisë.
Përveç kësaj, shprehja insekte të shpërndara mund të vëzhgohet si pikë fillimi për meditim si:
1. Rëndësia e ritmit të përbashkët në mes lojtarëve të një ekipi:
2. Çfarë qëndrimi ta marrim kundruall faktorëve që grisin aksionin e dirigjuar qartë?
3. A thua shpërbërja ideologjike e individit brenda një shoqërie të caktuar është magnet për fatkeqësi të ndryshme dhe katastrofa shoqërore dhe ekonomike?
4. Jepuni termeve abstrakte ngjyrën, formën e kontekstin jetëpërshkrues:
5. A thua lidhjet e neuroneve të shkapërderdhura janë rezultat të një mosekzistimi të një ideje të fuqishme udhëheqëse e cila proceseve kognitive do t'i jepte ritëm harmonik?
6. Apo, mos ndoshta lidhjet e neuroneve të shkapërderdhura janë frut i
qyqërisë e cila pengon njeriun për të menduar në origjinal.
7. A thua panorama e insekteve të shpërndara është shabllon gjeneral i sjelljes së individit në kushte të ndryshme të kataklizmave të cilat kanë sjellë deri te krizat e lidershipit, ndërsa masa ka ikur te varkat e shpëtimit individual.
Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur." (El - Karia, 5)
Pas panoramës së atmosferës së shkatërrimit të botës nëpërmes flokëve të thinjur të fëmijëve dhe hutisë së njerëzve pa ndihmë, Dëshmitari i Lartëmadhëruar përshkruan edhe gjendjen e vet natyrës së asaj dite.
Kodrat si simbol i qëndresës në natyrë përshkruhet si të paafta, si lesh i shprishur.
Me këtë shprehje Krijuesi absolut me mjeshtri projekton në mendjen njerëzore dinamikën e frikshme të ndryshimeve të fuqishme në brendinë e natyrës.
Konkludim
Kur'ani fisnik është përplot konstruksione gjuhësore të cilat përveç që nga shprehjet gjuhësore nuk mund të paraqiten më bukur krijojnë në mendjet tona imazhe të paharruara, nëse lidhen si duhet duke krijuar një potencial mendor kolosal.
Pa marrë parasysh sa jeni të fuqishëm dhe të bukur individualisht, personaliteti juaj mund të fitojë thellësi fascinuese vetëm në ekip të fortë.
Nëse në kodrat e mëdha me shkëmbinj të fortë është e mundur të lëvizin proceset të cilat të njëjtat do t'i kthejnë në lesh të lëmuar e të butë, edhe për zemrat më të forta ka shpresë nëse në kohë të duhur lëvizim procese të njëjta.
Allahu i madhërishëm është përkujdesur që njerëzit në xhennet të mbesin përherë të rinj. Obligimi ynë është të pengojmë plakjen e hershme të fëmijëve tanë.
Jepuni termave abstrakte siç janë p.sh. dituria, dashuria, viktima, drejtësia, jeta, vdekja, bukuria, lumturia, fatkeqësia, dhembja, besnikëria, etj., formë të qartë, ngjyrë, aromë dhe shije, dhe pastaj krahasoni me imazhet e termeve të njëjtë në Kur'an.
Nëse kjo ju shkon me vështirësi, shoqërohuni me njerëz që do t'iu pasurojnë me kundërthëniet komparative të të njëjtave.
Duke lexuar me vëmendje Kur'anin fisnik mundohuni të shikoni çdo kaptinë nëpërmes formës, ngjyrës, aromës dhe shijes në të cilën do të asocojë vet tematika e kaptinës konkrete. Shkëmbeni këto përvoja me muslimanët tjerë.