Sjellja e mirë virtyt i lartë i muslimanit


Lavd-falenderimet, frikë-rrespektet i takojnë vetëm Allahut xh.sh, Ai është i Gjithëmëshirshëm në këtë botë e Mëshirues i Posaçëm në botën tjetër, Furnizues i Përgjithshëm e i Vetmi Bereqetdhënës. Përshëndetjet, salavatet, selamet, paqja dhe bekimet e qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin a.s, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Sjellja e mirë është: Të durosh të tjerët dhe të mos i lëndosh ata. Sjellja e mirë është: Buzëqeshja, fjala e mirë, të mos zemërohesh dhe të durosh.

Allahu xh.sh thotë: “Vërtet ti je në një shkallë të lartë të moralit”. (Kalem 4)

Thënie të Muhamedit a.s.

“Kur e pyetën Muhamedin a.s rreth së mirës dhe së keqës, u përgjigj: “E mira është virtyti dhe devotshmëria, kurse e keqja është ajo që të shtrëngon dhe bezdis zemrën dhe nuk dëshiron që ta marrin vesh të tjerët”. (Muslim)
“Më i miri prej jush është ai që ka sjelljen më të mirë”. (Buhari)
“Nuk ka gjë më të rëndë në peshoren e besimtarit ditën e llogarisë sesa sjellja e mirë, dhe se gjëja më e urryer tek Allahu është sjellja e keqe dhe ai ë flet fjalë të pista”. (Tirmidhi)
U pyet i dërguari i Allahut Muhamedi a.s, se cila është ajo gjë që do i fus njerëzit më së shumti në Xhenet? Ai u përgjigj: “Devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë. Ajo ë do i fusi njerëzit më së shumti në Xhehenem është goja dhe organet gjenitale”. (Tirmidhi)
“Besimtari që ka besimin më të plotë, është ai që ka sjelljen më të mirë dhe është i dashur dhe i ëmbël me gruan dhe gjithë familjen e tij”. (Tirmidhi)
“Me të vërtet ata besimtarë që kanë sjelljen e mirë, arrijnë edhe gradën e atyre që falen e agjërojnë shumë”. (Ebu Davud)
“A doni t’ju lajmëroj rreth adhurimit më të lehtë dhe nuk është e lodhshme për trupin? –Ajo është heshtja dhe sjellja e mirë”. (Ibn Ebi Dunja)
“Besimtari është respektuar me fenë që i ka dhuruar Allahu, është nderuar me mendjen dhe dallohet me sjelljen e tij”. (Ibn Hiban)
“Unë do ta prijë atë njeri drejt një prej periferive të Xhenetit nëse e len debatin edhe nëse ka të drejtë, dhe do ta prijë drejt mesit të Xhenetit atë që len gënjeshtrën edhe kur bën shaka, dhe do ta prijë drejt lartësive më të mëdha në Xhenet atë që sillet mirë”. (Ebu Davud)
“Më i dashuri prej jush tek unë dhe më afër meje Ditën e Gjykimit është ai që ka sjelljen më të mirë”. (Tirmidhi)
“Sjellja e mirë i shkrin gjynahet ashtu siç e shkrin uji borën dhe sjellja e keqe e prish punën e mirë ashtu siç e prish uthulla mjaltin”. (Bejheki)
“Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqën ktheje me të mirë, se e mira e fshin të keqën dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë”. (Tirmidhi)
“O Zoti im, zbukuroje sjelljen time ashtu siç përsose krijimin tim”. (Ahmed)
Një dijetarë ka thënë: “E mësova heshtjen nga llafazanët, e mësova punën nga dembelët, e mësova thjeshtësinë nga mendjemëdhenjtë dhe po ju them se këta mësues janë të pavlerë”.
Po ashtu ka thënë: “Edhe në rrizk nuk ka bereqet ai që nuk ka sjelljen e mirë”.

Allahu xh.sh na bëftë me sjellje sa më të mirë në këtë botë, dhe na bëftë shembull për të mirë me njerëzit që jetojmë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi