Allahu i madhërishëm në Kur'anin Fisnik urdhëron e thotë:
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. e ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (ato ditë të numëruara janë) muaji i ramadanit që në te (filloi të) shpallet kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). e kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. all-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) që të plotësoni numrin, ta madhëroni all-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni." (el bekare, 183-185).
Na erdhi pra muaji i bekuar dhe i uruar ramazani, me madhështinë e tij, andaj shpresojmë se do ta kemi fatin që sërish shpirtërisht do t'i kushtohemi ibadetit, do t'i përjetojmë ditët e tij shumë të bukura me agjërim dhe netët shumë të ndritshme me ndeja, vizita të shumta, ligjërata të dobishme dhe teravi.
Po e presim me padurim muajin e rilindjes dhe pastrimit shpirtëror, muajin e afrimit të besimtarit me burimin e udhëzimit të fuqisë dhe bukurisë.
Sikurse gjethet që dalin nga pemët, lulet që lulëzojnë dhe farat që hidhen në pranverë për të dhuruar fruta të shumëfishta, ashtu edhe ky muaj i bekuar është pranverë për zemrat dhe shpirtrat e besimtarëve.
Tani është koha të mendojmë për vetveten. jemi më të vjetër për një vit. jemi më afër udhëtimit të cilit nuk mund t'i shmangemi. a jemi të përgatitur për këtë udhëtim? për këtë allahu i madhërishëm e ka dhënë jetën e kësaj bote si përgatitje për këtë udhëtim. a nuk është qesharake të ndërtosh shtëpinë ku do të qëndrosh vetëm për pak kohë? ja edhe një mundësi. islami gjithnjë ofron mundësi, sepse xhehenemi është vend i tmerrshëm. a mendon për këtë o vëlla dhe ti oj motër?! ã‡farë ke planifikuar? ã‡farë do të bësh këtë ramazan?
Qëllimi i ramazanit është devotshmëria. shpërblimi i tij nuk ka as madhësi e as kufi, si㧠është theksuar në hadithin kudsi: "ã‡do punë e njeriut i përket atij përve㧠agjërimit. ai është i imi dhe unë për të shpërblej".
Në muajin e ramazanit filloi shpallja e kur'anit. a jemi me këtë libër? ã‡farë do të thotë për ne kur;ani? në ramazan është bërë obligim agjërimi si mjet e jo si qëllim. edhe namazi, zekati, haxhi nuk janë qëllim, por mënyra për të arritur qëllimin. këto janë ibadete për ta arritur kënaqësinë e allahut, për ta arritur devotshmërinë (leal-lekum tet-tekun). për t'u bërë të pastër dhe të sinqertë, për t'u mbrojtur nga ajo që shkakton hidhërimin e allahut, për t'u mbrojtur nga zjarri i xhehenemit, për t'u mbrojtur nga sëmundjet organike e shpirtërore (psikike), për t'u mbrojtur nga sëmundjet e individit dhe shoqërisë, për t'i mbrojtur familjet tona, për t'u mbrojtur nga pasionet, egoizmi dhe epshet. muhammedi a.s. ka thënë: "agjërimi është mburojë". sa fjalë e shkurtë, por me kuptim të madh.
Ramazani është muaj i ndryshimeve. imani i dobët bëhet i fortë. ngritët niveli i diturisë, urtësisë, unitetit, solidaritetit dhe mirësisë.
Ramazani është muaj i aksionit, veprave, planifikimit dhe dëshirave. prandaj zgjoje imanin tënd që të shndrit në mirësi. "o agjërues, mos e shuaj vetëm urinë dhe etjen tënde, por shuaje edhe urinë dhe etjen e të tjerëve".
Qëllimi i ibadetit tonë është që të arrijmë kënaqësinë e allahut, andaj ã§do gjë ktheje në ibadet. gjithnjë fluturoni kah qëllimi i lartë, firdevsi është i lartë. xheneti është jashtëzakonisht i pastër. hyritë tejet të bukura. frutat tejet të ëmbël, andaj shfrytëzoje ã§do minutë për vepra të mira. mos harro namazin e natës, dhikrin dhe lutjet. ã‡do ditë lexo kur'an, studio ã§do verset dhe medito për të.
Vëlla dhe motër! allahu do të na pyes për jetën, për rininë, për shëndetin, pasurinë dhe diturinë.
Vëllezër dhe motra besimtarë të sinqertë, përgatituni që ramazanin ta pritni sa më mirë, edukohuni me porosinë e lartë të tij, merreni ngjyrën e bukur të tij, fitoni dobi prej urtësisë dhe mirësisë së tij.
Urime muajin e bekuar dhe të uruar ramazan!