Itikafi, rituali i qëndrimit në xhami vetëm për qëllime adhurimi dhe meditimi do të rifillojë në Xhamitë e Shenjta. Kjo pason pas një ndërprerje dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Pejgamberit a.s. ka paralajmëruar se vaksinimi i plotë është një parakusht për kryerjen e Itikafit.
Një zonë e veçantë është caktuar për ata që dëshirojnë të kryejnë Itikafin larg besimtarëve tjerë, tha një zyrtar në Presidencën e Përgjithshme.
Leja e Itikafit është e vlefshme vetëm për 10 ditët e fundit të Ramazanit – duke filluar nga nata e datës 21 dhe përfunduar në ditën e parë të Fitër Bajramit.
Rreth 100,000 besimtarë bënin itikaf në dy xhamitë gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit.
Në vitin 2019, Presidenca kishte ndarë çatitë e xhamive për itikaf me rafte dhe kasaforta të veçanta. Secilit adhurues i jepet dollapi i tij me çelës për mbajtjen e sendeve të tij, të cilat përfshijnë një qilim lutjesh, jastëk, çarçaf të lehta dhe rroba ihrami.
Presidenca ka hapur gjithashtu një portal online për të dhënë udhëzime dhe lehtësira regjistrimi për besimtarët e mundshëm që synojnë të kryejnë itikafin.