Topat prej balte


Duke eksploruar shpellat përgjatë bregut të detit, një burrë gjeti një çantë rrecke me shumë topa balte të tharë.
Dukej sikur dikush kishte mbështjellë baltën me dorë në topa të vegjël dhe i kishte lënë në diell për t'u pjekur. Pasi kjo gjë iu duke shumë interesante, vendosi t’i marrë me vete. Duke ecur përgjatë plazhit, ai filloi t’i gjuante topat e baltës në det sa më larg që mundte. Për një moment nga dora i ra një top dhe u thye. Burri u befasua kur pa se brenda baltës së tharë ishte i mbështjellë një gur i bukur dhe i çmuar. I emocionuar, filloi t’i hapte topat e mbetur prej balte dhe vërejti se secila mbante një thesar të ngjashëm.
Ai gjeti një pasuri të konsiderueshme në ato pak topa balte që i kishin mbetur.
Burri u shtang, pasi iu kujtua se gjatë shëtitjes kishte hedhur mbi dyzet topa prej balte bashkë me thesarin e tyre të fshehur duke humbur një shans të artë për t’u bërë i pasur.


Kjo histori është një analogji për qëndrimet tona ndaj të tjerëve. Shikojmë dikë dhe tek ai e shohim vetëm pjesën e jashtme, e cila nuk duket gjithmonë e bukur, prandaj na duket më pak i rëndësishëm, duke mos u munduar të gjejmë thesarin e fshehur brenda tij. Në secilin njeri ekziston një thesar. Nëse i kushtojmë pak kohë për ta njohur, prej tij do filloj të zhvishet balta, dhe vlera e tij do të filloj të duket, ndërsa ne do të fitojmë një thesar ... një miqësi njerëzore.

Mos ta vendosim veten në situatën e njeriut i cili kishte hedhur një pasuri, duke mos e vërejtur se ajo pasuri ishte fshehur në copa balte. Le t'i shohim njerëzit në jetën tonë ashtu siç e meritojnë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme