Mbi 1400 vjet më parë, Muhamedi, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi te, mori një pjesë të vogël të një hurme arabie dhe ia vendosi në gojë një fëmije të porsalindur.
Ai e shtypi derisa u zbut hurma dhe më pas e fërkoi në qiellzën e foshnjës së porsalindur.
Ky veprim (sunnet) i Pejgamberit a.s., në Islam quhet Tahnik.
'Sot', BBC News dhe Universiteti i Auckland kanë raportuar se "ekspertët" konfirmuan se:
- "Një dozë sheqeri e dhënë si xhel, e fërkuar në brendësi të faqes/qiellzës se fëmijës se sapolindur është mënyra me efektive për të mbrojtur foshnjat e lindura para kohe nga dëmtimi i trurit."
Kuptohet pse muslimanët ndjekin Sunetin (veprat), këshillat e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te, pa i vënë fare në dyshim ato.
Shkenca vetëm tani po zbulon një traditë që u prezantua mbi 1400 vjet më parë, sepse Islami ishte dhe është linja e parë e zhvillimit.
Azem Kovaçi