Mërgimtari nga Gjermania financon renovimin e minarës së xhamisë në fshatin Çabër



Një mërgimtar nga fshati Çabër i Zubin Potokut ka marrë një vetiniciativë për të renovuar minarën e xhamisë së këtij fshati.

Nimon Veseli i cili jeton në Gjermani, thotë se këtë investim po e bën për ndër të fshatit.
“Unë e kam ba për Zotin, për familje dhe për nder të fshatit e xhematlinjëve dhe hoxhës që e kemi shumë të mirë”, tha ndër të tjera Veseli në një intervistë televizive.
Kurse imami i xhamisë Besim Kurti, tregon se ka kohë që minarja ishte vjetruar dhe e vlerëson lartë që financimi u bë me vetiniciativë.
Renovimin e minares e mirëpritën edhe xhematlinjtë poashtu, të cilët u shprehën të gëzuar duke thënë se ky investim ka qenë i nevojshëm.
Xhamia e fshatit Çabër që është i vetmi vend i banuar me shqiptarë në komunën e Zubin Potokut ishte ndërtuar në vitin 2007.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kurbani 2022