Vërtetimi i pejgamberisë (Shpalljes)
“Elif, Lim, Mim. Shpallja e këtij Libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve. Ata thonë: “Ai (Muhamedi) e trilloi atë” Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt që t'u tërheqësh vërejtjen një populli, të cilit para teje nuk i ka ardhur ndonjë paralajmërues (pejgamber), që të udhëzohen në rrugën e drejtë. ” (Es-Sexhde, 1-3)
Koment
1. ELlif, Lim, Mim.
Edhe kjo sure mekase, fillon me shkronjat simbolike, të cilat i hasim në fillim të 29 sureve kuranore. Këto shkronja, janë shenja të urtësisë hyjnore, të cilat askush, përveç Allahut, nuk mund t'i deshifrojë, ndonëse dijetarët janë përpjekur të japin ndonjë mendim për këtë apo atë kuptim të tyre.
Janë dhënë mendime të shumta nga dijetarët ëpër kohë, madje disa transmetime arrijnë edhe deri te sahabët e mëdhenj, por ne do të përqendrohemi vetëm në ato më kryesoret: Disa mendojnë se këto shkronja simbolike janë Emra të Bukur të Allahut: disa se janë betime të Allahut: se janë emra të Kuranit e disa të tjerë se janë emra të sureve kuranore. Ka edhe të tillë që anojnë kah mendimi se këto shkronja simbolike janë emra të Pejgamberit a.s., siç është rasti me suret “TaHa”, “Tasim”, “Tasin” dhe Jasin”. Ka prej dijetarëve që thonë se këto shkronja simbolike janë fshehtësi e Kuranit. Në lidhje me këtë mendim, Kurtubiu në tefsirin e tij, citon nga Amir esh-Shabiu dhe Sufjan eth-Thevriu si dhe nga një grup hadithologësh që të kënë përcjellë thëniet e Ebu Bekrit dhe Aliut r.a. në lidhje me këto shkronja simbolike, duke thënë se ato janë fshehtësia e Allahut në Kuran. Ai në çdo Libër të Tij të shenjtë ka vendosur sekrete. Këto shkronja hyjnë në sferën e “nuteshabih”, me to është veçuar Allahu në Dijen e Tij dhe nuk na takon neve të flasim për to, por i besojmë ato dhe i lexojmë ashtu siç kanë ardhur.(1)
Të njëjtin mendim se këto shkronja janë fshehtësi të Allahut, misterin e të cilave nuk e di askush pos Tij, e ka thënë edhe Imam Sujutiu(2), ndërkohë që Imam Shevkaniu këto shkronja i konsideron prej gjërave “nuteshabih”, fshehtësia e të cilave është vetëm në Dijen e Allahut. Ai ndër të tjera thotë: “Ne nuk dëshirojmë të flasim rreth tyre, por i besojmë ato ashtu siç kanë ardhur dhe ai që mundohet të flasë rreth kuptimit të tyre, i ka tejkaluar kompetencat e veta, ka gabuar dhe ka devijuar nga synimi që e ka dëshiruar Allahu.(3)
Shejh Sharavi, në lidhje me këto shkronja hyrëse të sures Es-Sexhde, thotë: “Meqë i Madhërishmi e përfundoi suren paraprake Llukman me ajetin që flet rreth pesë të fshehtave hyjnore, është e natyrshme që edhe fillimi i kësaj sureje “Es-Sexhde” të ndjekë të njëjtën rrjedhë, që nënkupton se edhe këto tri shkronja simbolike nënkuptojnë një prej fshehtësive të Allahut, prandaj secili që i qaset komentimit të këtyre shkronjave, patjetër në fund duhet të thotë: “Vallahu aëlem-Allahu e di më së miri”.(4)
Ndërkohë që numri më i madh i dijetarëve bashkëkohorë anojnë kah mendimi se këto shkronja janë mrekulli e shprehjeve kuranore, për të sfiduar arabët e atëhershëm. Ky mendim mbase edhe mund të jetë më i pranuari, sepse këto shkronja, vërtet paraqesin sfidimin më të madh për kurejshët dhe fiset përreth tyre në Gadishullin Arabik, duke ua bërë me dije se ky Kuran përbëhet prej shkronjave dhe fjalëve arabe, që ata i njihnin shumë mirë. Nëpërmjet këtij sfidimi Allahu xh.sh. dëshiroi t’ua shfaqte haptazi paaftësinë e tyre për të sjellë diçka të ngjashme me Kuranin, ndonëse ata shquheshin atëbotë për oratori të shkëlqyer dhe për poezi me kuptime të thella e shumë- dimensionale. Megjithatë, kurejshët, para kësaj sfide hyjnore mbetën të gjunjëzuar e të mposhtur. Karakteristikë shkronjave simbolike është fakti se, menjëherë pas tyre, në të shumtën e këtyre sureve është përmendur Kurani famëlartë si libër plot urtësi, si libër i zbritur prej të Plotfuqishmit për ta udhëzuar njerëzimin, gjë e cila është përsëritur edhe në suren “Es-Sexhde”, në ajetin e dytë të saj, sa për t'i vënë në dijeni jobesimtarët nëpër kohë, se Kurani vërtet është Fjalë e Allahut e zbritur te i Dërguari i Tij i fundit- Muhamedi a.s., si këshillë dhe udhëzim për mbarë njerëzimin.
2. Shpallja e këtij Libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve.
Allahu i Plotfuqishëm në ajetin e dytë të kësaj sureje, fuqishëm u kundërvihet shpifjeve dhe përgënjeshtrimeve të mushrikëve mekas, duke vërtetuar se ky Kuran, pa asfarë dyshimi është zbritje nga ana e Tij. Për ta përforcuar këtë gjë, Ai e thekson se është Vetë Ai që ka zbritur Kuranin fisnik, duke përfunduar ajetin me fjalët: “nga Zoti i botëve”, e cila fjalë heq çdo dyshim nëse ky Libër i zbritur është nga Allahu apo jo. E ka quajtur “Libër” sepse është i shkruar në fletë në Levhi Mahfudh, e pastaj nga aty i është përcjellë Xhibrilit a.s. që ky, me lejen e Zotit, ta përcillte në forma të ndryshme të inspirimit deri te i Dërguari a.s., e prej tij të shkruhej sërish në fletë e të bëhej Libër, ashtu siç e kemi sot në duart tona.
Në fillim të Shpalljes, idhujtarët ironizuan me ajetet kuranore, madje shkuan aq larg sa të pretendonin se këto ajete janë përralla e legjenda të moçme, të cilat dikush po ia diktonte Muhamedit a.s., etj. Këtë pohime të tyre i ka portretizuar ajeti i 5-të i sures El- Furkan, në të cilin thuhet: “Dhe ata thonë: “Këto janë legjenda të të parëve: të cilat ai (Muhamedi) kërkoi t'i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.
Por, Allahu i gjithëdijshëm, duke ditur se do të ketë pretendime të tilla te jobesimtarëve, për kontestimin e Kur- anit nëse është fjalë e trilluar nga Muhamedi a.s. apo është Fjalë e Zotit, në një numër të madh ajetesh kuranore, vërteton se zbritja e tij është drejtpërdrejt nga Ai, si p.sh.: “I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Furkanin (Kuranin) robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët” - (El-Furkan, 1)
Pastaj: Thuaj: “Atë e ka zbritur (shpallur) Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që fal shumë, është mëshirues”. - (El-Furkan, 6)
Pastaj: Ne me të Vërtetën e zbritëm atë (Kuranin) dhe me të Vërtetën është zbritur.” - (El-Israë, 105), etj”(5)
Pra, të gjitha këto ajete vërtetojnë bindshëm se ky Libër është i zbritur nga ana e Allahut xh.sh., - Zotit të botëve, dhe në këtë pikë, nuk ka vend e as hapësirë për ndonjë dyshim. Arsyeja pse i Madhërishmi e ka përfunduar këtë ajet me fjalët: “nga Zoti i botëve”, është se Emri i Bukur i Allahut “Rabb” përfshin tri kuptime njëkohësisht: Zotin si Krijues, si Sundues dhe si Mbikëqyrës të kësaj Ekzistence.(6)
3. Ata thonë: “Ai (Muhamedi) e trilloi atëz Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt tënd që tu tërheqësh vërejtjen një populli, të cilit para teje nuk i ka ardhur ndonjë paralajmërues (pejgamber), që të udhëzohen në rrugën e drejtë.
Idhujtarët mekas të përhumbur në agoninë e arrogancës dhe krenarisë së tyre fisnore, shpifën e çnuk thanë për Muhamedin a.s. dhe për Shpalljen që po i zbriste. E akuzuan për çmenduri, i thanë së ishte fallxhor, e etiketuan si të sëmurë e pastaj filluan të shpifnin e të thoshin haptazi se ky Kuran u ngjason legjendave të të parëve, se këtë Kuran, është duke e trilluar ky vetë, se këtë Kuran po ia dikton një i huaj që ka njohuri të librave të mëhershëm etj...(7) Mirëpo të gjitha këto pretendime të tyre ua zhdavariti i Plotfuqishmi në këtë ajet të sures “Es-Sexhde” kur u thotë: “Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt që t'u tërheqësh vërejtjen një populli, të cilit para teje nuk i ka ardhur ndonjë para- lajmërues (pejgamber), që të udhëzohen në rrugën e drejtë.”
Ky ajet nënkupton që fjalët e idhujtarëve janë të kota dhe të padenja, ndërsa Kurani është e vërteta, zbritje nga Krijuesi i kësaj ekzistence. Për më tepër, në këtë ajet sqarohet edhe urtësia dhe qëllimi i zbritjes së Kuranit famëlartë që, nëpërmjet porosive dhe këshillave të tij, tu tërhiqet vërejtja idhujtarëve të pabindur, të cilëve para Muhamedit a.s.. nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber tjetër që t'i udhëzonte në rrugën e drejtë.
Në lidhje me pjesën e ajetit: “që t'u tërheqësh vërejtjen një populli, të cilit para teje nuk i ka ardhur ndonjë paralajmërues (pejgamber), disa dijetarë kanë dhënë mendimin se të synohen të gjithë njerëzit, e jo vetëm arabët, të cilët kanë jetuar në periudhën kohore ndërmjet Isait a.s. dhe Muhamedit a.s.. kohë në të cilën, sipas studiuesve islamë, nuk pati ndonjë pejgamber të dërguar nga Allahu xh.sh..(8)
Porosia e këtyre ajeteve - (1-3)
- Kurani famëlartë ishte sfidë për idhujtarët në kohën e zbritjes e i tillë do të mbetet për secilin jobesimtar deri në Ditën e Gjykimit.
- Kurani është Fjalë e Allahut, është i zbritur prej Zotit të botëve.
- Kurani as nuk është magji, as poezi, as fall e as legjendë apo mit i të parëve, ashtu siç e quajtën idhujtarët mekas, por në të ka këshilla dhe tërheqje të vërejtjes për njerëzit që dëshirojnë të përudhen në rrugën e drejtë.
— vijon –
1. Imam Kurtubiu, El-Xhamiu li ahkami-l Kuran, Bejrut, 2006, vëll. 1, f. 237 (Me redakturë të dr. Abdullah bin Abdulmuhsin et- Turki): Dr. Muhamed Ebu Firah, El-Huruf el mukattaati fi evaili-s-suveri-l kuranijjeti, Xhedë-Arabia Saudite, 1983, f. 202.
2. Imam Sujutiu, El-Itkan fa Ulumi-l Kuran, Bejrut, 2008, f. 436, (Redaktuar nga Shejh Shuajb el Arnauti).
3. Imam Shevkaniu, Fethul Kadir, vëll. 1, ff. 101-104. 4. Shejh Sharavi, Havatiri havle-I Kurani-l Kerim, vëll. 19, f. 11776.
5. Shih: Abdulbamid Kishk, Fi Rihabi-t- Tefsir, vëll. 21, f. 4053.
6. Muhamed bin Salih Uthejmin, lefsiru-l Kurani-l Kerim-Suretu-s-Sexhdeti, Kasim, 1436 h.,f. 11.
7. Muhamedini-l Emin bin Abdullah El Arumij, Hadaiku-r-rrevhi ve-r-rrejhan fa revabi ulumi-l Kuran, Bejrut, 2001, vëll. 22, f. 331.
8. El-Xhamiu li ahkami-l Kuran, vëll. 17, f. 7.
Sabri Bajgora