Sprova në pasuri
E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembull dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre të dyjave, bimë të tjera. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë. Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: (duke iu krenuar) “Unë kam pasuri më shumë se ti, e, kam edhe krah më të fortë! “Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos be suar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj se zhduket kjo, kurrë! Dhe nuk besoj se do të ndodhë kiameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo”. Duke e polemizuar atë, shoku i tij i tha: “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?” “Por për mua, Ai, Allahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askënd!” E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shae All llah, la kuvveteil-la bil-lah” (Allahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët). Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi nga qielli, e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur). Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!” Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kul met e saj, dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim, askënd shok!” E nuk pati krah (grup), përveç Allahut të vërtetë, që t’i ndihmojë atij, dhe nuk mundi ta pengojë. Në atë vend ndihma është vetëm e Allahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë, dhe te Ai është përfundimi më i mirë. (El-Kehf, 32-44)
Lidhshmëria e këtyre ajeteve me ato paraprake
Në ajetet paraprake pamë, që Allahu i Madhëruar urdhëronte të Dërguarin e Tij, të ndiqte ndejat e të varfërve besimtarë, e të mos u përgjigjet kërkesave të jobesimtarëve të pasur, të cilët insistonin tek Resulullahu s.a.v.s., që t’i dëbonte të varfrit nga ndejat e tij, sepse ata e ndienin veten të irrituar nga bashkëndeja me ta. Ata, madje nuk mund të duronin as erërat e trupave të tyre. Këtë nuk e bënin për diç tjetër, përveçse nga mendjemadhësia, që ua kishte verbuar sytë, e ua kishte ndryshkur zemrat. Në këto ajete, i Lartmadhërishmi sjell shembullin e një të pasuri jobesimtarë, skajshmërish mosmirënjohës për dhuntitë e Allahut ndaj tij, dhe të një të varfri besi mtar, të durueshëm në varfërinë e tij. Ajetet në vazhdim rrëfejnë, sesi Allahu dërgoi ushtritë e tij të padukshme nga qielli, duke ia shkatërruar dy kopshtet të pasurit, duke i shndërruar në djerrina të shkreta. Kjo tregon se pasuria, nuk duhet të jetë shkak i krekosjes dhe i mburrjes, sepse ajo është relative dhe kalimtare, kurse krenaria dhe mburrja e vërtetë duhet të jetë vetëm devotshmëria ndaj Krijuesit Fuqiplotë, e cila zakonisht i stolis zemrat e njerëzve të varfër me plot iman.
32. “E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfan jakët) si shembull dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre të dyjave bimë të tjera”.
Allahu i Lartmadhërishëm sjell këtë shembull për idhujtarët dhe të ngjashmit me ta, të cilët tregonin haptazi mendjemadhësi e fodullëk, duke refuzuar ndejat me të varfrit nga radhët e muslimanëve, sepse pretendonin se ishin më superiorë se ata, qoftë me pasuri qoftë me prejardhje!!!
Mu për këtë arsye, Allahu xh.sh. urdhëron të Dër guarin e Tij-Muhamedin a.s. që idhujtarëve, që dëshiro nin dëbimin e muslimanëve të varfër nga ndejat e tyre, t’u sillte shembullin e dy njerëzve, njërin prej të cilëve e kishte vënë në sprovë të pasurisë, duke i dhuruar dy kopshte me rrush dhe pemë me fruta të llojllojshëm, ndërkohë që këto dy kopshte ishin të rrethuara nga të gjitha anët me palma (hurma). Ndërsa tjetrin, Allahu e kishte sprovuar me varfri, e i cili përballonte shumë mirë këtë sprovë.
Ashtu siç thamë më lartë, ngjarja përshkruan dy vëllezër nga beniisrailët, por mund të jetë shembull i vlefshëm për çdo kohë dhe për çdo vend, saherë që mburrja me pasuri shkakton mohimin e dhuntive të Krijuesit fuqiplotë, e kjo nënkupton mohimin e vetë, Allahut xh.sh..
33. “Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë”.
Që të dyja kopshtet e të pasurit, jepnin fruta me bollëk, duke i shtuar edhe më pasurinë e tij. Ndërsa hijeshinë e këtyre kopshteve ia shtonte edhe më tepër një lumë i vockël, i cili rridhte përmes tyre, dhe ujiste kopshtet në të gjitha anët. Vetëm pamja e këtyre kop shteve me një lum që rrjedh në mes, shkakton ndjenja të relaksit dhe të qetësisë shpirtërore, dhe kjo do të duhej të ishte shkas, që pronari të ishte një besimtar mirën johës. Mirëpo, një gjë e tillë nuk po ndodhte. Shejtani i mallkuar kishte mbizotëruar mbi shpirtin dhe mendjen e tij, duke e bërë një njeri të pandjenja...
34. “Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai, atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: (duke iu krenuar) “Unë kam pasuri më shumë se ti, e, kam edhe krah më të fortë!”
Ky njeri që ishte vënë në sprovë të pasurisë, kishte edhe pasuri tjetër përveç kopshteve, sepse frutat që i shiste, i sillnin të ardhura të majme në ar dhe argjend. Ai qe “verbuar” tërësisht nga kjo pasuri, saqë duke u krekosur me mendjemadhësi, po i thoshte shokut apo vëllait të tij: “Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!” Ai mendonte se tërë këtë pasuri dhe begati që po e shijonte ishte fryt i punës apo e aftësisë së tij. As që i shkonte ndërmend se pasuria është kalimtare, vjen e shkon, se është një amanet nga Allahu i lënë në duart tona për një kohë të caktuar. Ai po i thoshte besimtarit të varfër se kishte pasuri më shumë se ai, se, kishte fëmijë, shërbëtorë, e farefis, të cilët i dilnin krah, ndërsa ky, (i varfri) nuk kishte asgjë, as pasuri e as... duke vazhduar me mendjemadhësi ta nënçmonte. Ai ishte i bindur se pasuria që kishte, ishte e përhershme, dhe nuk do të zhdukej kurrë, sepse besimi i tij ishte në nivelin më të ulët, apo më mirë të themi, nuk kishte fare besim, se kishte edhe botë tjetër pas vdekjes...
35. “Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj se zhduket kjo, kurrë!”
Ai i cili e ka zemrën të mbyllur me kufër, mendon se pasuria, shëndeti dhe çdo gjë tjetër në këtë botë, janë të përhershme e të pazhdukshme. Nisur nga ky fakt, mendjemadhësia, që ka kapluar mendjen e tij, ia verbon sytë, dhe ia kufizon të menduarit logjik dhe largpamës, prandaj edhe mendon se do të jetojë përgjithmonë në këtë kënaqësi, i kredhur në begati të “pafundme”.
Ky i pasur mendjemadh, mbase nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë mizorie po i bënte vetvetes me kufrin-mosbesimin e tij. Ai teksa shihte pemët plot fruta, lumin që po rridhte qetë-qetë në mes të kopshteve me gurgullimën e tij, dhe teksa dëgjonte cicërimat e zogjve, as që mund të imagjinonte dot se kjo mund të zhdukej një ditë...
36. “Dhe nuk besoj se do të ndodhë kiameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo”.
Në momentet kur njeriut, shejtani i mallkuar ia zbukuron e hijeshon këtë botë, atij i mbyllet të menduarit për botën tjetër. I tilli nuk mund të imagjinojë, e në fakt as nuk dëshiron të besojë se tërë mirëqenia në të cilën është në këtë botë, një ditë mund të përfundojë. Atij i duket sikur ta kishte përjetuar një ëndërr të mirë, e pastaj rrëmbimthi të zgjohet dhe ta sheh veten në realitetin, të cilin nuk e ka paramenduar. Prandaj edhe nuk dëshiron të “zgjohet” nga kjo ëndërr. Pikërisht, kjo është arsyeja, që i tha të varfrit: “nuk besoj se do të ndodhë kiameti, (dita e gjykimit)...”.
Pacipësia e këtij njeriu në raport me Krijuesin e tij, po vazhdonte edhe më tej, sepse po i drejtohej shokut apo vëllait të tij, para të cilit po mburrej pa të drejtë, se nëse ajo Ditë, për të cilën po pretendonte se do të vijë, atëherë, gjithsesi, duhej të kishte pasuri dhe mirësi më të shumta edhe më të mëdha në botën tjetër, sesa në këtë botë. Ai mendonte se meqë Allahu i kishte dhënë pasuri në këtë botë, në botën tjetër do të kishte edhe më shumë privilegje e pasuri sesa çdokush tjetër.
Ky njeri, shihet qartë që ishe gabimtar në të dyja rastet: së pari që mohoi ardhjen e ditës së Kiametit, e së dyti, që edhe nëse rastësisht vjen kjo ditë, mendonte se edhe në botën tjetër do të jetë i pasur e i privilegjuar. Këto janë fjalët e mohuesve të Ditës së Gjykimit, ashtu siç ka ardhur edhe në një vend tjetër në Kuran, ku jobesimtari thotë: “E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: “Këtë (pasuri) e kam arritur vetë (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kiameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!” Ne patjetër do t’i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t’u japim të përjetojnë dënim të rëndë.” - (Fussilet, 50)
Pikërisht, duke parë kufrin-mosbesimin e shokut të tij, i varfri besimtar, në përpjekje që të këndellte këtë mendjemadh të humbur në iluzionet e pasurisë, filloi ta këshillonte...
37. “Atij, ai shoku i vet (besimtari) i tha: (duke e polemizuar) “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?”
Këshillat e sinqerta, kur vijnë nga njerëzit e mirë, të devotshëm e të sinqertë, janë gjithmonë të mirëseardhura, sepse qëllimi i tyre është të na udhëzojnë në rrugën e drejtë, e të na shmangin nga rruga e devijuar, për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm. Nga ky ajet fillon një bisedë që synon ta këndellë jobesimtarin e zhytur në mëkate e mendjemadhësi, i cili kishte mohuar edhe Krijuesin e tij-Allahun xh.sh. Prandaj besimtari i varfër, duke e qortuar i tha: “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?”. Kjo në kuptim më të lirë sikur i bie: Or i mjerë, si ke guxim ta mohosh Allahun që të krijoi nga dheu, dhe të përsosi e të bëri njeri komplet? Si ke guxim që ti, si një copëz e pavlerë dheu-balte, të ngrihesh kundër Krijuesit tënd, duke e mohuar Atë. Ai të dhuroi çdo të mirë në këtë jetë, e përveç kësaj të dhuroi edhe pasuri, ndërsa ti mendon se vetë e ke arritur tërë këtëmirëqe nie? Besimtari, me këtë gjest sikur dëshironte t’ia bënte me dije shokut apo vëllait të vet mohues, se distancohej nga ngurtësia që i kishte kapluar atij, zemrën...
38. “Por për mua, Ai Allahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askënd!”
Zemra e këtij besimtari që po pulsonte me ritmin e Imanit të pastër, ishte një zemër në të cilën kishte zënë vend dashuria ndaj Krijuesit të Tij. Ai me një bindje të plotë e të thellë, i paluhatur për asnjë moment në dëlirësinë e besimit të tij, vazhdoi e tha: “Por për mua, Ai Allahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askënd!”. Pra, unë nuk dua ta mohoj Atë që më krijoi, dhe ndonëse më sprovoi në këtë botë me varfri, zemrën dhe shpirtin e kam të pastër, andaj, në Ahiret do të kem mirësitë e pakufishme, të cilat ti o mohues nuk do t’i kesh...
39. “E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shae Allah, la kuvveteil-la bil-lah” - (Allahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).”
Këshillat e ngrohta të besimtarit për vëllanë e tij mohues po vazhdonin edhe më tutje. Ai i përkujtonte atij se do të duhej të besonte në Allahun, dhe çdo gjë nga mirësitë e kësaj bote, që i ishin dhuruar, t’ia atribuonte Atij, të gjithëfuqishmit e të gjithëpushtetshmit. Prandaj, vazhdoi besimtari: Kur hyre në kopshtet tua dhe të pëlqyen, e mbete i magjepsur nga bukuritë e tyre, ka qenë dashur ta falënderoje Allahun për këtë mirësi, që të dha fëmijë e pasuri. Këto janë caktime të Tij, dhe ti duhet të jesh falënderues.
Duke marrë për bazë këtë ajet, dijetarët tanë të mëhershëm, na kanë mësuar që kur të shohim diçka të mirë në familjen tonë, në fëmijë dhe në pasuri të themi: “Ma shae Allah, la kuvveteil-la bil-lah” - (Allahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij).” Në këtë kon tekst, është transmetuar edhe nga Pejgamberi a.s. të ketë thënë: “Nëse për mirësitë që Allahu ia jep një robi të Tij në familje, pasuri ose fëmijë, thotë:“Ma shae Al lah, la kuvveteil-la bil-lah” - (Allahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij).”, ai nuk do të shohë diç të keqe në ta, përveç vdekjes”.
Në një transmetim tjetër nga Ebu Musael-Esha’ariu, i Dërguari a.s. citohet t’i ketë thënë: “A të dëftoj për një thesar prej thesareve të Xhenetit: Ajo është: “La havle ve la kuvete il-la bil-lah”
Besimtari, vazhdoi edhe më tutje: “Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët)”, dije se ekziston edhe jeta tjetër. Atje rolet dhe pozicionet do të ndërrohen. Unë do të jem ai, të cilit Allahu ia ka garantuar pasurinë e përjetshme, e ti, do të jesh në ndëshkim të rëndë...
40. “Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fat keqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).” 41. “Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!”
Besimtari, tash po i drejtohej jobesimtarit me një krenari të cilën e karakterizonte siguria e plotë. Ai po ia thoshte troç atij: Nëse ai po e nënçmonte për shkak të pasurisë më të vogël, si dhe fëmijëve më të pakët në numër, atëherë le të përgatitej, sepse në botën tjetër do të ndërroheshin pozicionet. Për shkak të mosmirën johjes së tij ndaj Allahut, do të ishte i nënçmuari e i përbuzuri, kurse, ky i varfri, të ishte në mirëqenie të përjetshme. I varfri besonte se Zoti i tij do t’i jepte kop shte edhe më të mira sesa këtij gjynahqari në këtë botë.
Dhe, meqë nënçmimet dhe përbuzjet e të pasurit ndaj tij nuk po pranin, atëherë besimtari i varfër, iu lut Zotit nga thellësia e shpirtit, që ta ndëshkonte atë, me shkatërrimin e kopshteve të tij, me të cilët po mburrej e krenohej. E shkatërrimi i këtyre kopshteve me ndësh kim nga qielli mund të jetë në formë të shiut të rrëm byeshëm, me breshër, apo edhe me humbjen e ujit, të cilin nuk mund ta rikthejë më nga thellësitë e tokës...
42. “Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askënd shok!”
Duaja, ndaj atij që i është bërë zullum-padrejtësi, gjithmonë i gjen të hapura dyert e qiellit. Allahu dëgjon psherëtimat e atyre, që u është bërë e padrejtë, ose janë nënçmuar e përbuzur nga të tjerët në këtë botë, vetëm pse ishin të varfër dhe të lënë anash, dhe dërgon kohë pas kohe ushtritë e padukshme nga qielli, (ta panjohura për ne) që të ndëshkojnë dikë, që ka bërë tirani ndaj të tjerëve.
Ashtu edhe ndodhi... Allahu xh.sh. dërgoi ndëshkim in e merituar nga qielli, duke shkatërruar kopshtet e tij në tërësi. Asnjë fryt nuk kishte mbetur i paprekur. Çdo pëllëmbë e atyre kopshteve përrallore, që dikur lulëzo nin nga bukuria magjepsëse, ishte shkretuar.
I pasuri, kur hyri të nesërmen në kopshtin e tij, nuk po u besonte syve. Çdo pemë dhe fryt ishte shkatër ruar. Çdo gjë ishte kthyer mbrapsht. Lisa dhe pemë të rrëzuar gjithandej. A thua ku treti gjithë ajo pasuri brenda një nate të vetme. Ai tashme shihej se ishte thyer shpirtërisht, sepse po rrihte shuplakat e duarve të tij në shenjë pendimi për atë që i kishte ndodhur. Kudo që shkelte nëpër ish kopshtet e tij të shndërruar tashmë në gërmadha të shkreta thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askënd shok!”
Vetëm tash po i kujtoheshin fjalët dhe këshillat e ngrohta të shokut-vëllait të tij besimtar, i cili ia kishte tërhequr vërejtjen të mos jepej aq shumë pas pasurisë dhe të mirave të kësaj bote, sepse ato të shtynë dalëngadalë të rrëshqasësh në greminat e kufrit, pa e hetuar fare. Dhe kur të këndellesh, atëherë do të jetë tepër vonë të shpëtosh nga thellësitë e këtyre greminave të humbëtirës...
43. “E nuk pati krah (grup), përveç Allahut që t’i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë”. 44. “Në atë vend ndihma është vetëm e Allahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.”
Këto dy ajete shpërfaqin pafuqinë e të gjithë femohuesve dhe mendjemëdhenjve, kur ballafaqohen me ndëshkimin e Krijuesit të tyre. Në rastin konkret, Allahu xh.sh. Ia shkatërroi kopshtet jobesimtarit, dhe nuk pati mundësi askush të ndalte zbatimin e ndëshkimit të Tij. Atij (jobesimtarit) nuk i ndihmuan as të afërmit, as familja, as fëmijët, e madje as pasuria me të cilën mburrej e krekosej, për të shmangur dënimin e Zotit. Dhe pikërisht, në kësi rastesh, çdo njëri e sheh dhe e përjeton madhështinë e fuqisë hyjnore. Në këto momente të pafuqisë njerëzore, njeriu e vëren se sa i dobët e i pafuqishëm është. Si besimtari, ashtu edhe jobesimtari shohin veten të nënshtruar përulësisht para kësaj madhështie, por për këtë të fundit, tashmë edhe pendimi ështëi vonë. Nga pendimi mund të përfitojnë vetëm ata që me kohë e shohin gabimin e tyre dhe përmirësohen, përndryshe, gjykimi për paudhësitë e tyre në Ditën e Gjykimit është i pashmangshëm...
Ndërsa për besimtarët, Allahu është shumë Bujar dhe i Mëshirshëm. Ai shpërblen për veprat e mira në këtë dynja. E shpërblen pa kufi durimin e të varfërve në sprovën e varfërisë, duke Ia kompensuar shumëfish në botën tjetër. Dhe ai që e meriton kujdesin dhe shpër blimin e Allahut në botën tjetër, padyshim që do të jetë njeriu më i lumtur, dhe nuk ka përfundim më të mirë sesa ky.
Porosia e këtyre ajeteve: (32-44)
-Ngjarja e pronarit të dy kopshteve është shembulli më i mirë se Allahu i Lartmadhërishëm na sprovon në këtë dynja me lloj-lloj sprovash, e ndër to edhe sprova në pasuri. Shembulli i të pasurit, i cili ishte mashtruar nga pasuria e kësaj bote, të cilin kjo harlisje pas saj e kishte shpënë deri në mohimin e Krijuesit të tij, bëri që një ditë Allahu T’ia shkatërrojë kopshtet e tij, për t’Ia bërë me dije se pasuria e kësaj botë është e zhdukshme dhe kalimtare, ndërsa njeriun e varfër, i cili me durim e përkushtim të thellëu përball me sprovën e tij në varfëri, atë Allahu do ta shpërblejë në Xhenet me shpërblime të pakufishme.
- Ky rrëfim është shembull që duhet të merret për vlerat që zhduken dhe atyre që mbesin të përjetshme. Shembulli i këtyre dy shokëve, është shembulli më i mirë i mburrjes së pavlerë me bukuritë e kësaj bote, dhe i mburrjes me krenarinë e besimit të pastër në Allahun.
- Ngjarja e pronarit të dy kopshteve ndërlidhet fuq ishëm nga ana kuptimore edhe me ajetet 7-8 të po kësaj sureje: “Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë. Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të, dhé pa bimë (do të shkatërrojmë çdo gjelbërim)”.
- Mirësitë e Allahut në këtë botë, janë njëlloj si për besimtarët, ashtu edhe për mohuesit e Tij.
- Të pasurit, natyrisht me përjashtim të atyre që zemrat i kanë të mbushura plot iman, e që janë një pakicë e vogël, gjatë jetës në këtë botë janë vënë në sprovën e pasurisë. Shumica e tyre e kanë të vështirë të mos tundohen nga pasuria e kësaj bote. Këta njerëz zakonisht mburren me pasuri, me fëmijë, dhe me të “arriturat” e tyre, duke nënçmuar të varfrit dhe kategoritë më të ulë ta në pasuri. Këta mendojnë se atë pasuri e kanë arritur falë aftësive të tyre, duke harruar e injoruar faktin se pasuria është një amanet që na është lënë në dorë nga Allahu, dhe varësisht si do ta shfrytëzojmë atë, ashtu edhe do të shpërblehemi ose do të ndëshkohemi.
- I varfëri, i cili pasurinë më të madhe e ka besimin e pastër, të rrënjosur thellë në zemrën e tij, e ka për obligim që ta këshillojë të pasurin të mos sillet me mendjemadhësi, por të jetë besimtar i sinqertë, dhe që pasurinë e tij ta harxhojë në punët e mira dhe të lavdëruara për të cilat na ka urdhëruar Allahu xh.sh, duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj Tij.
- Pasuria, shpeshherë e shtyn njeriun drejt kufrit, drejt mohimit të ringjalljes, dhe ditës së Gjykimit. Ata që tundohen nga kjo pasuri kalimtare, shpirtërisht janë të zbrazët, meqë materializmi i ka pushtuar qeniet e tyre fund e krye, duke ua topitur e shkatërruar ndjenjat e tyre, njerëzore.
- Imam Maliku duke u bazuar në hadithin e Pegam berit se fjala “la havle ve la kuvete il-labil-lah” është një thesar prej thesareve të Xhenetit”, porosit që para se të hyjmë në shtëpitë tona të themi: “Ma shae Allahu-la kuvete il-la bil-lah”.
- Sprovat e kësaj bote vijnë për të gjithë, si për besi mtarët ashtu edhe për femohuesit. Këto sprova nuk mund t’i ndalë askush, sepse janë prej Allahut. Ai që i përballon me bindje dhe besim të paluhatshëm, në fund do të dalë fitimtar, ndërsa ai që bie në provim, del i humbur dhe i dështuar në botën e ardhshme. Allahu xh.sh. thotë: “Kush e dëshiron fitimin e botës tjetër (Ahiretit), Ne do t’ia shtojmë fitimin e tij, e kush e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim, por në botën tjetër, ai nuk ka hise.”
- Fuqia, pushteti dhe gjykimi final i takon vetëm Allahut në çdo kohë. Vullnetit dhe gjykimit të Tij i nën shtrohet çdo gjë në këtë ekzistencë, ashtu siç jep shenjë edhe ajeti 19 i sures El-Infitar: “...e tërë çështja i takon vetëm Allahut!”
(vijon)
Sabri Bajgora