Hixhama ose ‘Cupping therapy’ është përdorur edhe ne kuptimin për të hapur ‘Meridianët e Trupit’.
Ç’janë Meridianët?
Meridianët janë kanale në trupin tonë nëpër të cilat energjia kalon në trupin tonë tek çdo pjesë e trupit gjer në organet dhe indet më të thella të tij.
Kemi pesë Meridianë në shpine të cilat kur janë të hapura lejojnë të penetrojë dhe të udhëtojë energjia në të gjithë gjatësinë e trupit. Është zbuluar që Hixhama apo ‘Cupping’ është metoda e vetme më e mira për hapjen e këtyre Meridianëve të bllokuara.
Është vërtetuar plotësisht që Hixhama efekton trupin deri në thellësinë 10cm të tij, nga vendi i hixhames, duke shkaktuar kështu pastrimin e trupit nga toksinat e ndryshme, dhe aktivizuar gjëndrat limfatike përgjegjëse për imunitetin, duke pastruar kolonin e bllokuar, aktivizimin dhe pastrimin e venave, pastrimin e njollave të ndryshme në lëkurë, dhe mjekimin e venave varikoze pa tromboza.
Hixhama është metoda masazhuese më e mira deri më sot për indet e thella.
Hixhame është nga metodat më të mira të përdorshme dhe mbrojtëse për shëndetin e familjeve tona prandaj le të behet metoda e jetës tonë për një shëndet cilësor.
Metodat e aplikimit me kupat plastike është më modernja dhe kupat janë të shumëllojshme dhe praktike në perdorim.
Hixhama: ose Anglisht “Cupping Therapy” është një traditë autentike e Profetit Muhammad (paqja qoftë mbi të) e cila është përdorur që nga koha e tij me një sukses të paarritshëm në fushën e kurimit të sëmundjeve të ndryshme.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij...” (Kur’an 53:3)
Nga ky ajet kur’anor kuptojmë se çdo gjë që na shpjegohet dhe kërkohet nga Profeti Muhammad (paqja qoftë mbi të) që është vërtetuar se është korrekte ne duhet ta pranojmë si pjesë të Islamit dhe pjesë e veprës së Profetit (paqja qoftë mbi të).
Shikoni se çfarë thotë Muhammadi (paqja qoftë mbi të): “Nuk ka as edhe një sëmundje të vetme për të cilën nuk ka një kurë, një ilaç, përveq vdekjes e cila nuk kurohet”
Dhe një nga mrekullitë në fushën e trajtimit të sëmundjeve që sjell për ne Profeti yne (paqja qoftë mbi të) është edhe Hixhama, ose anglisht “Cupping Therapy”.
Ajo qe pranohet anonimisht në mënyrë të prerë është se vet Profeti Muhammad (paqja e Allahut qoftë mbi të) ka praktikuar Hixhamen tek bashkëkohësit e tij dhe ka inkurajuar me të madhe të tjerët ta bëjnë pas tij në të gjitha kohërat.
Pra Ç’është Hixhama ekzaktësisht?
Hixhama është një metodë historikisht e vjetër trajtimi e cila është përdorur për kurim në situata të ndryshme shëndetësore në gjithë botën në Lindje dhe në boten me kulturë Perëndimore duke dhënë rrezultate të larta kurimi.
Sëmundjet e lidhura me çrregullime të gjakut, si Hipertensioni arterial, problemet rheumatizmale si Artritet e ndryshme, dëmtimet dhe dhimbjet e nervit shijatik os ishiazit, dhimbjet reumatike të belit qafës me natyrë reumatike apo traumatike, migrenat me origjina të ndryshme, problemet Psikike të natyrave të ndryshme si ankthi, stresi, depresioni, si dhe probleme tjera mentale e psiko fizike.
Gjithashtu është provuar me sukses trajtimi i sterilitetit femëror e mashkullor.
Për efektet e hixhames kanë filluar të merren edhe shkencëtarët në qendra të ndryshme shkencore të botës për të kuptuar më hollësisht atë që po ndodh pas aplikimit të hixhames me qellim që ajo të futet edhe në programet shkollore universitare si mjet kurimi në shkollat e edukimit mjeksor në botë.
Historia dhe origjina e hixhames:
Tradicionalisht, hixhama eshte praktikuar në të gjitha kulturat në një formë ose në një tjetër.
Në Britani praktika e hixhama terapisë daton shumë heret që me themelimin e revistes mjekësore “the Lancet” që iu dha ky emër pas aplikimit të hixhames në këtë vend.
Një lancet do të thotë një pjesë instrumentale e kirurgjisë e cila përdoret për të çliruar sasinë e tepërt të gjakut të mbledhur gjatë operacionit ose pas tij si p.sh. prerjes së lehtë të venave për të çliruar vendin nga grumbullimi gjakut.
Emri arabik per cupping eshte al-hixhamah që do të thotë reduktim në permasa p.sh. kthimin e trupit në gjendjen e tij natyrale.
Praktika e hixhames ka qenë pjesë e kulturës së Lindjes së Mesme për mijëra vite që daton që në kohen e Hipokratit.
Ndërsa në Perëndim starton si metodë me ardhjen e kulturës së Egjiptianëve të lashtë kur ata sollen në Evropë, librat shkencorë të zhvillimit të tyre, si Ebers Papirus, të shkruar afërsisht rreth vitit 1550 para Krishtit.
Kush mund të përfitoj?
Sëmundjet që mund të perfitojnë nga aplikimi i Hixhames:
• Dhimbjet e kokës
• Dhimbjet e shpines
• Dhimbjet e kyçeve dhe muskujve
• Infertiliteti
• Çrregullimet seksuale të ndryshme
• Sëmundjet reumatike
• Hypertensioni arterial
• Infexionet e gjirit
• Djersitjet natën
• Ftohjet e sinuseve
• Insomnia (pagjumësia) si dhe mungesa e nuhatjes.
• Pika në tru
• Temperaturat e larta
• Kapsllëku e diarea, barkqitja
• Dhibmjet e gjoksit
• Astma bronkiale
• Sëmundjet e gjakut
(ditët e preferuara 17,19, dhe 21 të çdo muaji hënor)
Perzgjodhi dr. Rexhep Etemi