Çfarë thotë Kur’ani për trurin


Allahu i Madhëruar në Kur'anin famëlartë flet për njerin nga jobesimtarët, i cili ndalonte Profetin Muhamed s.a.v.s. të falet në Qabe: " Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. Floku rrenacak, mëkatar. (Kur’an, 96:15-16)

Përse Kur'ani ka përshkruar pjesen e përparme të kokës si gënjeshtare dhe mëkatare?

Përse Kur'ani thotë se personi ishte gënjeshtarë dhe mëkatarë?

C'farë lidhje ekziston ndërmjet pjesës së përparme të kokës, nga njëra anë dhe gënjeshtrës e mëkatit, nga ana tjetër?

Nëse shikojmë ndërtimin e trurit (shiko foton e më poshtme), do të vërejmë se në këtë vend ndodhet pjesa e përballore e trurit.


Regjionet funksionale në hemisferën e majtë të korteksit cerebral. Zona paraballore gjendet në pjesën e përparme të korteksit cerebral


Fiziologët në librin e titulluar "Esential of Anatomy & Physiology" (Bazat e Anatomisë dhe Fiziologjisë) për këtë pjesë të trurit thonë: "Motivacioni dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të inicuar lëvizjet, ndodh në pjesën e përparme të lobeve ballore, në zonën përballore.

Në liber, gjithashtu thuhet:"Perveç pjesmarrjes në motivim, zona përballore mendohet të jetë gjithashtu edhe qendër përgjegjëse për agresion...."!

Pra, kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe inicimin e sjelleve të mira dhe të këqia, dhe përgjegjëse për thënie të gënjeshtrës apo të vërtetës.

Prandaj, ashtu siç përshkruhet në Kur’an, në formë të saktë, mund ta pershkruajmë pjesën e përparme të kokës si gënjeshtare apo mëkatare, kur dikush gënjen apo bën mekat.

Sipas Prof. Keith L. Moore ky funksion i zonës paraballore është zbuluar nga shkencëtarët vetëm në gjashtëdhjetë vitet e fundit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme