Kurani është shpirti i Umetit Islam

"Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm ty shpirtin (Kuranin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kurani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë, Në të vërtetë) edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë, (Esh Shura, 25)

Kurani është përshkruar me shumë përshkrime si: ai është dritë e qartë, shërim dhe mëshirë për besimtarët, udhëzim dhe dallim midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, si dhe me emra dhe përshkrime të tjera më të cilat Allahu xh.sh. e ka përshkruar, por përshkrimi i tij "shpirt" ka një vlerë ndryshe nga ato që theksuam dhe ka nevojë për meditim. Allahu xh.sh. thotë:
“Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm ty shpirtin (Kuranin), Ti nuk ke ditur çka është libri (Kurani) as ç 'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë.(1)
Pse Allahu xh.sh. shpalljen e Tij e quajti shpirt? Le të ndalemi pakëz dhe le të meditojmë. A nuk ka dallim midis të gjallit dhe të vdekurit? Gjithsesi, po. Gjendja ndryshon plotësisht pas kalimit nga gjendja e parë në të dytën. E para është përplot lëvizje dhe gjallëri, nëpër të cilën qarkullon ngrohtësia e jetës dhe ka ndikim në ata përrreth, ndërsa e dyta është kufomë e ngurtë, ftohtësia e vdekjes në damarët e tij ka ngrirë qetësinë dhe palëvizshmërinë. Dallim shumë i madh, i njohur për të gjithë. Ata që kanë parë të vdekur vërejnë se në të nuk lëviz asgjë, edhe pse një moment më parë e mbushte botën me zhurmë dhe aktivitet!
Ky është një shembull që tregon kontrastin midis gjendjes së jetës me lëvizjen dhe nxehtësinë e saj, dhe midis gjendjes së vdekjes më heshtjen dhe ftohtësinë e saj. Medituesi befasohet nga ky kontrast dhe ndryshim i madh midis të gjallit dhe të vdekurit, dhe se si ndryshon gjendja dhe kthehet e kundërta më kalimin e tij nga e para në të dytën, dhe kështu shkëlqimi i jetës në sytë e tij zhduket plotësisht, gjymtyrët ngurtësohen, në trup ecën ajo ftohtësi e heshtur dhe në çast kthehet në një trup të vdekur.
Si kaloi prej një gjendje në gjendje tjetër?! Çfarë e bëri që trupi të transferohet prej një trupi më jetë dhe gjallëri në një trup të ngurtë dhe të palëvizshëm? Atë e ka bërë një gjë dhe ajo është heqja e sekretit të jetës e që është shpirti. Prej momentit të heqjes së tij ndodhi i gjithë ky transformim.
Shpirti është misteri i asaj jete që rreh në vena, shkëndija që shkëlqen në sy, lëvizje me anë të së cilës zemra rreh, si dhe nxehtësi dhe gjallëri që e kaplon trupin e të gjallëve, e kur të hiqet ai të gjitha këto shuhen dhe trupi bëhet i ftohtë, pa jetë, pa shpirt. A e imagjinoni se Allahu xh.sh. shpalljen e Tij e quajti më atë shpirt i cili është sekreti i jetës?!
Allahu xh.sh. zgjodhi që shpalljen e Tij ta quajë më të njëjtin emër të sekretit të jetës, për të treguar se zemra pa Kuran është e vdekur, shpirtrat pa Kuran janë të ngrirë, mendimi pa Kuran është i ftohtë. Do të thotë, besimtari pa Kuran është një trup pa shpirt, një trup i vdekur. Es-Sa'dij thotë:
"Këtë Kuran e ka quajtur "shpirt”, sepse më shpirtin ringjallet trupi, kurse me Kuran ringjallen zemrat dhe shpirtrat dhe më të ringjallen interesat e dynjasë dhe ahiretit, për shkak të mirësisë së shumtë dhe dijes së bollshme që gjendet në të".(2)
Zgjodhi që shpalljen e Tij ta quaj më të njëjtin emër të sekretit të jetës, për shkak të ndikimit që ai lë te njeriu, për të qenë i gjallë me programin e Kuranit dhe mësimet e tij. Për shkak se ai është sekreti i ndryshimit të karakteristikave të njeriut dhe ai e shndërron atë në një njeri tjetër po ashtu siç ndryshon trupi i njeriut në një krijim tjetër pas futjes së shpirtit në të pasi që ai ka qenë ujë në barkun e nënës dyzet ditë, mandej gjak i ngjizur, pastaj kafshatë mishi e mandej në të futet shpirti dhe kështu bëhet krijesë tjetër ndryshe nga ai krijimi i parë. Esh-Sharavi thotë:
"I Plotfuqishmi nuk dëshiron që ne të marrim si qëllim fazën e parë të jetës, e cila e lëviz materien dhe lëviz dhe vrapon, por Ai dëshiron që atë ta marrim si një mjet që me të të arrimë në jetën e lartë në të gjitha format e saj të përjetshme më të gjitha kuptimet e saj. Ashtu si shpirtin që i Plotfuqishmi e futi në materie dhe i jep jetë në fazën e parë dhe e quajti shpirt, gjithashtu programin i cili na jep fazën e dytë të jetës Ai e quajti shpirt, thotë: (Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm ty shpirtin (Kuranin) ... “(3). Ky është shpirti i programit i cili na jep fazën e dytë të jetës. Nëse marrim dritën e udhëzimit nga Zoti i Plotfuqishëm, ajo na ndriçon rrugën tonë në vlera dhe moral, ashtu si dielli i Zotit që na e ndriçon rrugën tonë në jetën materiale. Pra, i Lartmadhërishmi nuk ju la ju në dritën materiale për të ruajtur materien tuaj nga shkatërrimi ose copëtimi, por ju dërgoi një dritë për t'u udhëzuar më të në fushën e vlerave ... Kjo dritë kuptimore ndryshon nga drita materiale, i Plotfuqishmi askënd nuk e ka privuar nga drita materiale, kurse dritën kuptimore e ka lënë brenda zgjedhjeve njerëzore, nëse dëshiron beson dhe udhëzohet, e nëse dëshiron humb.”(4)
Njeriu, individ qoftë apo shoqëri, me Kuran bëhet krijesë tjetër, për shkak se Kurani ka një natyrë të ng-jashme më natyrën e shpirtit. Kurani është shpirt që sjell jetë, e lëviz dhe e zhvillon atë në zemra. Sejid Kutbi në lidhje më shprehjen "Ne të shpallëm ty shpirtin" thotë: "Në të (Kuran) ka jetë. Mbjell jetë, e shtyn, e lëviz dhe e zhvillon atë në zemra ... ''por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë", kjo është natyra e tij e pastër, natyra e kësaj shpallje, e këtij shpirti, e këtij Libri. Ai është dritë, dritë pastërtia e së cilës përzihet me zemrat të cilat Zoti dëshiron t’i udhëzojë"(5)
Kurani është shpirti i umetit islam, më të është jeta, krenaria, ngritja dhe udhëzimi. Umeti pa Kuran është një umet pa jetë, pa shpirt, i cili nuk ka peshë as vlerë. Kurani është libër i udhëzimit, gjuha e jetës, ripërtëritje e lindjes së njeriut të te gjitha moshave dhe brezave, përgjatë gjithë epokave. Ai zbriti për të ndihmuar njeriun, urdhërues dhe ndalues, udhëzues dhe predikues, këshillues dhe qortues, roje dhe mbrojtës, mësues dhe drejtues, mik dhe shoqërues. Ai është dritë, sqarim, shërim, mëshirë për besimtarët. Kurani është libër ndryshimesh, i cili jetën e njeriut e kthen në më të mirën nëse ai depërton më dritën e tij në brendësinë e tij.

Ndikimi i shpirtit të Kuranit në individin

Kur lexoni ndonjë libër në artin e trajtimit të të tjerëve, ose në artin e menaxhimit të kohës, apo në ndonjë fushë tjetër, autori thotë se: "Leximi i këtij Libri mund t’jua ndryshojë jetën tuaj". Kjo do të thotë se çdo libër që njeriu e lexon, ai ndikon në sjelljen dhe personalitetin e tij, sepse personaliteti është produkr i kulturës njerëzore, përvojave të tij dhe i asaj që lexon, dëgjon dhe sheh. Më gjithë ndikimin e madh të këtyre librave njerëzorë në personalitetin e njeriut, ndikimi i tyre mbetet shumë i kufizuar. Por, kur flasim për Librin e Zotit të Plotfuqishëm i Cili e krijoi njeriun duke ditur se çfarë ka në brendësinë e tij dhe çfarë është në dobi të tij, është e natyrshme të gjejë në këtë Libër të shkëlqyeshëm të gjitha informacionet për të cilat ka nevojë njeriu në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai është dritë, shërim dhe udhëzim. Çdo ajet që e lexoni dhe meditoni rreth tij, mund të bëjë ndryshim në jetën tuaj! Pa dyshim që leximi i ajeteve, meditimi i tyre dhe dëgjimi me përulësi, rindërton personalitetin e njeriut nga fillimi, ngase Kurani përmban rregulla dhe themele të qëndrueshme për ndërtimin e personalitetit.
Do ta marr si shembull vetëm një ajet se si ndikon në personalitetin njerëzor. Allahu xh.sh. thotë: "Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini."(6)
Pasi të meditoj në këtë ajet do të kuptoj se Zoti ka caktuar gjithçka dhe asgjë nuk do të ndodhë përveçse me urdhrin e Tij, dhe nuk do të zgjedhë diçka për njeriun vetëm se më të mirën, sepse Ai e di të ardhmen, ndërsa njeriu nuk e di. Zoti ka shkruar gjithçka që do të ndodhë pse të pikëllohem? Përderisa Zoti ekziston dhe është afër, sheh, dëgjon dhe kontrollon këtë univers përse të jetë frika ose ankthi ose depresioni?! Meqenëse Zoti e ka caktuar një çështje dhe e ka zgjedhur atë, s'ka dyshim së në të ka mirësi, dobi dhe lumturi. Kështu, personaliteti i njeriut ndryshon rrënjësisht dhe shndërrohet në një figurë optimiste dhe të lumtur dhe shpëton nga shumë probleme të cilat kanë mundur t'i ndodhin sikur Zoti të mos ndihmonte në meditimin e ajetit, kuptimin dhe zbatimin e tij në jetën e tij praktike.
Prandaj, Allahu xh.sh. shpalljen e Tij e quajti "shpirt", për të treguar funksionin që kryen ai në njeriun, ngase njeriu para se të qarkullojë Kurani në venat dhe qenien e tij është i vdekur siç e përshkruan Allahu xh.sh.: "Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo?.(7) Mirëpo, kur ky Kuran përzihet me zemrën e tij dhe ecën nëpër qenien e tij ashtu siç qarkullon gjaku në tërë trupin, atëherë me të vërtetë bëhet diçka tjetër për sa u përket energjive, perceptimeve, ideve, aftësive, mundësive dhe arritjeve të tij, sepse më Kuran udhëzohet dhe e njeh Krijuesin e tij të Plotfuqishëm, Atij i mbështetet plotësisht dhe prej Tij merr çdo gjë. Nga emri i Tij «El-Kavij» merr forcën, nga emri i Tij «El-Alim» merr dijen, nga emri i Tij «EI-Hakim» merr urtësinë, nga emri i Tij «Err-Rrahman» «Err-Rrahim» merr mëshirën ... etj, dhe kështu Allahu më mëshirën e Tij derdh mbi njeriut nga dritat e emrave të Tij dhe përhapen në qenien e tij dhe kështu bëhet energji e pazakontë kur krahasohet më atë që ishte më parë. Do të sjellim shembuj për këtë:
Shembulli i parë, i cili është shembulli më i plotë është i Dërguari i Allahut a.s. çfarë ishte pa Kuranin dhe çfarë u bë me Kuranin? Gjatë dyzet vjetëve para se të fillojë zbritja e Kuranit çfarë mundi të bëjë në Gadishullin Arabik? Çfarë mundi të bëjë me njerëzit dhe shoqëritë? Por, me fillimin e zbrit jes së Kuranit, me fillimin e zbrit jes së këtij shpirti, ai u bë një krijesë tjetër. Muhamedi a.s. ishte «njeri» dhe atij iu shtua edhe «shpallja» dhe kur atij iu shpall ky Kuran ai u bë dritë ndriçuese:
"O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e Allahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues."(8)
I dërguari i Allahut a.s. u ndriçua më dritën e Kuranit:
"Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë"(9) dhe u bë pishtar ndriçues. Domethënë me këtë shpirt Pejgamberi a.s. u bë një i lindur i ri, gadishullin arabik e gatoi me gatim tjetër, mblodhi popullin e tij i cili ishte i shpërbërë dhe prej tyre e bëri një brumë të ri të një niveli të lartë, me cilësi të lartë dhe me këtë mandej myslimanet arritën atë që e kanë arritur gjatë gjithë historisë në përhapjen e së vërtetës në Lindje dhe Perëndim.
Shembulli i dytë: Çfarë ka qenë Umeri r.a. para zbrit jes së Kuranit? Çfarë ka qenë para se në të hyjë shpirti i Kuranit? Ka qenë bari devesh, njeri si të gjithë njerëzit e tjerë. Por, në momentin që shpirti i Kuranit ka hyrë në të dhe në të qarkulloi drita e Kuranit dhe u vendos në zemrën, mendjen dhe qenien e tij, shohim se ai shndërrohet në një energji të madhe, e cila merret si shembull për aftësinë e menaxhimit dhe për përballjen e sfidave.
E gjithë kjo ndodhi për shkak të kuptimit të Kuranit, i cili ka fuqinë e karakteristikes së shpirtit me të cilin qenia fizike e përbërë prej argjile shndërrohet në një krijesë tjetër.
Kështu ndodhi edhe me sahabet e tjerë. Po kështu, çdo mysliman, në qenien e të cilit ecën Kurani, do të ketë një dritë, por për secilin drita do të jetë sipas gatishmërisë dhe llojit të argjilës.

Ndikimi i shpirtit të Kuranit në shoqëri

Kurani fisnik ashtu siç ndikon në vetë individin, ai ndikon edhe në shoqëri Po ashtu siç ndikon shpirti, ai i unitikon pjesët e tij dhe i bashkon ato. Le ta krahasojmë gjendjen e të vdekurit kur shpirti e lë atë, ai shndërrohet plotësisht në elementet e tij parësore në tokë dhe të tjera. Kush e ka bërë këtë qenie të vdesë dhe të ndryshojë gjithçka? Ai që e ka lënë quhet shpirt? Domethënë shpirti është ai që ka unisuar qenien e njeriut dhe ky e ka penguar që të shpërbëhet dhe të copëtohet, shpirti është ai që ia ka dhënë të gjitha këto ndjesi dhe aftësi.
E njëjta gjë thuhet për shoqërinë besimtare ose umetin Islam. Kur në përbërësit e saj të përbërë prej indi-vidëve, familjeve dhe shoqërive, të hyjë shpirti, ai në aspektin e energjisë, efektivitetit dhe ndikimit shndërrohet në një krijim tjetër. I Dërguari i Allahut a.s. nuk ka mundur ta bëjë atë që bëri në Gadishullin Arabik përveçse me ata në të cilët është futur shpirti i Kuranit dhe u mblodhën në formën e një qenieje të unifikuar, për të cilën i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
"Shembulli i besimtarëve në dashuri në mes tyre, në mëshirën mes tyre dhe në butësi mes tyre është si një trup, kur të ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon nga pagjumësia dhe temperatura".(10)
Të gjithë myslimanët në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin i ka ngjasuar me trupin dhe nuk ka ndonjë shembull në të cilin mund të personalizohet njeriu me kuptimin e përzierjes, të unitetit dhe solidaritetit të plotë, si shembulli i një trupi. Për shembull, jeni duke ecur më shpejtësi dhe papritmas shihni një humnerë para vetes, syri shpejt e përcjell lajmin në qendrën e analizave në tru, dhe ai i jep përgjigje me shpejtësi dhe urdhër tërë qenies së njeriut dhe kështu ai kthehet në një drejtim tjetër. Kjo mbështetje, bashkim, integrim dhe ndërtim më këtë bashkëveprim në këtë mënyrë, nuk mund të portretizohet veçse në një trup. E gjithë kjo është falë shpirtit të Kuranit, për këtë ne duhet të punojmë për të sjellë në vetveten tonë shpirtin e Kuranit për të rilindur, për të kaluar nga gjendja e vdekjes në gjendjen e jetës, nga gjendja e copëzimit në gjendjen e kombit të gjallë e të bashkuar.


___________
1. Esh-Shura. 52.
2. Tefsiru Es-Sa'dij, fq.762.
3. Esh-Shura: 52.
4. Tefsiru Esh-Sharavi, 8/4948-4950
5. Fi dhilali El-Kuran, 5/3171.
6. El-Bekare: 216
7. El-En’am: 122.
8. El-Ahzab: 45-46
9. El-Maide: 15.
10. Muslimi, nr: 2586, 4/1999.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi