Dhe meqenëse Kur'ani fisnik është fjala e Zotit Krijues me atributet e Tij hyjnore dhe shkëlqimin e Tij të ndritshëm, ai duhet të jetë i ndryshëm nga fjalimi njerëzor në përbërjen, përmbajtjen, treguesit shkencorë, historikë, edukativë dhe psikologjikë, në kontrollet e tij administrativ dhe ekonomik, në parashikimet e tij për të ardhmen dhe në qëndrueshmërinë e tij përballë të gjitha përpjekjeve për shtrembërim dhe sfidave të tij ndaj të gjithëve. ( Min ajati-l-i’xhaz el ilmij el hajvan fi-l-kurani-l-kerim, dr.Zaglul Nexhar,fq17).
Besimtarët myslimanë shpesh herë lexojnë kaptinën el Gashiyeh, në ndërkohë janë katër vargje kuranore kozmike që provokojnë intuitën tonë .. «a nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar»? Ndonëse këtu kemi të bëjmë me botën fizike, të dukshmen, vargjet kuranore kërkojnë përdorimin e mendjes sistematike të të menduarit logjik në kuptimin e dukurive duke parashtuar pyetjen Si – për të arritur tek faktet dhe konstatimi i saktë.
Aftësitë njerëzore nuk kanë qenë në gjendje dhe ende nuk janë në gjendje t'i afrohen Librit të Zotit në madhështinë e deklaratës së tij dhe bukurinë e sistemeve të tij, ose në përsosmërinë e përmbajtjes së tij dhe saktësinë e treguesve të tij, ose në vërtetësinë e profecive të tij dhe kuptimet e tij sublime, ose në fisnikërinë e qëllimeve të tij dhe drejtësinë e legjislacionit të tij, ose në tërësinë e tij që rrethon natyrat e shpirtit njerëzor dhe aftësinë e tij për t'u marrë me të, për ta udhëhequr dhe për ta përmirësuar atë në ngritjen drejt Zotit, ose në prezentimin e tij të saktë të rrugës njerëzore që nga koha e babait tonë Ademit deri në misionin e vulës së profetëve, Muhammedit, paqja dhe mirësitë e Zotit qofshin mbi të. ( ibid,262) .
Zoti i madhërishëm përmes këtyre katër vargjeve kuranore kërkon nga besimtarët të fusin në përdorim konsideratën shkencore për të arritur tek e vërteta, ndonëse konsiderata shkencore është konsideratë empirike dhe niset nga fakti i parashtrimit të pyetjes Si? ( Si janë krijuar devetë ? ) Në anën tjetër për të arritur tek e vërteta filozofia zakonisht niset nga pyetja Pse? Dhe egziston një dallim thelbësor midis konsideratës empirike dhe pyetjeve filozofike, nisur nga këto fakte Kurani fisinik paraqet një vizion shkencor për të zbuluar të vërtetën përtej shkencës madje edhe më shumë se kaq..
Përmes konsideratës empirike shkencore edhe më tepër të përforcojmë bindjet dhe të kuptojmë saktë vargjet kuranore që flasin për ligjet kozmike, hapësirat ndërplanetare dhe gjithësinë në tërësinë e saj. Islami është kundër bestitnysë që përhapet në emër të fesë, është kundër mitologjisë, dhe është kundër anashkalimit të konsideratës shkencore empirike, është kundër atyre individëve që kërkojnë mosaprovimin e konsideratës shkencore empirike, e sdo mend që soji i njerëzve të tillë edhe në kohën e sodit janë të shumtë, për fat të keq!
Një nga përshkrimet më të bukura që kam lexuar për këto vargje kuranore është edhe intepretimi i mufesirit të shquar të shekullit XX, Sejid Kutub në tefsirin e tij « Fi dhilalil kur’an» i cili me një stil të lartë poetik të shkëlqyeshëm, me një përshkrim që tejkalon dimenzionin kohor dhe na sjellë pranë një skene reale të shkretëtirës së thatë pa bimësi dhe botë shtazore dhe nxehtit përvëlues ..
« (A nuk i shikon devetë se si janë krijuar?) . Deveja është kafsha e parë arabe. Udhëton dhe mbart dhe prej saj pi dhe ha. Dhe nga leshi dhe lëkura e saj vishet dhe mbështillet, është burimi i tij i parë për jetën. Pastaj ajo ka karakteristikat e veçantisë së saj midis kafshëve, pavarësisht forcës, masivitetit dhe formimit me brinjë, ajo është e nënshtruar, e udhëhequr nga fëmiu i vogël dhe e bindur, është me përfitim të madh dhe shërbim me kosto të ulët. Kullota e saj është e lehtë, kostoja e saj është e ulët dhe është më e durueshme nga kafshët e zbutura ndaj urisë, etjes, mundimit dhe kushteve të këqija. .
Pastaj forma e saj ka një avantazh në konsistencën e skenës natyrore të paraqitur ashtu siç do të vijë. .
Për të gjitha këto, Kur'ani e drejton vëmendjen e adresuesve për të menduar për krijimin e deveve. Dhe është në duart e tyre dhe nuk ka nevojë që ata të lëvizin apo të mësojnë gjëra të reja. . (A nuk i shikon devetë se si janë krijuar?) A nuk e shikojnë ata krijimin dhe përbërjen e saj?
Pastaj të mendojnë: Si u krijua në këtë mënyrë që të jetë e përshtatshme për funksionin e saj, duke përmbushur qëllimin e krijimit të saj dhe duke u harmonizuar me mjedisin dhe funksionin e saj në tërësi! Ata nuk e krijuan atë. Dhe ajo nuk e krijoi vetveten, ndaj mbetet vetëm të jetë krijimtaria e Krijuesit që është unik në zanatin e tij, që udhëzon drejt Tij dhe në mënyrë të prerë dëshmon për egzistencën e Tij për kontrollimin dhe menaxhimin e gjithçkahit sipas vullnetit të Tij.
(e si është ngritur qielli?). ..drejtimi i zemrës drejt qiellit përsëritet në Kuran. Dhe njerëzit e parë që duhet të kthehen me fytyrat e tyre kah qielli janë banorët e shkretëtirës. Aty ku qielli ka shije, ndijim, ritëm dhe frymëzim, sikur qielli është vetëm atje në shkretëtirë!
Qielli me ditën e tij të kthjellët, verbuese dhe vezulluese, qielli me origjinën e tij simpatike, magjepsëse dhe të kthjellët, qielli me perëndimin e tij të mrekullueshëm, unik dhe frymëzues, qielli me natën e tij të zymtë, yjet e tij të ndezur dhe fjalën e tij të vakët dhe qielli, me lindjen e tij të bukur, të gjallë dhe të kthjellët..
Ky qiell, në shkretëtirë. . a nuk e shikojnë? A nuk do ta shikojnë se si u ngrit? Kush e ngriti pa shtylla? Dhe shpërndau yjet pa numër? Dhe e bëri në të këtë gëzim, këtë bukuri dhe këtë frymëzim? Nuk e ngritën ata dhe ai nuk e ngriti veten. Duhet të ketë një ngritës dhe duhet të ketë një krijues. Kjo çështje nuk kërkon njohuri apo stërmundim, mjafton vetëm një vështrim i vetëdijshëm. .
(dhe si janë vendosur malet?). . Dhe malet, sipas arabëve - në veçanti - janë një strehë dhe vend i shenjtë, një shok dhe një mik, dhe peizazhi i tyre i sugjeron shpirtit njerëzor - në përgjithësi - madhështi dhe frikë. Njeriu ndihet i vogël në praninë e tyre dhe i nënshtrohet madhështisë së tyre. Dhe shpirti në krahët e malit kthehet nga natyra te Zoti; Ai ndjen se është më afër Tij dhe më larg nga mashtrimet e tokës, zhurmat dhe poshtërimet e tij të vogla.
Jo më kot apo rastësisht Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i dha zotimet e tij në shpellën Hira në malin Theur, dhe se ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre shkojnë në mal për periudha kohore!
(dhe si është shtrirë Toka?!) Dhe toka është e sheshtë për shikimin, duke i hapur rrugën jetës, lëvizjes dhe punës dhe njerëzit nuk e kanë rrafshuar kështu. Ishte rrafshuar para se të ishin. . A nuk do ta shikojnë atë dhe të mendojnë për atë që ka pas saj dhe të pyesin: Kush e rrafshoi sipërfaqen e saj dhe e përgaditi në këtë mënyrë për të qenë si parathënie e jetës?.
Këto skena sugjerojnë diçka për zemrën. Vetëm me konsideratë të ndërgjegjshme dhe meditim të matur, kjo sasi mjafton për të qetësuar ndërgjegjen dhe drojën e zemrës, për të lëvizur shpirtin drejt Krijuesit të këtyre krijesave.
Ne ndalemi shkurtimisht para bukurisë së konsistencës pikturale të grupit të skenës kozmike, për të parë se si Kurani i drejtohet ndërgjegjes fetare në gjuhën e bukurisë artistike dhe se si ata përqafojnë ndjenjën poetike të besimtarit për bukurinë e ekzistencës.
Skena e përgjithshme përfshin skenën e qiellit të ngritur dhe tokës së shtrirë. Në këtë varg të zgjatur spikasin malet me dhëmbë "të drejtë", as vertikal dhe as të shtrirë dhe devetë spikasin me gunga të drejta. . Dy vija horizontale dhe dy vija vertikale në skenën masive në peisazhin e gjerë. Por është një pikturë me dimensione dhe drejtime të qëndrueshme dhe në harmoni të plotë, në mënyrën e Kuranit në paraqitjen e skenave, dhe në shprehjen e imazheve në mënyrë magjepse në përgjithësi.» (Fi Dhilali-l-kuran, Sejid Kutub, Dar esh-Shuruk, Cairo, viti 2003,vëll.VI,fq.3898).
Këto vargje kuranore në mënyrën sesi janë parashtuar pyetjet sjellin një metodë të re shkencore për të arritur tek e vërteta, për të kuptuar se meditimi dhe hulumtimi kanë të bëjnë me çështjet më të rëndësishme që ndërlidhen me njeriun dhe misteret e origjinës së jetës. Nisur nga falti që devetë janë apostrofuar, Kur'ani fton mendjen njerëzore të merret me studimin e botës së kafshëve, një shkencë e rëndësishme dhe e domoshme, për të kuptuar botën e kafshëve dhe natyrën e tyre.
Pyetja e parashtuar që ka të bëj me qiellin-si u ngrit qielli, si funksionon hapësira e saj ndërplanetare, ligjet kozmike etj janë një shkencë në vehte sa mahnitëse edhe aq e vështirë, e domosdoshme dhe e rëndësishme.
Si u ngritën malet, funksioni i tyre, rëndësia e tyre për ecurinë dhe stabilitetin e planetit Tokë është shembulli më tipik që njeriu duhet të bëj edhe më shumë në funksion të zhvillimit të shkencës së gjeologjisë..të gjitha këto fillojnë dhe mbarojnë me pyejen Si janë krijuar? Dhe kjo është pyetja qendrore në këto vargje të kësaj sureje por edhe në shumë vendje tjera në kuranin fisnik.
«Dhe këto katër vargje kozmike që shfaqen në suren El-Gashijeh ishin të disponueshme në mjedisin e shkretëtirës arabe, ku Kur'ani fisnik u shpall më shumë se një mijë e katërqind vjet më parë, me kreativitetin e krijimit, përsoshmërinë e punimit, dhe prej mrekullisë është rrjedhshmëria e aftësisë që qëndron para syve të njerëzve të shkencës dhe teknologjisë në kohën e përparimit shkencor dhe teknik në të cilin jetojmë dhe përballë pjesës tjetër të shqisave dhe mendjeve të tyre nëse ata janë të aftë t’i fusin në funksion të mirë për studimin krijesave të Zotit me njëfarë objektiviteti dhe paanshmërie.» ( El Ixhaz el ilmij el hajvan fil kuranil kerim Zaglul Nexhar,fq.266)
Në shumë vargje të Kur'anit fisnik gjejmë shprehje të mrekullueshme, mahnitëse dhe kuptimplota që në vete ngërthejnë « soditjen, meditimin, shikimin, vështrimin, përdorimin e racios, argumentimin shqyrtimin etj..për një arsye të vetme e që është në dobi të njeriut, për të hulumtuar të panjohurën, dhe njeriu të zhvilloj një qasje për jetën nga këndvështrime të ndryshme, të çlirohet nga prangat me të cilat ka mbyllur mendjen e tij për të bërë një jetë të natyrshme, dhe për ti kapur gjërat një nga një, dhe jo duke pritur për të parë se çfarë ofrojnë të tjerët në zhvillimin e mendimit njerëzor.
Referenca:
• Min ajati-l-i’xhaz el ilmij el hajvan fi-l-kurani-l-kerim, dr.Zaglul Nexhar,bot i I,2006, Darul me’rifeh, Bejrut.
• Fi Dhilali-l-kuran, Sejid Kutub, Daru esh-Shuruk, Cairo, viti 2003,vëll.VI.