Studiuesit zbulojnë se konsumimi i mishi i derrit është faktor kryesor i shumë sëmundjeve

Për disa mishi i derrit është i shijshëm, por vitet e fundit shumë njerëz në mbarë botën po përpiqen të reduktojnë konsumimin e mishit të derrit, sepse me kalimin e kohës kuptojnë se ky mund të ishte faktori kryesor i shumë sëmundjeve.
Sipas studimeve të fundit ka të bëjë me rezultate me të vërtetë mbresëlënëse, sepse në konsumimin e mishit të derrit gjetën një listë të gjatë problemesh.

Çfarë zbuluan studiuesit në këtë fushë.

Fillimisht mendohej se konsumimi i mishit të derrit ishte vetëm një besim fetar dhe shumë mosbesues e gjenin këtë si pretekst, por studimet e kryera në vitin 2013, 2017 e 2019 të agjencisë së kërkimeve të tumoreve gjeten shkaktarin që lidhet fortë më shëndetin e trupit të njeriut, pra mishin e derrit.
Në Islam ngrënia e mishit të derrit konsiderohet haram, ndaj është edhe i ndaluar dhe quhet mëkat. Në Kur’an shkruhet se krahas ngordhësirës e gjakut edhe mishi i derrit është i ndaluar.
Për shkencën mishi i derrit ka yndyrna shumë të larta njëkohësisht edhe kolesterol, pikërisht për këtë arsye konsumi i tepërt në afat të gjatë shkakton patologji si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare madje edhe disa lloje tumoresh.
Nga ana tjetër në vitin 2019 Komisioni Lancet konfirmoi se nëse mishi i kuq hahet në sasi të mëdha, akoma më keq nëse përpunohet është kancerogjen, pra edhe për këtë komision në përgjithësi mishi është kancerogjen, por ai i derrit zë vendin e parë.
Në një tjetër studim u vu re se aty ku është klima më e nxehtë mishi i derrit përkeqësohet më shpejtë dhe bëhet akoma më i dëmshëm. Studimet nënvizojnë se arsyeja është papastërtia në të cilën jetojnë derrat.
Derrat jetojnë nëpër plehra, jashtëqitje dhe papastërti dhe ushqehen me çdo gjë, përfshirë këtu edhe jashtëqitjet. Derri thith toksinat shumë më lehtë në krahasim me kafshët tjera.
Sipas Agjencisë ndërkombëtare të studimeve për kancerin, ndër ushqimet që paraqesin rrezikun më të madh për shfaqjen e kancerit është pikërisht mishi i derrit.
Edhe një tjetër studim konfirmon të njëjtën gjë. Shkolla e shëndetit publik në Kaliforni zbuloi se rreziku kryesor i diabetit, problemeve kardiovaskulare, hepatiti, obeziteti dhe shpërthimi i tumoreve ne përgjithësi vjen pikërisht si pasojë e konsumimit të mishit të derrit që gjendet në pothuajse në shumë produkte të mishit.
Studimet shkencore shpeshherë janë në kontradiktë mes tyre, jo se nuk i njohin këto të dhëna, por industrisë së mishit i intereson arsyeja ekonomike, e jo pasojat shëndetësore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme