Tregim i dobishëm: Nderi i muslimanit


Isha në dyqan ku shitnin pula të pjekura. Derisa po prisja porosinë time erdhi një burrë dhe pyeti:
"Sa kushton një pulë?
"5 euro!", u përgjigj pronari.
Burri doli para dyqanit, dhe pasi shikoi sa para ka me veti kthehet e thotë:
“A mund të marr një më të vogël, sepse nuk kam mjaftueshëm?”
Në atë moment pronari i dyqanit përgjigjet në telefon:
“Mashallah, elhamdulilah...”
I gëzuar dhe i buzëqeshur tund kokën, duke i bërë shenjë burrit se mund t'ia plotësojë dëshirën.
Pasi përfundoi bisedën, solli pulën më të madhe e më të pjekur dhe tha:
“Sapo më njoftuan nga spitali se gruaja ime ka lindur, prandaj unë dua të qeras klientin tim të parë! Urdhëro, këtë pulë e ke nga shtëpia.”
Burri i gëzuar mori pulën dhe filloi të lutej për pronarin dhe të porsalindurin e tij ...
“Allahu të bekoftë ... Qoftë i lumtur dhe me jetë të gjatë ... ”, tha dhe shko.
Iu afrova pronarit të dyqanit dhe e urova për fëmijën e porsalindur, por për çudi ai më tha:
“Askush nuk më telefonoi, gruaja ime nuk ka lindur! Por, e pash se nuk kishte të holla të mjaftueshme dhe se kishte nevojë për ndihmë. Desha ta ndihmoja pa e lënduar, prandaj veprova kështu për te ruajtur nderin e tij."

Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Ai i cili mbron nderin e vëllait të tij, Allahu do ta mbrojë fytyrën e tij nga Zjarri në Ditën e Kiametit.”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme