Familja dhe edukata fetare paraqesin shtegdalje
Brenda qytetërimit, pa dal nga ai, nuk shihen kurrfarë forcash që do t'u kundërvihen të gjitha këtyre dukurive. Për më tepër, në shkallën e vlerave që qytetërimi njeh nuk gjendet asnjë argument për t' u theksuar kundër të këqijave që i shkaktoi shkenca e papërgjegjshme dhe të tjerat nga kriza e moralit, sikurse janë vërshimi i shundit, pornografisë, alkoolit etj. Kjo është po ajo ndjenjë e pafuqisë dhe rezignimit që ndihet në qëndrimin e kriminologëve amerikanë para ardhjes së baticës së kriminalitetit. Në të vërtetë, kjo është pafuqia e shkencës kundër ligësive, të cilat përveç dimensionit shoqëror kanë edhe atë moral.
Mohimi i qytetërimit nuk është i mundur nga vetë ai, por nga jashtë, pra nga kultura. Edukata religjioze-etike dhe familja paraqesin sheshazi shtegdalje. Mirëpo, as shkenca s'mund të strehohet te religjioni, as qytetërimi të kthehet te familja klasike. Nga aspekti i qytetërimit rrethi është i mbyllur (A. Izetbegoviç).
Koncepti perëndimor për prerje të thuktë mes të shenjtës dhe shekullares është një rezultat i një procesi të gjatë historik, është produkt i pushtetit dhe kundërtive lidhur me ngjashmëritë e autoritetit. Luftërat e reformacionit janë pasqyruar si në besnikërinë proto nacionale, ashtu edhe në qëllimet fetare (Riis, 1998b). Ne nuk duhet ta nënvleftësojmë edhe ndikimin e fuqisë së pandershme dhe mbizotërimin në krijimin e këtyre kufijve. Zhvillimi i hershëm modern i kulturave kombëtare evropiane ka qenë i lidhur fort me identitetet fetare të njerëzve. Këtë lidhje mund ta i1ustrojmë me ndërthurjen e identitetit luterian me atë suedez, të identitetit katolik me atë irlandez, të identitetit anglikan me atë anglez. Ndonëse në dekadat e fundit shtetet kombëtare e patën eliminuar përcaktimin e "shtetit" ose të "kishës" bazë, supozime të shumta të mishëruara thellë në fetë kombëtare, që kanë mbetur në kuadër të ligjit, të politikës publike (siç janë të ardhurat vjetore prej taksave), në mbarështimet institucionale (si ato në shkolla), si dhe në të kuptuarit e natyrës së autoriteti "shekullar".(1)
Mediet e hapura dhe të pavarura kanë rëndësi të veçantë në çdo shoqëri demokratike. Rëndësia e informatave dhe qasshmërisë së tyre për audiencën e gjerë janë parakushte jetësor për të drejtat e lirisë së shprehjes dhe pjesëmarrjes politike.(2)
Respekti i të drejtës fetare është e garantuar me ligj. Nëse jeni pjesëtar i një komuniteti në Kosovë, ju keni të drejta kushtetuese për ta shprehur, mbajtur dhe zhvilluar më tej kulturën dhe traditën tuaj. Ju gjithashtu keni të drejtë të administroni zhvillimet tuaja kulturore.(3)
Noam Chomsky vazhdimisht vë në dukje një përfundim të thjeshtë, nuk ka nevojë për asnjë zbulim komploti për të analizuar devijimet e medies në vendet perëndimore. Një grusht njerëzish dhe korporata sh që sot kanë në pronësi shumicën e organeve të medies, i fituan firmat e tyre duke mbështetur hapur elitat politike në vendet ku veprojnë mediet e tyre. Vite më parë, kur Chomskyn e pyetën se si e kontrollonin elitat e korporatave medien, ai u përgjigj: "Kjo është njësoj si të pyesë sh se si elitat e korporatave kontrollojnë General Motors. Ata nuk kanë nevojë ta kontrollojnë atë, ajo është pronë e tyre.(4)
Studimet analitike kulturore përkitazi me rolin e medieve tashmë është bërë paradigmë dominuese në hulumtimet e komunikimit. Hulumtimet kulturore shkencore vënë në spikamë njohjen e rëndësisë së ashtuquajturës "kërkime administrative" që zakonisht përdoren për të ditur shkallën dhe efektin e programeve, por pajtohen që efektet sasiore të hulumtimeve vërtet nuk ofrojnë përgjigje mbi pyetjen qenësore për mediet fetare. Studimet kulturore koncentrohen mbi atë se individët në grup përdorin mediet për të ndërtuar botëkuptime fetare në jetën e tyre, dhe së dyti sa këto botëkuptime fetare ndërlidhen me shumë aspekte të ndryshme jetësore. Deri në vitet e 70-ta i gjithë koncepti fetar i programeve dhe shkrimeve ndër lidhej me efektin e audiencës që kishte si rezultat apo impresionizmin, se çka ndonjë mund të bëj për ceremoninë e së dielës dhe që të angazhohet që sa më shumë të konvertoj njerëz. Por, gradualisht studimet u largoheshin" efekteve" të këtyre pyetjeve duke u orientuar nga ajo se sa audienca është e gatshme të krijoi opinion nga mediet, etj.
Nga ana tjetër antagonizmi karshi islamit gjithmonë ka qenë i ngulitur në Evropë, që nga koha e kryqëzatave. Por, kjo ishte në kufij të largët nga distanca gjeografike. Por, bazuar në realitetin e sotshëm kur kemi një numër të madh emigrantësh si dhe shumë evropianëve, por edhe amerikanëve që po e përqafojnë islamin, për fat të keq ka aso zëra që kjo shoqëri të ndjek rrugën e konfrontimit me myslimanët.
Për fat të keq mediet në perëndim në këtë drejtim kanë luajtur një rol shumë destruktiv në afrimin e feve dhe besimeve për të jetuar në paqe dhe harmoni fetare, madje kanë kontribuar në mbjelljen e armiqësive, duke paraqitur sterotipe për myslimanët, se ata janë fundamentalistë, e edhe terroristë. P.sh pas 26 janarit 1995, kur ndodhi shpërthimi në Qendrën Tregtare Botërore, mediet në mënyrë gjenerale portretizuan myslimanët amerikanë si shkaktarë të katastrofës. Pra, ishte një gabim qoftë me dije apo pa dije, dhe mediet morën rolin e gjykatësit duke i fajësuar dhe i shpallur fajtorë të gjithë myslimanët amerikanë.
Ka shumë pikëpamje të përbashkëta që obligojnë të gjitha religjionet, që ndonëse me botëkuptime të ndryshme, të gjenden në të njëjtën detyrë, sepse ato lidhen nga premisa të ngjashme shpirtërore.(5)
Sido që të jetë, në raportet e medieve hasim shpeshherë fjalën fundamentalist, në sinonim të fjalës ekstremist dhe kjo është gabim i pafalshëm që bëhet nga mediet, pasi që në realitet islami e ka ndaluar ekstremizmin rreptësisht. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ata persona që kalojnë në ekstremizëm (në praktikumin e fesë) ata janë të mallkuar (nga Zoti)." Prej besimit që Islami mbjell te myslimanët është fakti se krahas Muhamedit a.s. ata i besojnë të gjithë të dërguarit pa kurrfarë dallimi, duke filluar nga Ademi, Nuhu, Ibrahimi, Musa dhe Isa, por në Kuran më shumë përmendet Isa, sesa Muhamedi a.s. Dhe ky fakt heshtet nga mediet, të cilat janë të thirrur a që të prezantojnë dhe të publikojnë të vërtetat mbi këto argumente, e mos të fokusohen vetëm në propagandën e zezë kundër një feje, e në këtë rast Islamit. Pra, nuk ka aspak ndërlidhje me portretizimin e Islamit si fe dhe si realitet, kundër asaj që prezantohet në medie, dhe paraqitjet e tilla në opinion vetëm sa e forcojnë mitin dhe të pavërtetat që po shpifen për këtë fe. Dhe paraqitja e informacioneve të tilla vetëm sa nxit dhe rrit vëllimin e urrejtje mes feve dhe popujve të ndryshëm.
Ruajtja dhe kultivimi i identiteteve
"Dialogu ndër kulturor, vetëm se kontribuon drejt mirëkuptimit të faktit, se pavarësisht veçantive tona, ndajmë vlera pozitive dhe ballafaqohemi me sfida të ngjashme."Para fundit të dekadës së KB-së për dialog midis civilizimeve dhe dekadës për kulturën e paqes, në kushte kur procesi i globalizimit gjithsesi se na bashkon, me rëndësi esenciale është që të mos lejojmë që religjioni dhe kultura të shndërrohen në forca që çojnë drejt konflikteve dhe ndarjeve. "Prej atje del edhe fuqia e madhe e liderëve të bashkësive fetare dhe të tjerëve që pozitivisht të ndikojnë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë të ndërsjellë, si dhe të kontribuojnë në edukimin e të rinjve në këtë drejtim, posaçërisht në rajonet multikulturore dhe multifunksionale, siç është rajoni i Evropës Juglindore," thotë drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-së Irina Bokova.(6)
Në fakt, globalizimi është" sëmundja" e kohërave moderne. Fjala "sëmundje" këtu nënkupton anën negative të kuptimit të fjalës, por faktin që ky fenomen prek shoqërinë në tërësinë e saj, e si rrjedhojë gjithë njerëzimin. Globalizmi, së bashku me të gjithë komponentët të cilët e formojnë atë ka vetinë e ndryshimit të shoqërive, ekonomive, kulturave dhe çdo elementi tjetër që ka lidhje me njeriun e shoqërinë. Për këtë arsye globalizmi është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet akoma mbi ndikimin që ka në fushat më kryesore të jetës, si ekonominë, politikën, kulturën, fenë e shumë elemente tjera. Pra, globalizmi përbën një efekt të shumëfishtë për njeriun dhe shoqërinë. Kjo është edhe ana më kryesore e globalizmit, e cila e bën atë njërin ndër faktorët dhe shkaqet më themelore të procesit të institucionalizimit të dialogut ndërfetar.(7)
Meqë burimet ekonomike, teknologjike dhe financiare nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë rreth botës, disa grupe etnike, kulturore dhe kombëtare përballen me më shumë vështirësi në ruajtjen e identiteteve dhe traditave të tyre. Për rrjedhojë për të kuptuar problemet rreth imperializmit kulturor, është e rëndësishme të analizojmë ndikimin e kulturës popullore amerikane. Nuk ka mënyra të lehta për të marr ndikimin e kulturës popullore, por duhet të jemi të ndjeshëm ndaj ndikimeve të saj në komunikimin ndërkulturorë.
Shumë grupe kulturore përreth botës shqetësohen rreth ndikimit të imperializmit kulturor. Për shembull, Qeveria e Kebekut është e shqetësuar për efektet e medieve në gjuhën angleze mbi gjuhën dhe kulturën franko-kanadeze. Francezët kanë shprehur gjithashtu shqetësim rreth dominimit të kulturës popullore të SHBA-ve dhe ndikimit të saj në shoqërinë franceze. Imazhet e prodhuara nga industritë e kulturës, siç janë filmi dhe televizioni na mundësojnë "udhëtimin"në shumë vende të botës. Kultura popullore gjithashtu na ndihmon të mësojmë rreth grupeve të tjera kulturore. Ne priremi të mbështetemi më fuqimisht imazhet e medies dhe grupeve kulturore, për të cilat kemi pak apo pothuajse aspak përvojë personale, por në këtë rast steretipizmi mund të përbëjë një problem. Një pjesë e madhe e kulturës popullore prodhohet në SHBA dhe qarkullon në të gjithë globin. Mungesa e ekuilibrit të shkëmbimit midis kulturës popullore amerikane dhe teksteve të tjera të kulturës popullore, ka ngritur shqetësim rreth imperializmit kulturor.(8)
Identiteti ynë kombëtar ndikon me siguri mbi natyrën se si ne e shohim botën dhe si komunikojmë me njerëz të kombësive tjera. Ashtu sikurse njëri prej studentëve tanë nënvizoi: sa më shumë zgjeroj horizontin kulturor, aq më i mrekulluar jam nga mënyra se si e shikoj jetën si rezultat i të qenët amerikan. Ka kaq shumë gjëra që ne i marrim të mirëqena, si mënyra e vetme për të bërë diçka apo për të menduar, ashtu si i gjithë ajo që ka të bëjë me individualizmin dhe sjelljet, vlerat e lidhura me të. Ka kaq tipa njerëzish dhe personalitetesh që nuk i kisha imagjinuar kurrë më parë.(9)
Duhet theksuar se neve na nevojitet edhe vetëm një hap i vogël në drejtim të mirëkuptimit të tërësishëm se jetesa në botë me shumë kultura dhe religjione të ndryshme vetëm se mund të na i forcoj raportet tona në shumëllojshmërinë e besimeve, ideve dhe mendimeve, por normalisht duke respektuar gjithsecili kulturën dhe besimin e vet.
____________________
(1) Meredith B. McGuire, Religion: The Social Context (Religjioni: konteksti shoqëror ), përktheu nga anglishtja dr. Ali Pajaziti f.476 Logos-A. 2007, Shkup.
(2) www.ecmikosovo.org.
(3) Kushtetuta, Neni 59.1; Ligji për Komunitetet, Neni 5.1. http://www.ecmikosovo.org.
(4) Pronësia e medies dhe ndikimi i saj në pluralizmin dhe pavarësinë e medies, përkthim. edicion elektronik. Botues: Instituti Shqiptar i Medies, f.l, 2004.
(5) www.horizonti.com.
(6) www.yllpress.com, 7 Maj 2010.
(7) Blad Cory, "Globalization and the efficacy of nacional culture: A Methodolical frameëork for analyzing the neoliberal state" International Journal of social inquiry, vol.l, n.2, Bursa:2008, f.39.
(8) Judith N. Martin, Thomas K. Nakayama Hyrje në komunikim ndërkulturor, përkthyer nga Elena Bozheku f.229- 231, VET Press, 2010, Tiranë.
(9) Judith N. Martin, Thomas K. Nakayama, Ibid. f.124.