Muslimanët dhe metodat eksperimentale të shkencës


“Vërtet se në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, në anijet që lundrojnë nëpër det për t'u sjell dobi njerëzve, në ujin që e lëshon All-llahu prej qiellit duke e ngjallur përmes tij tokën pas vdekjes së saj dhe duke shp?rndar? n? te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e Tokës, (në të gjitha këto), ka argumente për një popull që ka intelekt (mend)”.(1)

Shkencëtarët myslimanë i kanë kushtuar r?nd?si t? madhe po edhe i vunë theks të mprehët metodave eksperimentale t? shkencës dhe kjo ndodhte për shkak të përqendrimit të madh në vrojtimin empirik të gjetur në Kur'an dhe sunnet (hadithe t? Pejgamberit Muhammed a.s.), por edhe për shkak të themelimit rigoroz e kritik të metodave historike në shkencën e hadithit.
Myslimanët, në periudhën e mesjetës, hartuan dhe aplikuan metodat eksperimentale të shkencës. Ata studiuan matematikën, mjekësinë, kiminë, astronominë, dhe fusha të tjera të dijes. Puna në laborator ishte pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të tyre kërkimore-shkencore. Metodat e tyre të mbledhjes së informacionit në mënyrë sistematike ishin mjaft të zbatueshme, duke krijuar themelet e sistemeve që përdoren sot. Ata, duke u mbështetur n? mësimet hyjnore paraqitën për herë të parë vrojtimin preciz, eksperimentin e kontrolluar dhe përshkrimin e kujdesshëm.
Dijetarët mysliman? kanë folur për evolucionin, për krijimin dhe zhvillimin e jetës si dhe ndikimin e mjedisit në qeniet e gjalla. Për këto çështje kanë shkruar Ibni Miskavij, Ihvanu Es-Safa, Ibni Halduni e ndonjë tjetër. Ata kanë caktuar ligjin e përgjithshëm të gravitetit dhe kanë precizuar kuptimet themelore të mekanikës: shpejtësinë, peshën dhe hapësirën edhe pse këto më vonë i janë përshkruar Njutonit.
Është realitet se n? shkencat e aplikuara një numër i madh i arritjeve të dukshme u bënë nga shkencëtarët dhe inxhinierët myslimanë të mesjetës duke përfshirë shkencëtarët si Abbas Ibni Firnas, Tekiu Ed-Dini dhe pjesërisht El-Xhezari, i cili konsiderohet pionier i robotikës dhe i inxhinierisë.(2) El-Bejruni (vd. 1050) ishte i pari eksperimentues i madh i botës. Ai shkroi më tepër se 200 libra, shumë prej të cilëve trajtojnë eksperimentet e tij të sakta. Kontributi i tij shkencor, arrin në 13 mijë faqe. Qasja e tyre e re ndaj hulumtimit shkencorë çoi drejt zhvillimit të metodës empirike shkencore në botën Islame. Në praktikë vrojtimi eksperimental dhe eksperimentet kuantitative të Ibni El-Hejthemit (i njohur n? perëndim si Alhacen) në librin e tij të Optikës shihet si fillimi i metodës moderne shkencore. Zhvillues tjerë të metodës shkencore llogariten edhe Xhabir ibni Hajjan, Ibni Sina, Ebu Rejhan dhe El-Biruni. Zhvillimi më i rëndësishëm i metodës shkencore, përdorimi i eksperimentimit dhe kuantifikimit për të dalluar mes teorisë garuese shkencore, u bë kryesisht me orientimin empirik që u paraqit nga shkencëtarët myslimanë, në shkencat natyrore, posaçërisht në fushën e fizikës, matematikës dhe astronomisë, rezultate të rëndësishme n? këto fusha kanë shënuar: Er-Razi,(3) El-Kindi, Ibni El-Hejthem, Ibni En-Nefis, Ibni Sina, El-Bejruni, Xhabir Ibni Hajjan, ElHavarizmi, El-Bettani, El-Buzxhani, Es-Sufi, El-Kashi, El-Antaki, El-Bagdadi, El-Hazin, El-Hazvini, El-Gafiki, Ibni ElBejtar, El-Dumejri,- El-Xhahidh, Az-Zehravi, Ibni Tufejl, ElFarabi, Ibni El-Avvam, Ibni Junus, Ibni Hamza, El-Xheldeki, El-Makdisi, El-Idrisi, Ibni Halduni, si dhe shumë të tjerë.(4) Çdo njëri prej tyre ishte fort i bindur që për zhvillimin e shkencave natyrore, përveç teorisë ishte i domosdoshëm edhe eksperimenti Do theksuar se me ardhjen e shekullit të X-të, arabishtja u bë për Lindjen ajo që do t? b?het m? von? latinishtja dhe greqishtja për Perëndimin - gjuhë e literaturës, artit dhe shkencës dhe gjuh? e përbashkët për m?simdh?n?sit dhe m?simnx?n?sit.(5) Jan? t? shumta t? arriturat shkencore emperike, por edhe shpikjet e zbulimet që u bënë nga shkencëtar?t muslimanë n? mesjetë dhe rezultat i punës s? tyre jan? edhe: Kamera obskura, kafeja, fluturakja me ajër, sipërfaqet kontrolluese të fluturimit, sapuni, shamponi, distilimi i pastër, lëngëzimi, kristalizimi, purifikimi, oksidimi, avullimi, filtrimi, alkooli i distiluar, acidi urinor, acidi nitrik, alembik, boshti dhëmbor, valvula, pompa piston këmbyesve thithëse, ora mekanike të nxitura nga ulja dhe pesha, mbyllësi me kombinim, çarku i ngritur me majë, bisturi, sharra e dorës, forcepsët, katguti kirurgjik, mulliri me erë, inokulimi, vaksina kundër smallpoksit, pena me ngjyrë, kriptoanaliza, analiza e frekuencës, qelqi, qilimi persian, çeku modern, globi qiellorë, raketat eksplozive, kopshtet artificiale. Nga shpikjet e mysliman?ve veçojmë:

1. Aviacioni dhe fluturimi

Eksperimenti i parë në aviacionin u zhvillua në Endelus (Spanj?) nga myslimani: "Abbas Ibni Firnas- Ai n? vitin 852 kërcen nga minarja e Xhamisë së Madhe të Kordobës duke përdorur një pelerinë të lëshuar e të kapur më krahë të drunjtë. Ai shpresonte të lëshohej lehtas si zog, por kësaj nuk ia doli. Më pastaj m? 875, në moshën 70 vjeçare, pasi kishte përsosur një makinë, me mëndafsh dhe puplave të shqiponjës ai provon përsëri, kësaj radhe duke kërcyer nga maja e një bjeshke. Fluturon në lartësi duke qëndruar në ajër për dhjetë minuta, por përplaset gjatë zbritjes - duke konkluduar, saktësisht, se shkak i përplasjes ishte mosvënia e një bishti makinës së tij që ta ngadalësonte zbritjen.
Hezarfen Ahmed Çelebi (1609- 1640), i cili ka jetuar në Turqinë e Perandoris? Osmane. Dijetar musliman i shekullit të XVII.(6) Ka fluturuar me krahë artificial të punuar me krahë shqiponje dhe t? menaxhuar nga vetë ai tetë ose nëntë herë. Duke përdorur forcën e erës Ahmed Çelebi fluturoi nga Kulla Galates (në Karaköy) në pjesën e saj evropiane dhe u lëshua në Sheshin Do?anc?lar në Üsküdar në anën aziatike të Stambollit. Distanca në mes kullës dhe sheshit është rreth 3,358 m. (2 mi).(7) Ai llogaritet një nga figurat më të shquara në historinë e aviacionit turk.
Edhe Mulla Hasan Masurica, shqiptar nga Zarbica e Kamenic?s s? Kosov?s, n? vitin 1899, ndërtoi aeroplanin, i cili u ngjit 50 deri 70 metra lart mbi fshatin Zarbicë në drejtim të Vranjës dhe kaloi afro katër kilometra. Ai këtë e arriti katër vjet para vëllezërve Vilber dhe Orvil Rajt, të cilët e ndërtuan aeroplanin me motor dhe fluturuan në qiell më 1903. Hasan Masurica ndërtoi pushkën me një, pesë dhe njëzetë e pesë fishekë, të cilat i demonstroi para Sulltan Abdul Hamidit në Stamboll, ku ishin prezent dhe për këtë ngjarje kanë rrëfyer më vonë: Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga fshati Sedllar i komunës së Kamenicës, të cilët atëbotë ishin truproje personale të sulltanit në Stanboll.(8)

2. Mekanizmin e par? me avull

Disa burime tregojnë se mekanizmi i par? me avull ?sht? shpikur nga inxhinieri irlandez "James Watt" (1736-1819). Ndërsa ne shohim se El-Xhuzerij 600 vjet më parë ka projektuar në librin e tij nj? pajisje, mjet lëvizës automatik me avull.

3. Nëndetësen e parë

?sht? i pamohueshëm fakti që "Ibrahim Efendiu" i vitin 1719, e ka konstruktua nëndetësen e parë nga çeliku dhe e përdori n? nj? aheng-dasme të mbajtur me rastin e një synetije, në atë kohë t? një nga princat në Stamboll.

4. Loj?n e shahut

Lojën e shahut të cilën ne e njohim sot, vjen nga Persia. Prej atje ishte përhapur drejt perëndimit në Evropë - për tu sjellë në Spanjë në shekullin e X nga Mursët - dhe drejt lindjes deri në Japoni.

5. Formën sferike të tokës, rotacionin e saj rreth Diellit

Në shekullin IX, për shumë shkencëtarë myslimanë, forma sferike e tokës ishte një e vërtetë e pa diskutueshme. Argument për këtë, thotë Ibni Hazem: “Është se Dielli gjithnjë është në pozitë vertikale nga cilado pikë e Tokës”. Kjo ishte 500 vjet para se Galileo të realizonte këtë. Shkencëtari El Idrisi, më 1139 i pat ofruar globin e botës oborrit të Mbretit Roger të Sicilisë.
Shkencëtari myslimane El-Bejruni (973-1048) duke i lexuar trupat qiellor në Kosmos n? dritën e ajeteve kur'anore, ka b?r? llogaritjet shkencore dhe ka konstatua se Toka ?sht? sferike dhe bën rotacionin e saj rreth Diellit para “Koperniku” p?r 500 ( pesëqind vjet), por njerëzit tanë nuk e dinë këtë.

6. Rrotullimin-qarkullimin e gjakut

Thuhet se Michael Servetosi është ai që zbuloi qarkullimin e gjakut në shekullin e XVI-t?, ndërsa mjeku mysliman, Ibni En-Nefis (1208-1288) n? librin e tij kishte pikturuar enët e gjakut dhe seksionet e sistemit të zemrës me shumë detaje të shënuara dhe ka paraqitur informacion t? mikro-qarkullimit dhe makro-qarkullimin e gjakut veç e veç. Ibni En-Nefis disa shekuj para Herfit ka sqaruar qarkullimin e vogël të gjakut, ndërsa Ibni El-Hejthem natyrën e dritës, shpejtësinë dhe ligjin e thyrjes së saj shumë më herët se shkencëtarët evropianë.

7. Anestezin? e parë-qetësimin

Mendohet se Xhonken ishte i pari q? në vitin 1850 beri procesin e anestezisë, por faktet tregojnë se procesi i anastezisë është zbuluar dhe zbatuar nga dijetari mysliman, nga Bagdadi-Ibni Kurrete, i cili jetoi dhe veproi mes viteve (835- 902). Ai pas veti ka lënur disa hulumtime të rëndësishme në mjekësi, astronomi dhe mekanikë. Mjekët myslimanë i prezantuan vlerat e opiumit për anestezi që në mesjetë. 600 vjet përpara Longut, në Spanjën islamike Ez-Zahravi dhe Ibën Zuhri bashkë me disa kirurgë të tjerë myslimanë kryenin qindra operacione me një anestezi të tillë, e cila bëhej me përdorimin e gazrave të lagura me narkotikë që vendoseshin në fytyrë.

8. Atomin Krye e formularit

?sht? e njohur se hulumtimet e para rreth atomit mendohet ti k?t? b?r? shkencëtari britanik, Xhon Dalton (1766- 1844). Ideja e fragmentimit të mundshëm të bërthamës s? uraniumit ?sht? ngritur nga fizikani gjerman Otohan (1779- 1868). Por e vërteta qëndron këtu se shkencëtari musliman - Xhabir Ibni Hajjani (721-815), ka dhënë informacione rekorde rreth atomit dhe ka thënë se: “Atomi ?sht? th?rmia m? e vogël dhe ajo përmban një energji të dendur”.

9. Tuberkulozin dhe mjekimi i tij

Deri von? n? shek. XIX nuk dihej për trajtimin e tuberkulozit i cili vriste njerëz. ?sht? e ditur se gjermani, Robert Koch (1834-1910) është ai që zbuloi bakterjen e tuberkulozit dhe mënyrën për të trajtuar k?të sëmundje. Për shkak të këtij zbulimi të rëndësishëm ai ka fituar çmimin Nobel në botë për mjekësi në vitin 1905. Mjekët myslimanë përdorën një sërë substancash të caktuara për të vrarë mikrobet. Ata përdorën sulfurin kundër zgjebes, kurse Er-Razi n? shekullin e X-të përdori përzierje merkuri si antiseptikë lokalë. ?sht? fakt që n? botën islame-osmane Abbas Vesim bin Abdu Er- Rahman (vd. 1761) ka pasur hulumtime të rëndësishme në gjetjen e bakteries që shkakton sëmundjen dhe për mënyrat dhe metodat e trajtimit. Ky hulumtim ka ngritur interesim të madh në Evropë, dhe ka pasur shkencëtarë t? huaj q? e vizitonin atë kohë pas kohe.

10. Alkoolin e destiluar

Një sërë kimistësh myslimanë prodhuan alkool të distiluar për qëllime mjekësore qysh në shekullin e X-të. Ata bile prodhonin në masë pajisjet që nevojiteshin për distilimin e alkoolit që duhej përdorur në eksperimente kimike. Ata e përdorën alkoolin si tretës dhe si antiseptik kundër plagëve. Suksesi i kirurgëve në Spanjën islamike arriti aq lartë, saqë titullarë nga Evropa vinin në Kordobë t? Spanjës, për t’u kuruar në atë që quhej “Ajka e Klinikave të Mesjetës”.(9)

11. Kamer?n Obscura

Njeriu i parë, i cili realizoi se drita në fakt depërton në sy, në vend se të reflektohet nga syri, qe matematikani, astronomi, dhe fizikani musliman i shekullit të XX, Ibni Hejthem. Ai shpiku aparatin e parë fotografik kur vërejti se si drita depërton përmes një vrime në kanatin e dritares. Duke e bazuar në faktin se sa më e vogël vrima, aq më e mirë fotografia, ai punon për të sjellë aparatin e parë të njohur si Camera Obscura (nga fjala arabe “kamara” që do të thotë dhomë e errët apo private).

12. Distilimin

Distilimi, metoda e ndarjes së lëngjeve nga mbeturinat gjatë zierjes, është zbuluar rreth vitit 800 nga shkencëtari më i shquar i Islamit, Xhabir bin Hajjani, i cili ka shpikur gjithashtu edhe shumë nga aparatet dhe metodat bazë akoma në përdorim sot si - lëngëzimin, kristalizimin, distilimin, pastrimin, oksidimin, tretjen dhe filtrimin. Përveç kësaj, ai gjithashtu kishte zbuluar edhe acidin sulfurik dhe nitrik, dhe me anë të shpikjes së aparatit distilues, ai kishte arritur t’i jep botës ujë trëndafili si dhe parfume. Ibni Hajjan vuri në dukje eksperimentimin sistematik dhe ishte themelues i kimisë moderne.

13. Pompën për nxjerrjen e ujit

Një nga shpikjet më të rëndësishme mekanike në historinë e njerëzimit ishte aparati për të ngritur ujin nga poshtë lart. Ky është fryt i punës së një inxhinieri të zgjuar myslimanë i quajtur El-Xhezari.
Libri i tij i vitit 1206 “Libri i njohurisë mbi aparatet e holla mekanike”, tregon se ai gjithashtu kishte shpikur apo përpunuar përdorimin e valvulave dhe pistonave, sajoi disa nga orët e para mekanike që lëviznin me ujë dhe peshë dhe ishte babai i robotëve. Në mesin e 50 shpikjeve tjera të tija, është edhe brava me kod. El-Xhezari, i cili konsiderohet pinier i robotikës dhe i inxhinierisë së ditëve tona.(10)

14. Instrumente kirurgjike

Dizajni i shumë instrumenteve moderne kirurgjike është i njëjtë me ato të sajuara në shekullin XX nga një kirurg mysliman i quajtur Ez-Zahravi. Skalpetat e tij, sharra për eshtra, pincetat, gërshërët e vogla për operimin e syve dhe shumë nga 200 instrumentet, të cilat ai i kishte sajuar, sot janë të njohura për kirurgun modern. Ai ishte që zbuloi se fijet që përdorën për qepje të brendshme treten vetvetiu. Në shekullin XIII, një mjek tjetër musliman i quajtur Ibni Nefis, përshkroi qarkullimin e gjakut, 300 vjet para se William Harvey ta zbulonte këtë.

15. Mullirin me erë

Mulliri me erë ishte shpikur më 634 për një halif persian dhe ishte përdorur për të bluar drithë dhe tërheq ujë për vaditje. Në shkretëtirat e gjera të Arabisë, kur përrenjtë sezonal thaheshin, i vetmi burim i energjisë mbetej era që frynte me muaj nga një drejtim. Mullinjtë kishin gjashtë apo dymbëdhjetë fleta të veshura me pëlhurë apo gjethe palme. Kjo ishte 500 vjet përpara se mulliri i parë me erë të dukej në Evropë.

16. Stilografin

Stilografi ishte shpikur për Sulltanin e Egjiptit më 953, pasi kishte kërkuar një stilolaps, i cili nuk do t’ia njolloste duart apo rrobat. Ky stilograf ruante ngjyrën në një rezervuar, dhe sikurse stilolapsat modern, kalonte ngjyrën në maje me një aksion kombinues të gravitetit dhe kapilarit.

17. Qilimat

Qilimat konsideroheshin si pjesë e parajsës nga muslimanët e mesjetës, duke iu falënderuar metodave të avancuara të endjes që kishin, ngjyrave, sensit për dizajn si dhe arabeskave, të cilat ishin bazë e artit islam. Për krahasim, dyshemetë e Evropës ishin prej dheu deri sa qilimat arabë e persianë u paraqiten.

18. Çekun

Çeku modern vjen nga fjala arabe “sekk”, një përbetim i shkruar për ta paguar mallin kur ai të jetë shpërndarë, për t’iu shmangur kështu bartjes së parave nëpër terrene të rrezikshme. Në shekullin IX, një biznesmen musliman ka mundur të kthejë në para në Kinë një çek të lëshuar në Bagdad.

18. Barutin

Megjithëse kinezët kishin shpikur barutin salpetër, të cilin e përdornin për fishekzjarrë, ishin arabët ata që e përpunuan atë, ku bashkë me nitrat kaliumin, e përdornin për nevoja ushtarake. Në shekullin XV ata veç kishin shpikur një raketë, të cilën e quajtën “vezë vetë lëvizëse dhe djegëse”, dhe një torpedo – një lloj bombe me një shtizë në majë, e cila ngulej në anijen e armikut për të eksploduar më pas.

19. Kopshtet e bukura

Evropa mesjetare kishte kuzhinë dhe kopsht me barishte, por ishin arabët ata, të cilët zhvilluan idenë e kopshtit si një vend të bukurisë dhe meditimit. Kopshtet e bukura mbretërore për herë të parë në Evropë u hapën në Spanjën e muslimanëve të shek. XIX. Ndër lulet, të cilat e kanë origjinën në kopshtet e muslimanëve është edhe karafili dhe tulipani.

20. Operimin e eliminimit t? perdes së syrit

Mendohet se Blanket është i pari q? ka kryer largimin e perdes n? sy me 1846, por Kurani i referohet historisë së Jakubit, a. s., kur bebëzat e syve ju kishin zbardhë nga mërzia për Jusufin e m? pas iu kthye t? pamurit pasi e qiti mbi fytyrë këmishën e Jusufit. Nisur nga këtu Ebu El-Kasim Ammar bin Ali El-Musuli (950-1010), i cili jetoi në Irak dhe Egjipt, realizoi operimin e syrit dhe trajtimin e kësaj sëmundje. Ai kishte realizuar edhe një operacion për të hequr errësirën e thjerrëzës së syrit. Mjekët muslimanë gjithashtu shpikën mjete anestezike nga përzierjet e opiumit dhe alkoolit si dhe zhvilluan gjilpëra më zgavra për të thithur perden e syve, një teknikë kjo që edhe sot është në përdorim.
Nuk ka dyshim se nd?r shpikjet më të rëndësishme në atë periudhë ishte edhe shpikja e letr?s, prodhimin e t? cilës më parë në mënyrë shumë sekrete e mbanin kinez?t. Industrinë e prodhimit t? letrës musliman?t e kan? marrë nga rob?t e luftës q? ran? në duart e muslimanëve - t? burgosurve pas Betejës së Talas në 751 pas Isas?-Krishtit. Kjo çoi në themelimin e manifakturave për prodhimin e letrës në Samarkand. M? von? industria e letrës u zhvendos në Fe?s dhe pastaj, gjat? periudhës emevit?ve n? Endalus dhe prej atje në shekullin e XIII në Evropë.

Dijetarë muslimanë m? t? njohur q? i kontribuan dijes, shkencës dhe kulturës(11)
- Xhabir ibni Hajjan; (Geber) (vdiq me 803 e.r.); Kimi (babai i kimisë).(12)
- El-Esmai (740-828); Zoologji, botanikë, mbarështimin kafshësh.
- El-Hvarizmi (Algorizm) (770-840); Matematikë, astronomi, gjeografi (algorizem, algjebra, kalkulus).
- Am?r ibni Beker El-Xhaidh (776-868); Zoologji, gramatikë arabe, retorikë, Leksikografi
- Ibni Is’hak El-Kindi (Alkindus -(800-873); Filozofi, fizikë, optike, mjekësi, matematik?, metalurgji.
- Thabit ibni Kurra (Thebit) (836-901); Astronomi, mekanikë, gjeometri, anatomi.
- Abas ibni Firnas - (Vdiq m? 888) Mekanika e fluturimit, planetarium, kristale artificiale.
- Ali ibni Raban; At-Tabari- (838-870) Mjekësi, matematikë, kaligrafi, letërsi.
- El-Bettani (Albategnius) - (858-929); Astronomi, matematike, trigonometri.
- El-Ferxhani (Al-Fraganus) ( ...860 ); Astronomi, inxhinieri civile.
- Er-Razi (Razes-( 864-930); Mjekësi, oftalmologji, kimi, astronomi.(13)
- El-Farabi (Al-Farabius) - (870-950); Sociologji, logjikë, filozofi, shkenca politikë, muzik?.
- Ebu El-Hasan Ali El-Mesudi-(Vdiq me 957 ); Gjeografi, histori.
- Es-Sufi (Azofi) - (903-986); Astronomi.
- Ebu Al-Kasim Az-Zahravi (Albukasis) - (936-1013); Kirurgji, mjekësi, (babai i kirurgjisë moderne).
- Muhamed El-Bujzani - (940-997); Matematikë, astronomi, gjeometri, trigonometri.
- Ibn El-Hajthem (Alhazen) - (965-1040); Fizike, optike, matematike.
- El-Mevardi (Alboacen) (972-1058); Shkenca politike, sociologji, jurisprudencë, etikë.
- Ebu Rejhan Al-Bejruni - (973-1048); Astronomi, matematikë, (përcaktoi perimetrin e tokës).
- Ibn Sina (Avicenna) - (981-1037); Mjekësi, filozofi, matematikë, astronomi.(14)
- Ez-Zerkali (Arzarkel) -(1028-1087); Astronomi, (shpiku astrolabin). - Umar El-Hajjam (1044-1123); Matematikë, poezi.
- Al-Gazali (Algazel) (1058-1111); Sociologji, teologji, filozofi.
- Ebu Bek?r Muhamed ibni Jahja (Ibn Baxha-(1106-1138)); Filozofi, mjekësi, matematik?, astronomi, poezi, muzikë.
- Ibni Dhuhri (Avenzoar) (1091-1161); Kirurgji, mjekësi.
- El-Idrisi (Dreses) (1099-1166); Gjeografi, Harta e Botës, Globi i parë.
- Ibni Tufejl, Abdubacer - (1110-1185); Filozofi, mjekësi, poezi.
- Ibni Rushdi (Averroes) (1128-1198); Filozofi, ligj, mjekësi, astronomi, teologji.(15)
- El-Bitruxhi (Alpetragius) -(Vdiq me1204); Astronomi.
- Ibni El-Baitar (...1248); Farmaci, botanikë.
- Nasir Ed-Din Et-Tusi - (1201-1274); Astronomi, gjeometri jo euklidiane.
- Xhelalu Ed-Din Er-Rumi (1207-1273); Poezi, sociologji.
- Ibni En-Nafis Dimashkiu - (1213-1288); Astronomi.
- El-Fida (Abdulfeda) (1273-1331); Astronomi, gjeografi, histori.
- Ibni Haldun (1332-1395); Sociologji, Filozofi e Historisë, Shkenca Politike.(16)
- Ulug Beg (1393-1449); Astronomi, ?sht? nipi i Timurit (në perëndim i njohur Tamerlani). N? Samarkand ndërtoi nj? observator madhështor.(17)
- Muhamed ibni Abdullah (Ibn Betuta); Udhëpërshkruesi botëror, 75,000 milje udhëtim dhe kthim nga Maroku n? Kin? 1304-1395.(18)

Qytetërimi islam i themeluar përbrenda viteve (800- 1500), përparoi aq hovshëm në të gjitha fushat e dijes, sa që ai u b? pikë referimi për shumë studiues, dijetarë, hulumtues e shkencëtarë perëndimorë për t? mësuar ato dije nëpër qendrat shkencore të botës islame. Ka prej tyre, që me t? kthyer n? vendet e tyre, ata përkthyen veprat dhe t? arriturat shkencore t? dijetarëve musliman, si vepra, gjetje, dhe zbulime autoktone t? tyre, duke i bërë vetit një reputacion në botën perëndimore se ata ishin shpikësit, zbuluesit e dijeve t? rralla e t? panjohura gjer at?her? për Perëndimin.(19)
Qytetërim islam luajti rolin ndërlidhës midis shkencës dhe kulturës antike e në veçanti asaj greke e pastaj evropiane, por edhe begatoi rezultatet e shkencës dhe të arsimit në përgjithësi në botën e qytetëruar. Studiuesit e qytetërimit botëror kanë vënë në pah një kontinentet të qytetërimit, duke filluar që nga qytetërimi antik-grek, të cilët i vun bazat e shkencës dhe të diturisë, për të pasuar tek qytetërimi islam, i cili i ruajti, i shpiu përpara dhe i barti në Evropë dituritë dhe me këtë begatoi qytetërimin botëror.
Duhet ditur se Evropa nuk do të arrinte aty ku është sot, po të mos kishte ekzistuar qytetërimi islam. Historianët objektivë evropianë e pranojnë se Renesanca, si lëvizja më e ndritshme në historinë evropiane, kurrë nuk do të kishte filluar po të mos ishte kontributi multidisiplinar i shkencëtarëve islamë në zhvillimin e humanizmit dhe iluminizmit evropian, prandaj, logjikshëm dhe me t? drejt? mund të thuhet se, Renesanca nuk ishte asgjë përveçse jehonë e qytetërimit islam në Spanjë dhe Sicili, si dhe në pjesët e tjera të Azisë. Evropa e di fare mirë për kontributin qenësor të qytetërimit islam në historinë e ngritjes së saj në vendin ku është sot. Shkenca e mirëfilltë, tashmë ka vërtetuar se Islami ka pasur rolin vendimtar në ndërtimin e qytetërimit evropian.
Ka edhe historianë perëndimorë q? i japin mirënjohje shkencëtarëve islam për meritat që kanë për kulturën e njerëzimit. ”Ne evropianët” thotë Cagori ”mendojmë se kemi dhënë dhe kemi vërtetuar shumë teori, shikime dhe mendime, por në fund prapë konstatohet se arabët në to na kanë kaluar (lënë mbrapa). Popujt arabo-islame kanë bartur flamurin e rilindjes kulturore disa shekuj me radhë, në kohën kur Evropa ka qenë në detin e errësirës. Mendimi shkencor në periudhën islame i dhuroi njerëzimit shumë forma të rehatisë, kulturës, mirëqenies, duke ua dhurar mësuesin El-Farabi dhe Ibn Sina”. Do theksuar edhe k?t? se vlerat e pafundme të dijes islame në kulturën dhe arsimimin perëndimor ka pasur raste kur janë nënvlerësuar bile edhe përbuzur, çuditërisht edhe nga disa studiues të dijshëm. Është e nevojshme që zbulimi dhe pranimi i kontributeve të muslimanëve n? qytetërimin global t? çmohet dhe vlerësohet nga kompetentët, në shërbim të dijes dhe të vërtetës shkencore p?r t? ndërtuar mirëqenie për mbarë njerëzimin. Sikundër fillimin poashtu mbarimin e këtij punimi po e përmbylli me mesazhin kur'anor: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, se vërtetë të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjës”.(20)


_______________________
1. Kur'ani, Sureja El- Bekaretu, ajeti 164.
2. http://www.mtestudios.com/news_100_years.htm 1000 Years of Knowledge Rediscovered at Ibn Battuta Mall], MTE Studios. - (Anglisht)
3. Ziauddin Sardar, 1998, Shkenca në Filozofinë islame, Filozofia islame, RoutledgeEncyclopedia of Philosophy, http://www.muslimphilosophy.com/ip/rep/H016.htm, 3 shkurt, 2008.
4. Karima Alavi, Tapestry of Travel, Center for Contemporary Arab Studies, Georgetown University. - (Anglisht)
5. Erica Fraser. The Islamic World to 1600, University of Calgary. - (Anglisht)
6. Çelebi, Evliya (2003). Seyahatname. Istanbul: Yap? Kredi Kültür Sanat Yay?nc?l?k, p. 318.
7. Distance and elevation for this calculation as provided by Google Earth – center of tower to center of square.
8. http://www.zeriislam.com/artikulli i shkruar nga Kadri Halimi, 25 Gusht, 2009.
9. Shkëputur nga libri: “Ndreqja e gabimit: Mrekullia e Shkencës Islame”, Marrë nga: Revista “Argumenti” nr. 52, Korrik 2006.
10. http://www.mtestudios.com/news_100_years.htm 1000 Years of Knowledge Rediscovered at Ibn Battuta Mall, MTE Studios. - (Anglisht)
11. Shih vepr?n e Ahmed Muhammed Esh-shenvanij, "Mevsuatu Abakireti ElHadareti El-Ilmijjeti fi El-Islami Medinetu El-Munevveretu, viti 2007 m. (1428).
12. Ahmed Muhammed Esh-shenvanij, "Mevsuatu Abakireti El-Hadareti ElIlmijjeti fi El-Islami" fq.2001-221, Medinetu Le-Munevveretu, viti 2007 m. (1428 h.).
13. Burimi:www.al-mofakreen-al3arab.com/vb/showthread.php?
14. Burimi:www.al-mofakreen-al3arab.com/vb/showthread.
15. Ahmed Muhammed Esh-shenvanij, “Mevsuatu Abakireti El-Hadareti ElIlmijjeti fi El-Islami”, fq.45-57, Medinetu El-Munevveretu, viti 2007 m. (1428 h.).
16. Po aty, fq. 35-42.
17. Dr. A. Zahur (Zahoor), Forumi Ulug BEGU [1393 - 1449].
18. Burimi; http://www.geocities.com/alcislam/
19. Të dhënat që tregojnë për arritjet e studiuesve muslimanë janë marrë nga referenca të ndryshme kryesore: “World Book Encyclopedia” (Enciklopedia e Librit Botëror), dhe “Kronologji e shkencës dhe e zbulimeve”, t? Isak Asimovit.
20. Kur'ani, sureja El- Isra, ajeti 36.



Takvimi 2017


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi