Me datën 4 dhe 5 Maj 2024, Fakulteti i Studimeve Islame në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara në Sarajevë CNS dhe qendra ‘Nahla’ poashtu në Sarajevë organizuan konferencën rajonale me temën: "Gratë Muslimane në Institucionet Arsimore dhe Fetare - Sfidat dhe Mundësitë".
Qëllimi i konferencës ishte njohja dhe shkëmbimi i përvojave të mësimdhënëseve gra në medresetë dhe fakultetet e studimeve islame në rajon, si dhe departamentet e grave në kuadër të bashkësive islame të vendet përkatëse.
Ishte një platformë e mirëpritur, e pasur me diskutime dhe prezantime të praktikave më të mira, sukseseve dhe vizioneve për avancimin e grave në institucionet përkatëse. Konferenca ishte një mundësi e mire për të vendosur rrjetëzim, partneritet dhe bashkëpunime në të ardhmen.
Pjesëmarrëse në këtë seminar ishin profesoresha nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, përfaqësuese nga Bashkësia Islame e Bosnjës, Medresetë e vajzave në Bosnje, përfaqësuese nga qendra’Nahla’, profesoresha nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, përfaqësuese nga Bashkësia Islame e Kosovës, profesoresha nga Medreseja ‘Alauddin’ në Prishtinë, profesoresha nga Medreseja ‘Haxhi Sheh Shamia’ në Shkodër, koordinatoret dhe profesoresha nga Medreseja ‘Isa Beu’ në Shkup dhe Tetovë, medreseja e Sarajevës dhe Mostarit, përfaqësuese nga Bashkësia Islame e Sanxhakut, përfaqësuese nga Bashkësia Islame e Malit të Zi, medreseja e Tuzit, si dhe përfaqësuese nga shoqëria civile nga Bosnja, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.