KBI në Gjakovë, organizoi mbrëmje kur’anore
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, dje me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës, si dhe afrimit të Ditës së Arafatit, organizoi mbrëmje kur’anore pas namazit të akshamit në Xhaminë Mahmud Pasha në Gjakovë.
Hapjen e programit e bëri Kryeimami i KBIGJ-së, Visar ef. Koshi.
Më pas të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon ef. Myrta.
Hfz. Safet ef. Hoxha dhe Arsim ef. Morina lexuan pjesë nga Kur’ani.
Ndërsa Mr. Enver ef. Xhiha ligjëroi rreth vlerës së Dites së Arafatit.
Me Ilahi dhe kaside programin e pasuruan Esat ef. Rexha dhe Muhsin Hoxha.
Në fund, me lutje programin e përmbylli Kryeimami Visar ref. Koshi
Artikulli i kaluar