Kush është Habib Hoxha ?

 


Habib Hoxha ka lindur më 15 qershor 1958 në fshatin Bllacë të komunës së Suharekës, nga babai Isamajli dhe nëna Hadmija.
Shkollën fillore “Abdullah Shabani”, e ka mbaruar në Bllacë, kurse të mesmen – medresenë e mesme “Alauddin” të Prishtinës.
Ka mbaruara edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren – drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore “Abdullah Shabani” të Javorit, në shkollat në Duhël dhe në Bllacë që nga viti 1981.
Kurse imam i Ramazanit ka shërbyer në fshatrat Tumiqinë, Goriç dhe Pagarushë të Malishevës.
Habiti ka rënë shehid më 1 qershor 1999 në Bllacë, ku edhe është varrosur.
Ka lënë pasardhës dy djem e dy vajza.


 



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ish-Myftiu Dr. Rexhep Boja: Një Shembull i Liderit dhe Atdhetarit të Përkushtuar