Kush është Nisret Ajdari ?


Nisret ef. Ajdari ka lindur më 1 tetor 1968 në fshatin Dobërçan të komunës së Gjilanit, nga babai Fejzullahu dhe nëna Xhevahirja.
Shkollën fillore “Nazmi Hikmeti”, e ka mbaruar në Dobërçan, të mesmen në QAMO “Skënderbeu” të Gjilanit e kishte ndjekur një vit (1983 – 1984) dhe më pastaj medresenë e mesme “Alauddin” të Prishtinës, që do ta mbaronte në vitin 1988.
Ka punuar tetë muaj imam në xhaminë e fshatit Pogragjë të Gjilanit, gjashtë muaj në “Atik Xhaminë” e Gjilanit dhe së fundmi në Dobërçan nga viti 1991 e deri në ditën kur do të binte shehid.
Nisreti gjatë luftës kishte dhënë një kontribut të madh në organizimin dhe udhëheqjen e banorëve të fshatit, për këtë arsye ra në sy forcave serbe, të cilat në tërheqje e sipër e ekzekutuan në oborrin e Xhamisë së Epërme në Dobërçan, dhe aty është varrosur.
Mbi varrin e tij është gdhendur ajeti kuranor “Vërtet të Zotit jemi dhe tej Ai do të kthehemi.” (Kuran, El Bekare, 156), kurse në qendër të fshatit është ngritur lapidari i përbashkët për të rënët e këtij fshati.
Ka lënë pasardhës një djalë.
 



 


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ish-Myftiu Dr. Rexhep Boja: Një Shembull i Liderit dhe Atdhetarit të Përkushtuar