Nxënësi i ShML "Medreseja Alauddin", paralelja në Gjilan, zë vendin e dytë në Olimpiadën e Matematikës

 


Nxënësi i ShML "Medreseja Alauddin", paralelja në Gjilan, Musab Bunjaku, ka zënë vendin e dytë në garat komunale për nxënës të shkollave të mesme në Olimpiadën e Matematikës.


Ky sukses i Musabit erdhi falë përkushtimit të tij dhe të mësimdhënsit të Medresesë, paralelja në Gjilan, prof. Bergan Isufit.


Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për nxënësit fitues, Musabit iu nda certifikata nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi