Një princ donte të martohej, kështu që ai vendosi të mblidhte vajzat e qytetit për të zgjedhur prej tyre gruan e tij të ardhshme. Vajzat u përgatitën shpejt për të marrë pjesë në këtë festë elegante, dhe aty ishte një vajzë e varfër, vajza e një shërbëtoreje të thjeshtë, që zemra e saj ishte e lidhur me dashurinë ndaj këtij princi, kështu ajo imagjinonte se ajo do të bëhet gruaja e tij e ardhme!
Shërbëtorja plakë ishte e pikëlluar, sepse zemra e vajzës së saj të varfër ishte shumë e lidhur me princin, kështu që ajo i tregoi vajzës së saj për ankthin dhe frikën se mos i thyhej zemra, sepse është e sigurt që princi do të zgjedhë një vajzë nga klasa e lartë!
E bija i tha: Mos u shqetëso nënë, edhe nëse kështu shkoj s'do të humbe dhe shkoi ne feste...
Në pallat princi doli para vajzave dhe tha:
Unë do te shpërndaj fara dhe ju do t'i mbillni, dhe ajo që do të vijë tek unë pas gjashtë muajsh me trëndafilin më të bukur në dorë, unë do ta martohem me të!
Vajza shkoi dhe mbolli farën! Por, kaluan gjashtë muaj pa dobi dhe ajo farë nuk mbiu, kështu që nëna i tha vajzës së saj:
Mos shko në feste, kam frike se mos të thyhet zemra se nuk ke korr gjë!
Vajza i tha: Për Zotin nënë, më lërë të shkoj, sepse me pëlqen të shoh princin tim nga afër, madje qoftë edhe për herë të fundit! Kështu vajza shkoi!
Në pallat u rreshtuan të gjitha vajzat, secila mbante në dorë trëndafilin më të bukur, përveç vajzës së varfër, meqë ajo mbante në duar farën e saj, e cila nuk pranoi të mbinte as një trëndafil i thjeshtë!
Kur pa farën e saj të tharë në duar, princi i tha vajzës së shërbëtores: "Dua të martohem me ty!"
Princi tha: Farat që iu dhashë janë fara sterile, që nuk rriten, kështu që të gjitha gënjyet përveç saj, e cila ishte e sinqertë, andaj unë dua një princeshë të ndershme për mbretërinë time.
Kështu princi u martua me të dhe kjo vajzë e varfër, e bija e shërbëtores, më vonë u bë sundimtare!
***
Mësimi: Ndershmëria e zbukuron një vajzë më shumë sesa veshjet dhe pamjen e saj, kurse gënjeshtra e bën vajzën të shëmtuar sado e bukur të jetë!
***
Sinqeriteti është bazë e çdo vepre të suksesit! Çiltëria është virtyt më i lartë i njeriut! Andaj, ka mjaft të ditur dhe të pasur, por rrallë e për mall ka të çiltër!
Përktheu: Mulaim Shehu