Burri u zgjua në mëngjes! Ai më pastaj hëngri mëngjes me gruan e tij, u vesh dhe u përgatit për të shkuar në punë.
Kur hyri në dhomën e tij për të marrë çelësat, gjeti shumë pluhur mbi tavolinë si dhe në ekranin e kompjuterit!
Atëherë ai doli në heshtje dhe i tha:
"Gruaja ime, dashuria ime, më sill çelësat nga dhoma".
Gruaja hyri për t'i marrë çelësat, ajo aty pa se burri i saj kishte shkruar me gisht mbi tavolinën e pluhurosur:
"Vetëm ty të dua gruaja time!"
Dhe kur ajo aty për aty u kthye për të dalë nga dhoma, atëherë pa ekranin e kompjuterit të pluhurosur, mbi të kishte shkruar me gisht burri i saj:
"Vetëm ty të dua shoqja ime e jetës!"
Kështu gruaja doli nga dhoma, ia dha të shoqit çelësat duke buzëqeshur, sikur po i thoshte se mesazhi i tij kishte ardhur dhe se ajo do t'i kushtonte më shumë rëndësi pastërtisë së shtëpisë së tyre!
Kështu ky është burri racional, që nëse gruaja gabon, atëherë ai nuk e keqtrajton, por gabimit të saj i përgjigjet me trajtim të mirë dhe mirësjellje, që përmirëson situatën!
Nga pikëllimi në gëzim, po pikërisht kjo është dashuria e jetës së lumtur bashkëshortore!
Andaj, çdo kush duhet të sillet me mirësjellje ndaj gruas, sepse ajo është shtylla e shtëpisë që përkund botën!
Muhammedi s.a.v.s. ka thënë:
"Kjo botë është një pasuri, kurse pasuria më e madhe e kësaj botës është gruaja fisnike!"
Përktheu: Mulaim Shehu