Kur lapsi takoi gomën, atëherë kjo e pyet lapsit:
Si je miku im?
Lapsi iu përgjigj me inat: Unë nuk jam miku yt! Unë të urrej ty!
Pse? Me habi dhe pikëlim i tha ajo.
Sepse ti fshi atë që shkruaj unë! - i tha ai.
Unë i fshij vetëm gabimet! - i tha ajo.
Çfarë pune bënë ti? - i thotë ai.
Unë jam gomë dhe kjo është puna ime! - i thotë ajo.
Kjo nuk është punë! - i tha ai.
Puna ime është po aq e dobishme sa e jotja! - i tha ajo.
E ke gabim dhe je fodulle, sepse ai që shkruan është më i mirë se ai që fshin! - i tha lapsi
Heqja e gabimit është e barabartë me shkrimin, që është plotësisht e saktë! - i tha ajo.
Lapsi heshti për një çast, pastaj i drejtohet me pak pikëllim:
Megjithatë, po të shoh që po bëhesh gjithnjë më e vogël dita ditës!
Sepse sa herë që fshij një gabim sakrifikoj diçka nga vetja! - i tha ajo.
Atëherë lapsi i tha me një zë të ngjirur:
Po ashtu edhe unë po ndjej se jam më i shkurtër se sa isha!
Më pas goma i thotë duke e ngushëlluar:
Ne nuk mund t'u bëjmë dobi të tjerëve, nëse nuk bëjmë një sakrificë për ta! Pastaj goma e shikoi lapsin me shumë simpati dhe e pyet:
A më urren ende?
Lapsi buzëqeshi ëmbël dhe i tha:
Si mund të të urrej ty, kur neve 'sakrifikimi' për këtë botë na bashkon?!
- Çdo ditë që zgjohesh, jeta jote do të pakësohet me një ditë!
- Nëse nuk mund të jesh një lapsi për të shkruar lumturinë për të tjerët, atëherë bëhu një gomë e butë, me të cilën do të fshish dhe pikëllimet e tyre dhe të përhapësh shpresën dhe optimizmin në shpirtrat e tyre se e ardhmja është më e bukur, në dashtë Zoti!
Përktheu: Mulaim Shehu