Hiqe qafe gjarprin tënd!


Një grua gjeti një gjarpër të vogël të uritur të ftohtë. Kështu ajo vendosi ta shpëtonte nga ajo që ai po vuante. Andaj ajo e mori në shtëpinë e saj dhe e strehoi.
Gruaja filloi ta ushqente, derisa gjarpri u rrit dhe ai filloi të mësohej me të! Ai e ndiqte atë kudo që ajo shkonte brenda shtëpisë! Kurse në fund të ditës ai flinte pranë saj në krevat, duke shijuar ngrohtësinë e saj!
Vitet kaluan dhe gjarpri u rrit! Dhe një ditë gruaja u befasua që gjarpri papritmas ndaloi së ngrëni pa asnjë arsye të njohur!
Zonja e dhembshur u përpoq shumë me gjarprin që ta bënte të hante! Nga frika e ngordhjes dhe shkatërrimit! Megjithatë, gjarpri nuk pranoi, andaj të gjitha përpjekjet e saj me të dështuan, meqë gjarpri mbeti i tillë për disa javë, duke refuzuar të hante!
Megjithatë, ai ende e ndiqte atë në shtëpi gjatë ditës. Ai flinte pranë saj në shtratin e saj gjatë natës! Për më tepër, ai mbështillej rreth trupit të saj, ndërsa ajo ishte duke fjetur, duke kërkuar ngrohtësi.
Në në fund pas disa javësh, gruaja vendosi ta çonte te veterineri për ta ekzaminuar, që ndoshta ai është i sëmurë dhe ka nevojë për trajtim.
Mjeku ekzaminoi gjarprin, pastaj u kthye nga zonja dhe e pyeti:
A ke vë re ndonjë simptomë tjetër te ky gjarpër përveç mungesës së oreksit dhe abstenimit nga ushqimi??
Jo! - thotë zonja.
A qëndron ende pranë teje, ndërsa ti fle natën? - pyet doktori.
Po, ai është shumë i lidhur me mua dhe më ndjek kudo që shkoj brenda në shtëpi dhe fle pranë meje në shtrat çdo natë! - përgjigjet zonja.
Nuk e ke vë re qe ndonjëherë ai të mbështjellët rreth trupit, teksa fle pranë teje? - pyet doktori.
Zonja u habit shumë dhe i tha doktorit: Po... po... Kohët e fundit, gjatë sëmundjes së tij, ai ndonjëherë më rrotullohej, teksa flija. Mall për ngrohtësi dhe butësi. Në një rast kur u zgjova, ai më ndiqte me sy! Kështu që unë nxitova për t'i sjellë ushqim! Fatkeqësisht, ai nuk pranoi të hante dhe mbeti në vendin e tij!
Këtu buzëqeshi doktori dhe i tha asaj: 
Zonjë! Ky gjarpër nuk është i sëmurë! Përkundër, ai po përgatitet të të gllabërojë! Ai thjesht po përpiqet të jetë mjaftueshëm i uritur në mënyrë që të mund të të hajë! Ai gjithashtu përpiqet çdo natë të mbështillet rreth trupit tënd! Nuk ka dashuri ndaj teje! Nuk është në kërkim të ngrohtësisë dhe të butësisë siç mendon ti. Ai po përpiqet të të vlerësojë! Ai krahason madhësinë e tij në mënyrë që stomaku i tij të mund të akomodojë një vakt të përmasave tuaja. Ai po përgatitet të të sulmojë në kohën e duhur! Kështu që ki kujdes, zonjë! Largoje shpejt këtë gjarpër!!!


- Disa njerëz besojnë se mund t'i ndryshojnë ata që i rrethojnë me dashuri, mirësi ose dashamirësi. Vërtet, ndonjëherë mund të funksionojë me disa prej tyre. Por mbani mend se ka natyra që janë të natyrshme në disa raste! Bamirësia nuk do ta ndihmojë atë dhe dashuria nuk do ta shërojë atë. Ky lloj është i rrezikshëm për t'u afruar!


- Hiqni qafe gjarprin tuaj! Kjo eshte natyra njerëzore!


 


Përktheu: Mulaim Shehu


Nuk ka artikull pas ketij.