Një plak po fle në spital Një i ri e viziton çdo ditë dhe ulet me të më shumë se një orë.
Ai e ndihmon atë me ushqimin dhe larjen e tij si dhe e merr për një xhiro në kopshtin e spitalit, pastaj e ndihmon të shtrihet dhe largohet pasi sigurohet që është mirë!
Një ditë, infermierja hyri për t'i dhënë ilaçe dhe për ta kontrolluar atë, atëherë ajo i tha:
MashaAllah! Zoti të ruajtë djalin tënd, ai të viziton çdi ditë!
Ai e shikoi, nuk foli, mbylli sytë dhe i tha:
Do të doja të ishte një nga djemtë e mi! Ky është një jetim nga lagjja ku jetonim! Atëbotë pasi i vdiq babai, kur e pashë duke qarë një herë te dera e shtëpisë, e qetësova dhe i bleva ëmbëlsira. Kështu, që atëherë nuk kam biseduar me të!
Kur ai e kuptoi që unë dhe gruaja ishim vetëm, ai filloi të më vizitonte çdo ditë për të na kontrolluar derisa trupi im u dobësua dhe më çoi në spital për kurim. Kur e kam pyetur, djali im, pse e ke këtë hall dhe pse po lodhesh për ne?
Atëherë ai buzeqeshi dhe tha:
Ende e kam shijen e ëmbëlsirës në gojë!
Përktheu: Mulaim Shehu