Besimtari është pasqyrë për besimtarin

Erdhi te Pejgamberi (s.a.v.s.) një person shpirt prishur dhe ia tha fjalët më të këqija, kurse ‎Pejgamberi (savs) ia ktheu: 'Ti ke të drejtë!'


Ndërsa Ebu Bekri (r.a.) u hodh dhe i tha: 'Si do të ketë të drejtë kur ne e dimë se kush ‎je ti, o i Dërguari i Allahut!'

Resulullahu (s.a.v.s.), i tha: 'Edhe ti ke të drejtë!'‎


Ebu Bekri (r.a.), i habitur i tha: 'Si mund të kemi të drejtë të dy?'‎


Pejgamberi (s.a.v.s.) tha: 'Besimtari është pasqyrë për besimtarin. Ky njeri i prishur e pa ‎në mua veten e tij, dhe ai në realitet foli për vetveten.' ‎


Nuk është fajtore pasqyra nëse dikush është i shëmtuar!‎



Mesazhi: 
Kur dikush na thotë fjalë të shëmtuara, duhet ta dimë se ai po flet për veten e tij ‎dhe duhet të bëjmë durim. Shpirtrat e prishur janë si një tenxhere që digjet dhe nuk e ‎ndiejnë mëkatin. Ata i urrejnë shpirtrat e pastër sepse janë të prishur.‎


 


Përktheu: Miftar Ajdini


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme